Në emër të "patriotizmit" dhe demokracisë-anarki!

Opinione

Në emër të "patriotizmit" dhe demokracisë-anarki!

Nga: Shkruan: Nehat Hyseni Më: 8 tetor 2015 Në ora: 14:36

Fotografitë dhe pamjet e zymta të zhurmës së organizuar nga opozita në Kuvendin e Kosovës, e cila përbën çerekun e 120 deputetëve, janë bërë lajm për mediat botërore.

Maskarallëqet e opozitës arritën kulmin e paturpësisë sidomos në mbledhjen e 8 tetorit 2015, kur opozita, e siguruar nga kryeparlamentari Veseli se nuk do të intervenoj në asnjë mënyrë sigurimi i Kuvendit të Kosovës për vendosjen e rendit dhe rregullit dhe për krijimin e kushteve normale për punë, me filikaça, "në emër të demokracisë", bënin zhurmë shurdhuese për ta penguar punën e Kuvendit, duke krijuar anarki të paparë.

Mirëpo, meqë u bindën në vendosmërinë këmbëngulëse të pozitës për ta vazhduar domosdoshmërisht punën edhe në këto kushte të jashtëzakonëshme, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë, i lëshuan vendet e veta dhe grumbulloheshin tek diskutantët dhe tentonin edhe fizikisht ta pengonin fjalën e thre në Parlament.

Situata u acarrua aq shumë, sa që druhej se do të dilte jashtë kontrollit.

Por, sikur kjo nuk mjaftoi dhe ndodhi ajo që nuk do t'i binte ndër mend as personit më radikal, hedhja e gazit lotësjellës nga Albin Kurti, që alivanosi disa deputetë, madje dyshohet se alivanosi edhe përfaqësuesin e BE-së, Samuel Zhbogar!

Kjo çmendi, "në emër të demokracisë ka marrë përmasa shqetësuese.

Sepse, në demokraci liria e çdo individi është e kufizuar me lirinë e tjetrit!

Prandaj, edhe liria e deputetëve është e kufizuar me lirinë e të tjerëve dhe me mbarëvajtjen e papenguar të punës së Kuvendit të Kosovës.

Dikush ndoshta është i bindur se e gjithë kjo "arsyetohet" me bindjen se "po mbrohet Kosova" dhe sovraniteti i saj nga dialogu me Serbinë në Bruksel, prandaj po kërkohet edhe tërheqja e nënshkrimit të kryeministrit Mustafa tërheqja e nënshkrimit nga Marrëveshja e 25 gushtit në Bruksel.

Edhe sikur të kishte plotësisht të drejtë opozita në bindjet e veta, megjithatë ajo paraqet vetëm çerekun, kurse për tu mbështetur nga shumica, duhet vendosur debat në Kuvend.

Kurse, për habinë e të gjithëve, ata nuk lejojnë as raportimin e kryeministrit në Kuvend, në bazë të të cilit do zhvillohej debati!

Pra, opozita në vend të debatit, ka vendosur ultimatum dhe ka bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës, duke e bërë të pamundur punën normale të tij.

Opozita këtë shtetbllokim po mundohet ta paraqes si mbrojtje të Sovranitetit të Kosovës, pra si "patriotizëm", duke instaluar dhe përdorur mjete jodemokratike dhe të dhunëshme.

Veprimi i opozitës ma kujton veprimin e delegatëve serbë në vitin 1990 në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës. Atëherë edhe unë isha punëtor i Kuvendit dhe serbët e bllokonin mikrofonin në sallë, me motivacionin se delegatët shqiptarë do ta shpallnin "Republikën"!

Kështu,u detyruam që një natë ta gëdhijmë në Kuvend, duke i mbushur faqet e shtypit në atë kohë, kurse "Rilindja" kishte mbushur me fotografitē tona në sallë.

Tani, në vitin 2015, dmth 25 vjet më vonë po ndodhë një situatë e ngjajshme, por kësaj radhe jo nga serbët dhe në emër të Serbisë, por nga opozita shqiptare, për patriotizëm dhe në emër të "ruajtjes së sovranitetit të Republikës së Kosovës"!

Ajo që e demaskon dhe e demanton definitivisht "patriotizmin" e opozitës aktuale është fakti se inatet e koalicionit VLAN, si zhgënjim nga rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 8 qershorit 2014, ku PDK fitoi, ndërsa LDK, AAK dhe sidomos Lëvizja VV, synonin fitoren. Prandaj, atyre nuk u mbeti tjetër gjë, pos të bashkoheshin të gjithë kundër PDK-së.

Fajet për prishjen e këtij koalicioni iu hodhën Isa Mustafës, i cili, në pamundësi që të bëhej kryetar i Kuvendit të Kosovës, siç ishte marrëveshja, ai vendosi koalicionin me PDK. Kështu, synimi i Ramush Haradinajt për tu bërë Kryeministër nga VLAN, ranë në ujë.

Prandaj, këtë qëllim ai synon ta arrij me veprimet "patriotike" dhe duke synuar të imponojnë zgjedhje të jashtëzakonëshme.

Formula "patriotike" e tyre është tipike komuniste dhe thellësisht jodemokratike, meqenëse synojnë që me mjete të diktaturës dhe dhunës tia imponojnë vullnetin e tyre politik shoqërisë kosovare.

Opozita, në vend të votës së lirë dhe përfaqësisë parlamentare, na ofrojnë diktaturën e rrugës dhe metodat "revolucionare" të shkatërrimit të pronës publike e private "në emër të patriotizmit", duke u munduar të na imponojnë si legjitime diktaturën e rrugës dhe shtetshkatërrimin, si rrugë dhe metodë legjitime dhe demokratike.

Pra, opozita aktuale don ta merr pronëstnë mbi Kosovën, ta "zhvilloj" demokracinë, duke e suprimuar atë me mjete jodemokratike dhe me dhunën që po e instalon në jetën demokratike dhe parlamentare, duke e komprometuar imazhin e saj edhe ashtu të brishtë në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat