Tetë tetori…

Opinione

Tetë tetori…

Nga: Dibran Demaku Më: 3 tetor 2015 Në ora: 14:01

…është një datë dhe një ditë që mund të shënohet në historinë e sportit shqiptar në veçanti dhe në historinë e kombit shqiptar në përgjithësi.Në këtë datë dhe ditë luhet ndeshja futbollistike në mes të kombëtares shqiptare dhe asaj serbe,e vlefshme për finalet e kampionatit europian 2016.Pëveq rëndësisë historike të sportit shqiptar,kjo ndeshje e futbollit do ta ketë edhe atë rëndësinë historike kombëtare.Me një fitore në fush të gjelbërt kombëtarja shqiptare do të kualifikohej për kampionatin Europian,për të parën herë në historinë e saj,si dhe do ta bënte Serbinë dhe kombin serb që të zbriste me këmbë në tokë! Themi kështu pasiqë historikisht kombi serb është shfaqur armiqësor ndaj kombit tonë!Dhe atë jo vetëm në fushën sportive,por në çdo fushë të jetës!Këtë e dijnë të gjithë ata që sado pak janë marrë me historinë e bujshme të Ballkanit!Andaj kjo përballje sportive(me një fitore të kombëtares sonë) mbase do të mund të ndryshonte edhe vetë mentalitetin e kombit serb vizavi kombit shqiptar!Andaj djema të kombëtares sonë bëni gjithçka që është e mundur që në mbrëmjen e tetë tetorit të ndihen krenar të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen!...
Dashamirët e lojës së futbollit,ata që këtë lojë e kanë në gjak dhe në zemër,gjithësesi do ta mbajnë në mendje një një lojë futbolli të luajtur këtu e njëzet e tetë vite më parë.Në vjeshtën e vonë të vitit të largët 1987,ekipi i futbollit Flamurtari nga Vlora,do të bënte histori në përballje me ekipin e futbollit Partizani nga Beogradi.Pas fitores 2-0 në stadiumin e Vlorës,do të humbiste me 2-1 në stadiumin e Beogradit,por fal golit të shënuar në Beograd,Flamurtari do të kualifikohej për në ruandi tjetër të Europa Ligës!Eurogoli i Sokol Kushtës,do t`i bënte atëherë serbët që të zbrisnin me këmbë në tokë,por edhe do t`i nxiste që të lëshonin një mori akuzash(edhe raciste) në adresë të kombit shqiptar! Ato fjalime të tyre(raciste) janë të shënuara në gazetat e kohës,që dëshmojnë se serbët kanë qenë gjithmonë dhe janë edhe sot të paduruar në raport me shqiptarët.Gjithçka shqiptare i pengon ata,sepse janë shqiptarët ata që nuk i kanë lejuar serbët të shtrihen në teritoret e ëndrruara deri në Adriatik!...
Përse mos të fitojë këtë herë kombëtarja jonë ndaj asaj serbe,si dikur Flamurtari i Vlorës ndaj Partizanit të Beogradit?!Përse të mos bëjë histori kombëtarja jonë kur i ka të gjitha mundësitë?! Andaj djema të kombëtares forcë dhe zemër,sepse me ju jemi të gjithë ne e me ju është edhe historia!Historia do të ndodhë me tetë tetor se s`bën!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat