Medaljen e artë të Aleksandrit Madh unë Kalosh Çeliku e solla në Shkup

Opinione

Medaljen e artë të Aleksandrit Madh unë Kalosh Çeliku e solla në Shkup

Nga: Nga Kalosh Çeliku Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:42

Dy vite më parë (2013), në Greqi e pa dritën libri im me poezi të përzgjedhura, rikënduar në gjuhën greke nga krijuesi i mirënjohur shqiptar Iliaz Bobaj: Plaga e dhjetë me Henën. Libri, përçudi u pritë mirë nga lexuesit dhe kritika letrare, për të cilin shkruajtën në mjetet e informacionit krijuesit dhe kritikët e mirënjohur latrar: Iliaz Bobaj, Dinos Kubatis etj. Pak me vonesë, u bë edhe përurimi i tij madhështor në Patra (Greqi).
Unë, nuk pata mundësi të marr pjesë në këtë Manifestim Ndërkombëtar Kulturor. Arsye të ndryshme familjare, dhe Shtëpiake. Veprimtari kulturore letrare jetësore, me të cilën u nderova me mirënjohje dhe Çmime letrare nga Shoqata e Shqiptarëve të Patrës, në Greqi: Emigranti për kontribut të shquar në fushën e letërsisë.
Ceromonia e pranimit të mirënjohjeve dhe çmimeve letrare u bë me pak vonesë nga miqtë e mi të penës në Kërçovë (2014). Gjatë programit të Manifestimit Kultuor Ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP, Manifestim Kulturor, të cilin me praninë e tyre e nderuan dhe madhështuan edhe poetët shqiptar anembanë Atdheut: Skënder Demolli, Dashnor Selimi, Dhimitër Orgocka, Fatmir Minguli, Gani Xhafolli, Reshat Sahitaj, Xhelal Ademi, Him Koça dhe Ilir Shyta.
Befasi, të cilën unë nuk pata mundësi ta përcjellë në Patra. E , shi sonte përçudi: miqtë e mi të Penës, atë miqësi të mgrohtë intime artistike, dhe festive madhështore ma kishin sjellë në Kërçovë (vendlindje). Fundekrye origjinale. Flakë më flakë armët.
Sivjet (2015), Shoqata Kulturore e Salaminës, “KAFENEJA E IDEVE” - Greqi, më nderoi me Çmimin e Medaljes së Artë “ALEKSANDRI I MADH”, si poet shqiptar. Medalje e Artë, të cilën ma dorëzoi vetë Kryetari i kësaj Shoqate Kulturore, Dinos Kubatis, krah për krahu me miqtë e tij artistë në Manifestimin Kulturor, të Salaminës.
Përgëzime, Popullit shqiptar! Çmim special në fushën e Letrave dhe Arteve, që e mora edhe nga CLUB FOR UNESCO OF PIRAEUS & ISLANDS.
Faleminderit, Dinos Kubatis. Faleminderit UNESCO. Falemeinderit, Salaminë. Faleminderit, Greqi. Vërtetë, kishit qenë dhe jeni vëllëzërit e shqiptarëve…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat