Partitë kryesore politike po e humbin kredibilitetin në popull

Opinione

Partitë kryesore politike po e humbin kredibilitetin në popull

Nga: Nga Skënder MULLIQI Më: 7 tetor 2015 Në ora: 22:36

Kjo gjendje e rëndë politike dhe ekonomike kërkon elaborim të gjerë, dhe ngerthën në vete edhe shumë pyetje.Si po e kalojmë fazën e tranzicionit?A po ndikon në krizën institucionale edhe kriza e sistemit shumë partiak?Sa janë përgjegjës për këtë krizë partitë poiltike?.

Partitë politike të pa profiliuzara dhe ende të pa liruara nga logjika e vjetër e të menduarit dhe vepruarit janë bërë pengesë e madhe e demokracisë.Partitë kryesore politike të cilat e drejtuan vendin për 16 vite , u treguan së nuk kan vizion, nuk janë serioze në shtetndërtim.Në sistemin shoqerorë e politik të Kosovës gjithnjë e më shumë po theksohet edhe kriza e sistemtit shumë partiak.

E gjithë kjo hallakam që nuk po përfundon në skenën tonë politike fletë së partitë kryesore politike janë në krizë, dhe gjithnjë e më shumë po e humbin kredibilitetin në popull. Veprimet e deritashme bashkë me liderët e tyre , nuk po janë në gjendje të krijojnë institucione stabile , nuk janë në gjendje ti përgjigjen demokracisë së mbrendshme dhe rrjedhave të përgjithshme demokratike si postulati kryesor i sistemit shumë partiak.Shoqëria demokratike është shoqëri ku vjen në shprehje barazia e secilit qytetarë në të gjithë sferat e jetës, barazia para ligjit, barazia në punësim, barazia në të mira materjale etj.Ky aktualitet politik na tregon së po rrezikohet demokracia e cila edhe ashtu është fragjile.

Mos dialogimi me popullin i këtij pushteti dhe kësaj kaste politike, çdo dite e më shumë po i mbush faqët e mediave të shkruara dhe elektronike për të bëmat e pista të tyre gjatë këtyre viteve, dhe sidomos kohën e fundit kur u lakuriqësuan si diletant të vërtetë politikë.

Këta janë ngritur mbi ligjin,ose po e suspedojnë ate në menyrën më të turpshme të mundshme. I kan uzurpuar të gjithë hallkat e pushtetit më njerëz te vet paten kualifikim profesional ose jo.Shumica e qytetarëve janë përjashtuar nga sistemi.Ne vend që hapësira politike të jetë në shërbim të qytetarëve, këta kan uzurpuar dhe mbyllur gjithçka.

Pushtetin aktual e karakterizon mos transparenca , politika e keqe kadrovike, pasurimi i një grupacioni politikë ,pasurimi i shumë të tjerëve që janë aty afër tyre, pa barazia e qytetarëve para organeve të shtetit,dhe tendenca për diciplinim të të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, ose tentojnë që proceset të marrin të mbaren. Këta njerëz të instaluar në pushtet dhe organe shtetërore dhe partiake po sillën sikur Kosova të ishte livadhi i tyre, duke harruar së shumica kanë dhënë kontribut për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Kur pushtohet çdo gjë ose imponohet, kësaj nuk I thonë asgjë tjeter veq së diktaturë .Kur nuk vjen në shprehje mendimi I kundertë, kur merren vendime të rëndësishme në shoqëri, procet demokratike ngulfatën pa mëshirshëm.Mendimet dhe veprimet autoritare nuk i duhen këtij populli.

Na nevoitet të ndërtojmë një sistem modern , të ndërtojmë vlera të cilat janë në përputhshmeri me shekullin 21.Kosovës i duhen energji të reja, sepse këto të deritashmet janë shterruar aq shumë , ose të cilat forca politike punuan në realizmin e interesave përsonale, duke I apstrahuar krejtsësisht interesat e përgjithshme.Pa asnjë turp po na shesin të arritura , kur dihet se ato janë minimale, kur dihet së çfarë resursesh njerëzore dhe kapitale posedon Kosova.

Ardhmëria e kësaj shoqërie më këtë kastë politike nuk është e mirë. Vetëm me njerëz kredibil , të përgatitur për sfida të kohës , jo me logjikë të shekullit të kaluar edhe mund të inkuadrohemi në BE.Forcave retrograde dhe ekstremizmave , duhet ngushtuar hapësirën e veprimit, sepse këto forca janë duke na shkaktuar dëme të mëdha si shtet i ri dhe si komb…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat