Papa Françeskut t’i jipet Çmimi Nobël për paqe!

Opinione

Papa Françeskut t’i jipet Çmimi Nobël për paqe!

Nga: Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI Më: 3 tetor 2015 Në ora: 21:37

Të gjitha vizitat e Papa Françeskut, që së fundi i bëri në disa shtete të Amerikës (Uashington, Nju-Jork, Filadelfia etj.) krijuan përshtypje të thellë pozitive të besimit te njerëzit, sepse mesazhet e tyre, emërues të përbashkët kishin: humanizmin, bamirësinë, solidarësinë, barazinë, pajtimin, bashkëpunimin, mirëqenien, ekumenizmin, drejtësinë, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, tolerancën, demokracinë dhe paqen, thellimin e dashurisë, të mirëkutimit dhe të mirëbesimit mes popujve të të gjithë botës, pa dallim race, feje, gjuhe, besimi, ngjyre, kombësie, kulture, vendi, rajoni a kontinenti.

Ndërgjegjja e lartë, dashuria ndaj njerëzëve në përmasa globale, sinqeriteti, dinjiteti, vullneti i pathyeshëm, sakrifica dhe gatishmëria e lartë e Papa Françeskut për një botë më të mirë, më të sigurt, më të qetë (pa konlfikte, pa luftra, pa terrorizëm, pa varfëri, pa papunësi, pa sëmundje të ndryshme etj.) , më të drejtë, më humane, më unike, më stable, më të begatë, më të zhvilluar, më të lumtur, më kuptimplotë dhe të pranueshme për të gjithë popujt e botës, që të rrojnë të lirë, të bashkuar, në paqe, në harmoni dhe në mirëqenie të plotë , të gjitha këto vlera me përmbajtje humane, altruiste dhe kozmopolite me vision global, janë prova më e qëndrueshme, më e justifikueshme dhe më e pranueshme, që Papa Françeskut, t’i jipet Çmimi Nobel për Paqe.

Të gjitha këto përpjekje të sinqerta të Papa Françeskut për të shpëtuar njerëzimin nga e keqja, nga shfrytëzimi, nga pabarazia, nga uria dhe nga varfëria e miliona njerëzëve në kontinente të ndryshme të botës, përligjin kthjelljen e mendjes kolektive të gjithë njerëzimit, që t’i përqafojë dhe t’i mbrojë vlerat e tij të çmueshme, gjithnjë, duke u bazuar në KRYEVLERËN-humanizmin, progresin, demokracinë dhe paqen e qëndrueshme.

Kjo sacrificë, kjo kurajo, kjo dashuri, kjo gatishmëri dhe ky vullnet i etshëm i Papa Françeskut për të ndihmuar paqen dhe mirëqenien e të gjithë popujve të botës, bazohet në humanizmin edhe si parim, edhe si ide, edhe si vlerë me përmbajtje universale, që unifikon tërë bashkësinë njerëzore.

Prandaj, kjo është paradigma më e qëndrueshme dhe më racionale, që na apostrofon se ndërtimim e rendit botëror nuk duhet konsideruar dhe vlerësuar vetëm si një element të thjeshtë, të bazuar vetëm në idenë dhe në konceptin politik, ekonomik, tregtar, por edhe në atë human, moral dhe religioz të pajtimit dhe të unitetit në dimensione botërore , gjithnjë mbështetur në idenë dhe në parimin e humanzimit si vlerë universale.

Duke qenë se humanizmi nuk ka karakter të filozofisë spekuluese politike, ky, gjithmonë i ka dyert e hapura dhe ka hapësirë të mjaftueshme që në kuadrin e përmbajtjes së tij, të pranojë dhe të koekzistojë me të gjitha religjionet dhe me të gjitha sistemet politike mbase para së gjithash dhe, mbi të gjitha bazohet në solidarësinë, barazinë, diturinë, etikën, në zhvillimin e shkencës dhe të artit njerëzor në përmasa globale.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë që humanzimi si vlerë universale, të keqkuptohet dhe të abuzohet sikurse koncepti dhe ideja e demokracisë së “rezervuar” vetëm për liderë politikë mafiozë, korrupcionistë, trafikantë, kriminelë, hajna dhe vrasës së demokracisë dhe të humanizmit në përmasa të ndryshme rajonale, në veçanti në vilajetin e errët mesjetar ballkanik.

Humanizmi lidh dhe bashkon tërë botën bashkëkohore, jo krimi, vrasja, shpërngulja e detyrueshme dhe e kushtëzuar, shfrytëzimi, krimi, kontrabanda, korrupsioni, varfërimi, terrorizmi, skallëvrimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore… etj.

Vizita disaditëshe e Papa Françeskut, që i bëri Amerikës (takimi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Barack Obama, fjala e tij në Kongresin Amerikan, si dhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork) ishte historike dhe për ta mbajtur të paharruar në kujtesën e përbotshme, sepse mesazhet e tij nuk iu drejtuan vetëm popullit amerikan, vetëm Shtëpisë së Bardhë, vetëm Qeverisë dhe vetëm Kongresit Amerikan, si dhe vetëm Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Sesionin e 70-të saj në Nju-Jork, më 25 shtator 2015, me rastin e shënimit të 69-vjetorit të Rezolutës së Parë për çarmatimin në dimensione botërore, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, më 1946, por të gjithë popujve dhe të gjitha vendeve në mbarë botën, që të heqin dorë nga lufta, nga konfliktet, nga konfrontimet dhe nga mosmarrëveshjet e ndryshme në dëm të florës dhe të faunës së bashkësisë njerëzore dhe, në vend të tyre, të punojnë dhe të veprojnë bashkërisht në mbrojtjen dhe në ruajtjen e vlerave humane universale dhe civilizuese (liria, rendi, derejtësia, solidarësia, demokracia, paqja, koekzistenca dhe mirëqenia), duke respektuar me konsekuencë objketivat dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, të vlefshme për gjithë bashkësinë ndërkombëtare.

Hillary Clinton: Papa Françesku, personalitet i shquar i historisë moderne

Absolutisht, është shumë i saktë ky vlerësim aksiomatik i ish-Sekretares së shtetit amerikan, Hillary Clinton: “ Është krejtësisht e qartë se Papa Françesku është një nga liderët më të rëndësishëm fetarë dhe moralë, jo vetëm në botën e sotme, por edhe në historinë moderne. Ai na obligon që t’i trajtojmë disa nga çështjet më kryesore me të cilat sot po përballet njerëzimi: lufta, të ardhurat dhe pabarazia ekonomike, varfëria, papunësia, uria, lakmia, dënimi me vdekje, si dhe çështje të tjera, që shumë njerëz preferojnë të injorojnë ato “.(FB, September 24,2015).
Prandaj, mbi këtë bazë të filozofisë së humazimit, të progresit, të paqes dhe të ardhmërisë së njerëzimit , Selia e Shenjtë e Vatikanit, Presidenti i SHBA-së, Barak Obama dhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, do të duhej që Papa Françeskun ta nominonin për Çmimin Nobël, dhe këtë propozim formal t’ia paraqisnin Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, që humanistit dhe paqëdashësit Papa Françesku , t’i jipej ÇMIMI NOBEL PËR PAQE.

Takimi me Presidentin Obama (23 shtator)

Gjatë takimit miqësor dhe të pëzemërt0 me presidentin e SHBA-së, Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, Papa Françesku filloi bisedën e tij kushtuar “respektimit të lirisë fetare, duke theksuar se Ai dhe katolikët e Amerikës nuk kërkojnë që të ushtrohet kurrfarë lloji diskriminimi ndaj të tjerëve, por së bashku me bashkëqytetarët e tyre, katolikët amerikanë janë të përkushtuar për të ndërtuar një shoqëri që me të vërtetë është tolerante dhe gjithëpërfshirëse, për të ruajtur të drejtat e individëve dhe të komuniteteve, dhe për të hedhur poshtë çdo formë të diskriminimit të padrejtë”.(
http://ncronline.org/news/vatican/francis-meets-obama-calling-protection-religious-liberty-environment//
).

Ndërkaq, presidenti amerikan, Barack Obama, e rikujtoi Papa Françeskun se në Amerikë, tanimë me qindra vjet, është bërë traditë ligjore dhe demokratike kultivimi dhe respektimi i lirisë fetare, gjë që kjo, edhe është baza themelore , që ka bashkuar popullin amerikan, pa dallim të feve dhe të kulturave të ndryshme.

Në këtë frymë të rujatjes së lirive fetare, Obama e siguroi Papa Françsekun se “Ne , së bashku me ju, do të qëndrojmë dhe, do të mbështesim mbrojtjen e lirisë fetare dhe dialogun ndërfetar, duke ditur se njerëzit kudo, të jenë në gjendje që, lirisht t’i ushtrojnë liritë e tyre fetare pa frikë dhe pa kurrfarë kërcënimi.”

Duke mbajtur parasysh edhe rolin dhe kontributin e madh historik dhe diplomatik të shkëlqesisë së tij për normalizimin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kubën për çka iu falënderua personalisht Presidenti Barack Obama me rastin e takimit me Papa Françeskun në Shtëpinë e Bardhë në Uashington , më 23 shtator 2015, duke u shprehur me këto fjalë: “ Ne u jemi mirënjohës për ndihmën tuaj të paçmueshme të fillimit tonë të ri të marrëdhënieve me popullin kuban, i cili zotohet për mbajtjen e premtimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, për bashkëpunimin më të thellë në mbarë hemisferën tonë, si dhe për një jetë më të popullit të Kubës.” (
http://ncronline.org/news/vatican/francis-meets-obama-calling-protection-religious-liberty-environment//)..

Mesazhi Kongresit Amerikan(24 shtator)

Papa Françesku, kështu filloi fjalimin e tij para senatorëve dhe kongresmenëve americanë: “Le t’i trajtojmë të tjerët me të njëjtin pasion dhe dhembshuri, ashtu siç dëshirojmë ne të na trajtojnë të tejrët. Le të krijojmë për të tjerët të njëjtat mundësi, ashtu siç ne kërkojmë për veten tonë. Ne kemi nevojë për dialog për shtëpinë tonë të përbashkët, ne kemi nevojë për bashkëbisedim gjithëpërfshirës. Ai qe i fokusuar në këto çështje: “Heqja e dënimit me vdekje, padrejtësa racore, tregtia e armëve, ndalimi i efekteve më shkatërrimtare të ndryshimit të klimës, pabarazia e mirëqenies, oferta emigrantëve për një shans më të mirë në jetë sesa dëbimi i tyre, pabarazia e të ardhurave , varfëria, krijimi i mundësive dhe i shpresës për të gjithë “. (http://www.rawstory.com/2015/09/24/pope-francis-challenges-congress-to-end-the-death-penalty-wealth-inequality-and-stop-climate-change/).

Fjalimi historik i Papa Françeskut në AP të OKB-së

Siç theksuam më sipër, në sesionin e 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (25-26 shtator 2015), e cila objekt parësor shqyrtimi pati parandalimin dhe eliminimin e armëve bërthamore në dimensione botërore, mori pjesë edhe Papa Françesku, i cili me “ligjëratën” e tij historike të gjatë dhe me përplot argument preku çështjet më parësore dhe më sensitive me të cilat sot po përballet njerëzimi në përmasa globale, siç janë: ndryshimi i klimës, lufta kundër terrorizmit, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtja dhe respektimi i lirive dhe i të drejtave të njeriut, kriza e refugjatëve dhe vërshimi i tyre në Evropë etj.

Për zgjidhjen e një spektri të tillë shumë të gjerë të problemeve aktuale ndërkombëtare, Papa Françsku me të drejtë theksoi nevojën e domosdoshme të zbatimit koheziv dhe konsekuent të ligjeve dhe të normave juridike ndërkombëtare, të miratuara në kuadrin e OKB-së, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore (1945) e deri në ditët tona (2015), sepse këto janë instrumentet më të rëndësishme dhe më të efektshme për të mbrojtur “ambientin” ndërkombëtar, të drejtat dhe liritë e njeriut nga çdo rrezik dhe konflikt qoftë në shkallë rajonale apo në atë ndërkombëtare.

“Lufta është mohimi i të gjitha të drejtave dhe sulm I drejtpërdrejtë dramatik i ambientit tonë të përbashkët global. Nëse ne dëshriojmë një zhvillim integral dhe human për të gjithë, ne duhet të punojmë pa pushim për të evituar luftën mes shteteve dhe popujve.”(
http://www.un.org/en/events/nuclearweaponelimination/
).

Sa më sipër, ashtu siç është shprehur edhe Zonja nderuar Hullari Klinton, Papa Françesku është një nga personalitetet e sotme më aktive dhe më frytdhënëse në mëkëmbjen e humanizmit, të solidarësisë dhe të koekzistencës aktive paqësore të gjithë njerëzimit në dimensione globale, i cili ,pa asnjë dyshim e meriton, që të nderohet si laureat i Çmimit Nobel për Paqe. Ndaj, për nominimin e tij, në potez janë: Vatikani(Selia e Shenjtë), presidenti i SHBA-së, Barak Obama dhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat