Metamorfoza patetike e luhaçkave lidhur me refugjatët

Opinione

Metamorfoza patetike e luhaçkave lidhur me refugjatët

Nga: Reis Mirdita Më: 3 tetor 2015 Në ora: 09:29

Debati në Europë mbi fatkeqësitë e përjetuara tëemigrantëve që kryesisht i drejtohen dyerve të perëndimit „parajsiak“, vendon në pah dobësitë morale të një segmenti shoqëror i cili disi qëndronte më i dobët gjatë gjithë kohës të pas Luftës së II Botërore por që me zhvillimet e fundit të emergjencave të migrimit fatkeq merr hov gjithnjë e më shumë, mjerisht edhe në qarqet të deklaruara social-humaniste. Pas vdekjes tragjike në plazh, një fitore e vogëlushit sirian ndërroi rrënjësisht qëndrimet e kësaj bote të shterur ndjenjash. Shumica së fundmi sikur besuan se njeriu po ndërron për të mirë, por, kjo nuk zgjati ashtu si që do të kishte dashur mirësia. Hovi i ri i dyndjeve të mëdha drejt demokracive shpesh pa humanizëm real i cili humanizëm, u rirreshtua tani në anën e kundërt të idealeve dhe politikës së vet dhe në këtë, u bë më koherent, më i pasuruar me ide që erdhën nga nuk e priste kush: nga e majta, nga mendimtarë të njohur si humanistë… Më e keqja është se një numër mendimtarësh moralistë, ranë në nivel sloganistësh kur arsyetojnë pikëpamjet e tyre kundër refugjatëve me mbrojtje të: kulturës vendase, ekonomisë, sigurisë e dukuri të tjera plotësisht populiste, të vjelura nga thesari i së djathtës

Kjo metamorfozë e politikanëve dhe intelektualëve me të kaluar humaniste vë në dyshim gjithë fisnikërinë e karakterit të tyre. Intelektualët e vërtetë të njerëzimit, nuk guxojnë t’i lejojnë vetes të bien në vorbullën e polemikave mediatike për të ushqyer oreksin e përkohshëm të publikut të frikësuar nga një invadim refugjatësh afroaziatik apo edhe ballkanik.

Ndërsa palët e lartpërmendura ndikojnë me forcë në formimin e bindjeve në opinion, autoritetet shtetërore europiane, dalin sipas nevojës ditore në përkrahje të refugjatëve (rasti i Gjermanisë), ose në mbrojtës të vendit nga agresioni i kamufluar që “ka për qëllim” ndërrimin e pasqyrës kombëtare, fetare e politike të Europës (Hungari, Sllovaki ...)

Nuk do të ndalem aspak të flas për Bullgari dhe Maqedoni ku u tregua një egërsi e turpshme ndaj refugjatëve të cilët, përveç kalimit nëpër këto territore, nuk kërkonin asnjë beneficion tjetër; as ujë,

Në këtë shkrim nuk do të debatoj as për popullin austriak. Ai shkëlqeu si yll.

Bishtin ndër vegë, morri gruan e fëmijë, hajt n’Turqi

Fatkeqësisht, edhe ndër ndër shqiptarë u gjind një kastë antirefugjatë (posaçërisht antisirianë), të cilët gjatë gjithë kohës i gjejmë tek shtresa e atyre që lëshuan vendin, si që thotë populli, për “kokërr të qejfit”, që me një fjalë, nënkupton ikanakët pa ndonjë arsye madhore. Në fillim, me intriguan “debate”, të them të “nxehta” nëpër portalet tona e kjo më shtyri të hy në kontakt real me njerëz të ndryshëm, në kafe, në rrugë; me të punësuar e të papunësuar, me nxënës e studentë bujq e intelektualë... Përfundimi? Ehhh përfundimi!!! Pjesa dërmuese që i shihnin refugjatët t’ia mësyjnë Europës dhe kënaqeshin kur ata pësonin, ishin ish refugjatë ekonomikë, përtacë dhe frikacakë. Po, frikacakë të dorës parë. Disa syresh i kam njohur që më parë, ashtu nga pamja se kryqëzoheshim rrugës. Njëri ndër ta, kur i shante sirianët, e besa s’ia dinte as për fëmijë e gra që linin jetën rrugëve të egra për t’u shpëtuar masakrave në atdhe... Ja, mu ky njeri i pa shpirt që me krenari (ndryshe thënë, me çallam), e që fliste me neveri për emigrantët e ngratë, ishte i pari që iku ende pa krisur saktësisht në trojet shqiptare anëve të Kumanovës, Tetovës... Krap gruan, krap fëmijët, bishtin ndër vegë; haaaajt n’Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat