Bëmat shqiptare!...

Opinione

Bëmat shqiptare!...

Nga: Dibran Demaku Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:59

Jeta ka vërtetuar katërcipërisht se gjërat e ndaluara,të mbuluara me velin e heshtjes,kur u vjen momenti ato shpërthejnë me tërë brutalitetin e tyre shkatërrues.
Meqë shqiptarët, si komb,për afro gjysëmshekulli u ndodhën nën sundimin e Perandorisë së kuqe,që ndryshe quhej komunizëm,të ndodhur nën trysninë shkatërruese të saj,ata për gjysëm shekulli heshtën!Nuk e ngritën zërin kundër diktaturës së kuqe,përkundrazi edhe kur folën,folën me gjuhën e diktaturës!Nëse ndonjëri nga ta do të guxonte të fliste me kokën dhe gjuhën e vetë,ai rrezikonte internimin,burgosjen,pushkatimin(gjithnjë sipas peshës së fajit që do të caktonte diktatura për fajtorin)!
Akumulimi i heshtjes gjysëmshekullore do të shpërthente me të gjitha përmasat e saj vullkanike shkatërruese,pas përmbysjes së Diktaturës së kuqe!Dhe shqiptarët,që deri dje i kishin thurur elozhe,i kishin kënduar këngë,i kishin kushtuar edhe vepra të ndryshme arti e kulture,do të fillonin të flisnin e të bërtisnin kundër saj!Dhe jo vetëm të flisnin e të bërtisnin,por edhe të shanin diktaturën tashmë të perënduar me fjalët më vulgare të fjalorit të tyre?!Që habia e zotit të ishte më e madhe,të parët që do të flisnin e bërtisnin,por edhe të shanin në mënyrë më vulgare,ishin ata që deri dje i kishin thurur elozhe dhe i ishin përulur po asaj diktature në mënyrën më poshtëruese të mundëshme!Pas tyre do të vinin simpatizantët e devotshëm të diktaturës,pastaj ata të heshturit dhe krejt në fund ata që e kishin goditur diktaturën dhe që kishin marrë dënim po nga ajo diktaturë,por që fati kishte dashur që ata të ishin gjallë dhe të shihnin me sytë e tyre shembjen e saj!Kështu si për habi të zotit,një popull i tërë ishte paraqitur në rolin e Disidentit?!Pas përmbysjes së diktaturës,një popull i tërë do të deklaronte se atë nuk e kishte dashur kurrë,se ashtu si një tërësi kishte bërë përpjekje në rrënimin e saj?! Si më të persekutuarit e saj do të shfaqeshin ata që dje me lule të freskëta Maji e kishin përshëndetur Prijësin Enver Hoxha në Parakalimet e Një Majit në Tiranë,ndërkaq të tjerët po me lule të freskëta Maji e kishin pritur e përshëndetur ardhjen e herëpasherëshme në Prishtin të Prijësit të madh-Tito?!E tërë kjo e Bëme shqiptare,tek bota demokratike perendimore shihej me dioptrinë e syzeve qesharake,por meqë synimi i saj kishte qenë shemja e asaj dikrature,ia vlente që shqiptarët të liheshin në ekzaltimin e tyre karakteristik?!...
Dhe shqiptarët,si shqiptarët,për të treguar një devotshmëri të tyre ,tash ndaj botës demokratike perendimore,do të shkatërronin gjithçka kishte ngritur diktatura e kuqe për një gjysëm shekulli!Që ndaj Perëndimit të tregoheshin sa më të afërt,ata do të fillonin të përmirësonin „gabimet“ e tyre historike! Dhe jo vetëm që t`i përmirësonin,por ishin të gatshëm që ato „gabime“ të historisë së tyre edhe t`i zhduknin krejt,mjafton që bota demokratike perendimore të ishte e kënaqur me ta?!...
Kështu shqiptarët,mbase të vetmit në Ballkan,në Europë apo edhe në botë,do të fillonin një rrugëtim të ri pa ngarkesa të „gabimeve“ të historisë së tyre në të kaluarën!Dhe meqë „gabimet“ historike të shqiptarëve na qenkëshin të shumëta,ata pra shqiptarët do ta vazhdonin jetën e tyre pothuajse pa histori të së kaluarës?!Një e Bëme e tillë as ishte parë e as ishte dëgjuar ndonjëherë,por ja që shqiptarët ishin të gatshëm të bënin një sakrificë të tillë,mjaftonte që tashmë ishin të lirë?!...
Një „gabim“ historik sipas një pjese të shqiptarëve kishte bërë edhe Dr.Ibrahim Rugova,kur kishte zgjedhur rrugën paqësore si mjet për zgjidhjen e Çështjes së Kosovës!Dhe ishin,po ata shqiptarët e Kosovës,që në fillim i kishin bër elozhe dhe kishin kënduar këngë për Ibrahim Rugovën! Më vonë,po ata që i kishin kënduar këngë,kishin filluar edhe ta sulmonin të parët!Kjo praktikë nuk ishte as e re e as e vetme në historinë e shqiptarëve!Ata,pra shqiptarët,pothuajse gjatë tërë historisë së tyre,atij që së pari i kanë kënduar këngë,më vonë e kishin mohuar atë dhe këngët e veta?!...
Në ato vite kur për Dr.Ibrahim Rugovën këndoheshin këngë,një ish kryetar i njëres prej komunave të Kosovës,gjithashtu azilkërkues në Gjermani,në një bisedë në një ndejë shqiptarësh në mes të tjerash
pati thënë:“Të them sinçerisht po më dhimbëset Dr.Ibrahim Rugova!Po këndohen shumë këngë për të“!...Një bashkëbisedues në atë ndejë do të shtonte:-“Shihe ti vetën tënde se ku ke përfunduar duke qenë kryetar i një komune e mos bëjë gajle për Dr. Rugovën!Ai është me popullin dhe populli po i këndon këngë!“…-„Pikërisht për këtë e kam fjalën edhe unë!-do të vazhdonte ish kryetari i komunës.-„Shqiptarët në fillim të këndojnë këngë kur shpresojnë,por kur e humbin shpresën…dijnë edhe të të ofendojnë rëndë!Dhe jo vetëm kaq! Ata,pra shqiptarët,gjatë tërë historisë së tyre kanë treguar se në fillim dijnë të të ngrisin gjer në qiell,por pastaj edhe të të fundosin!Dhe këtë e bëjnë për një arsye që vetëm ata dijnë:-Nuk i duan as heronjtë e tyre,nuk i duan as njerëzit e mëdhenj të historisë së tyre të kaluar e as të tashme!Nuk i duan derisa nuk janë vetë në ato të Bëma dhe në ato histori!“!...
Veçse si po rrjedhin gjërat si duket shqiptarët as me lirinë e tashme nuk janë të kënaqur?!Ata edhe tash në liri gjejnë „armiq e trathtar“ në mesin e tyre, me të cilët duhet luftuar?! Të ndarë në dy e më shumë „taborre“ ata i shpallin luftë njëi-tjetrit,sepse në psikën e tyre është rrënjosur mendimi se nëse ai „tjeri“ nuk mendon si unë është „armik dhe trathtar“ me të cilin duhet luftuar deri në vdekje?! Kjo domosdo ta kujton atë fjalimin e njohur të Priftit italian me Gjeneralin po ashtu italian,tek „Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë,ku në mes të tjerash thuhet:-„Tek shqiptarët,në psikën e tyre ,është e rrënjosur bindja se ata gjatë jetës së tyre duhet të luftojnë me dike,qoftë ai armik i jashtëm apo i brendshëm!Ata edhe kur nuk gjejnë një të tillë,luftojnë me njëri-tjetrin"?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat