Burrat Desivojcasë

Opinione

Burrat Desivojcasë

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 4 tetor 2015 Në ora: 21:03

Si në çdo vend të Malësisë edhe në katunin Desivojcë ka pasë burra të fjalës,të meshlisit,të besës e të pushkës.

Unë do t`i trajtojë në tri kategori,sipas cilësisë dhe veprimit:

a) Burra të mençur
b) Burra të ditur dhe
c) Burra të tokës.
Në rangun burra të mençur përfshihen ata burra që rrethekonin familjet e veta,por edhe lagjën e katununin,si bie fjala:Nezir Syl`Shkodra,Aziz e Mehmet Surdulli,Shaban Zhigolli,Shefki H.Bunjaku, JahirRr.Bunjaku,Rexhep M.Bunjaku ZymerSh.Bunjaku,Xhavit N.Bunjaku,Murat Nezir Shkodra,Aziz H.Shkodra.,Islam Zuk Shkodra,Sadri J.Shkodra,Ramadan Fetinci,Abaz Demati dhe shumë të tjerë.
Në grupin e dytë:-Burra të dijshëm,hyjnë ata njerëz që e kishin dijen,por e kishin përzier me djallin.
Prandaj edhe bënin punët e djallit,duke krijuar grupacione(frakcione),duke spiunuar e duke berë mizevir,që nuk lenin dy gurë bashkë në lagje e në katun.
Numri I tyre ishte bukur i majmë,por që të mos ndjehen të lënduar pasardhësit e tyre,kësaj rradhe nuk do t`I nominojë.
Në grupin e tretë hynin njerëzit e tokës(kështu i quanin katunarët njerëzit jo mjaft të zhvilluar).
Kur bëhej fjalë për mësitninë për një këso djali;hallat e kategorizonin si njeri t`urtë që mirret me punët e fushës,por jo edhe të odës,prandaj e kanë quajtur djalë I tokës.
Kjo kategori ishte më e vyeshme,punëtore,që të dy kategoritë tjera ushqeheshin nga kjo e fundit,edhe pse e nëpërkëmbur.
Kategoria e njerëzve të tokës ishte më masive dhe gjithmonë e zënë në punë për të ushqyer dy kategoritë e para parasite.
Vërejtje:
Në Desivojcë nuk kanë ardh meshlistarë nga tjera anë,për shkakun se Desivojca ka pasë njerëzit e vet të urtë e meshlistarë,të cilët kanë pajtuar ngatërresat,varrët e vrasjet.
Ndër më të përmendurit ishte Nezir Syl`Shkodra.
Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat