Betreff: Shqiptarët-arnautet e Sirisë dhe qeveria e Kosovës

Opinione

Betreff: Shqiptarët-arnautet e Sirisë dhe qeveria e Kosovës

Nga: Xhevat Bislimi Më: 4 tetor 2015 Në ora: 20:56

Moskokecarja e Qeverise se Kosoves per shqiptaret (arnautet) e debuar me terror dhe gjenocid nga Serbia ne Siri.
(Ministri te vecante dhe dhjetra miliona euro per rikthimin e koloneve serbe ne Kosove, por asnje cent dhe asnje fjale goje per kthimin dhe strehimin-riatdhesimin e shqiptareve te shperngulur me dhune, terror e gjenocid nga Serbia pushtuese)

Nisi si "pranvere arabe" dhe po vazhdon e do te perfundoje ne nje ferr per arabet dhe popujt tjere (pakica te ndryshme) ne Arabi. Nderhyrja edhe e Rusise eshte nje deshmi me shume se kjo "pranvere arabe"-ky ferr arab u nis dhe po vazhdon nga Fuqite e Medha per interesat e tyre gjeostrategjike e gjepolitike, por edhe per interesa te pastra ekonomike. Kriza ekonomike dhe financiare (edhe morale...) qe kishte mberthyer ekonomine dhe sistemin ekonomik e shoqeror kapitalist (kryesisht vendet imperialiste, fuqite ekonomike dhe ushtarake te globit...) po kerkon "shpetim" duke u shkarkuar (eksportuar) ne vendet e varfera dhe te zhytura e te ngujuara ne thellesite e prapambetjes dhe te obskurantizmit fetar. Popujt arab, kryesisht te besimit islam, te ndare e te percare ne shume dege, nendege e sekte fetare islame, po priten e po vriten (po hane njeri-tjetrin) per hesap te Fuqive te Medha, te cilate po maten me njera-tjetren ne Arabi dhe kudo ne bote, duke zbrazur depote e tyre te mbushura ding me armatim e municione dhe duke hapur rruge te reja per kapitalin e tyre permes vuajtjeve dhe gjakut te derdhur te ketyre popujve!...

Nejse, teme e gjere dhe e thelle kjo e botes arabe dhe e Fuqive te Medha ne ate pjese te botes. E nisem per punen e kthimit dhe te pritjes se shqiptareve (arnauteve) te ikur ne Siri nga dhuna, terrori dhe gjenocidi i Serbise pushtuese.

Eshte fakt historik se shumica e popullit shqiptar eshte debuar (perzene) nga Shqiperia (duke spastruar dhjetra mijera km katrore toke shqiptare-te Shqiperise) nga Serbia, nga Greqia, nga Mali i Zi gjate shekujve XIX dhe XX dhe, pas LDB, edhe nga Maqedonia (pjesa sllave). Nje pjese e ketyre shqiptareve qe i shpetuan hanxhareve, thikave dhe plumbave te pushtuesve u detyruan me lote ne sy, me barkun bosh dhe me nje mije vuajtje te mesyne nga syte kembet... Nje pjese e ketyre shqiptareve te debuar me zjarr e hekur nga vatrat dhe tokat e tyre perfunduan ne Siri, ku tash sa vite po behet nje lufte e tmershme midis fiseve, pakicave, sekteve fetare islame dhe krahinave te atij vendi per hesap te Fuqive te Medha dhe per interesat e ketyre Fuqive, te cilat edhe jane perfshire drejtperdrejte ne kete lufte, por vetem me avionet e tyre bombardues (te parrezikuar nga grupet qe po luftojne ne toke)! Te rrezikuar dhe te privuar nga cfaredo kushtesh per jete ne Siri, shqiptaret-arnautet e atjeshem, si miliona siriane, u detyruan dhe po detyrohen te largohen, te ikin edhe nga Siria. Qeveria e Tiranes dhe kjo qeveria e Prishtines as nuk paten sy per te pare, as nuk paten veshe per te degjuar dhe as po kane zemer e shpirt per te ndejere vuajtjet dhe dhimbjet e kesaj pjese tragjike te shqiptareve tane! Qeveria e Republikes se Kosoves qe ka krijuar enkas nje ministri per rikthimin e koloneve serbe (vetem te serbeve!!) dhe qe jep nga bugjeti i saj per cdo vit nga shtate-tete milione euro per ta nuk po e thote qofte edhe nje fjale, nuk po jep qofte edhe nje cent dhe nuk po ben qofte edhe nje veprim te vetem per vellezerit tane shqiptare-arnaute ne Siri, qe po detyrohen te ikin pa e ditur se ku po shkojne!!... Nuk paska mundesi t'i prese, t'i strehoje dhe t'i riatdhesoje ata pak shqiptare qe po ikin nga Siria?!! Boll marre e faqja e zeze per kete qeveri te Prishtines, por edhe per ate te Tiranes!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat