Letër përkrahje kombtares sonë

Opinione

Letër përkrahje kombtares sonë

Nga: Mustafë Shabani Më: 7 tetor 2015 Në ora: 07:07

E dashura FSHF ne jemi para një sfide dhe një ngjarëje më të rëndësishëme që nga ekzistimi
Të dashur lojtar të kombtaresë sonë të shtrenjët ju jeni në një mision të shenjët me të cilin keni quar peshë gjithë zemërat tona, edhe unë isha futbollist ,dhe dikur ëndërroja që me lojën time të jap atë kontributin tim dhe të shkruaj një fjalë në historin tonë .
Fati nuk deshi meqë rrethanat ishin të tilla dhe tani jam përkrahësi i juaj i flakët ,duke qenë i bindur ,që juve u buzqeshi fati ta shkruani historin
Nuk ka asgjë më të shtrenjët dhe të shenjët se kjo ,andaj e kuptoj edhe adrelinën dhe dëshirën tuaj në këtë drejtim
Unë kam besim të plotë në angazhimin dhe komptaktësin tuaj
I dashuri De Biasi ja që edhe juve u buzqeshi fati që me punën tuaj profesionale të jeni dhe të bëheni pjesë e historisë së futbollit tonë
Unë u them juve edhe unë ndihem me juve Italian Shqiptar dhe europian
Të dashur simpatizues ju që do jeni në shkallët e stadiumit dhe jashta tijë ,ju ishit dhe mbeteni lojtari i 12-të i nacionalesë sonë
Jam i bindurë që edhe ju e keni të qartë misionin tuaj ,dhe misioni i juaj është tifozeri e flakët sportive ,duke mos u dhënë zjarr emocionve nacionale.
Kombtarja jonë më 08.10.15 ka përball një kombtare të një shteti fëqinjë, andaj ne jemi sot në situatë tu tregojmë atyre sa e duam kombëtaren tonë,dhe ss poashtu dijmë të rrespktojmë vlerat dhe kulturën e futbollit ,i cili nuk është dhunë dhe racizëm ,porë është fairplay kulturë tifozeri spotive ,e cila në vete përmbledh civilizim dhe qytetari .
Ne sot e kmi rastin tu tregojmë atyre dhe jo vetëm të gjitha vlerat tona kombtare të cilat sa jan humane ,për aq jan edhe krenare ,sa jan liridashëse për aq jan edhe rrespektuse dhe tolerante me vlerat e tjetërit
Shembulli më i mirë për këtë ishte Nëna jonë Tereze dhe misioni is sajë i shenjët, i cili e stolisi atë dhe ne si komb me qmimin më të lartë të humanizmit dhe civlizimit në botë
Të sillemi me këtë filozofi e cila do të jetojë për aq sa do të ekzistoj edhe civilizimi
Po u sollëm dhe vepruam në raport me kohën hapësirën dhe misionin e shenjët ne do ja dalim ,andaj unë shfrytëzoj rastin tu lus të gjithë juve që me ngulëm tu përmbahemi rregullave të tifozerisë sportive ,mesazheve të FSHF ,kryeministrit ,policisë dhe shtetit shqiptar
Tani dhe në këta qaste pse të mos kujtojmë dhe veprojmë me filzofin e urtë të Ibrahim Rugovës ,i cili poashtu ishte një futbolldashës i madh ,edhe pse kishte një shpirt rokeri ai ishte thell i disciplinuar në filozofin e tijë e cila e mundi makinerin më famkeqe të fundshekullit të XX
Sot na duhet një koncentrim maksimal në futboll
Me veprimet tona civilzuese mund tu tregojmë të tjerëve që ne ishim dhe jemi të parët këtu
,dhe sjelljet tona kurdoherë ishin europiane

Euro 2016 dhe Paris na pritë ne po vijmë

Shqiptar Gëzuar Euro , Europa djepi dhe rrënja yte

Mustafë Shabani 07.10.15 Emmendingen

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat