Ky ishte Rexhep Gjeli që me trimërinë e tij nderoj Drenicën e Kosovën

Opinione

Ky ishte Rexhep Gjeli që me trimërinë e tij nderoj Drenicën e Kosovën

Nga: Shkruan: Fehmi Rama Më: 3 tetor 2015 Në ora: 09:27

Rexhep Gjeli ishte emëruar komandant i Shtabit Suprem të Lëvizjes pas rënies se Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës
Rexhep Gjeli lindi në Likoshan, në rajonin e Drenicës, më 16 maj 1906 dhe ra heroikisht më 3 tetor 1946. Ai është një nga artitektet kryesor të luftës për liri të udhëhequr nga Shaban Palluzha e Mehmet Gradica ishte liridashës dhe i padjallëzuar më politikën e kohës, për të gjithçka ishte liria dhe mëvetësia e vendit. Babai i Rexhep Gjelit kishte edhe tre djem të tjerë Qerimin, Mehmetin e Muharremin. Qerim Gjeli ishte ushtar i Hasan Prishtinës i cili kundër pushtuesve bullgar në vitin 1916 bie dëshmor. Mehmet Gjeli ishte njeri ndër prijësit e çetave të Azem Bejtës në betejën të Guri i Bardiqëve (1921) kundër pushtuesve serb mbetet i plagosur rëndë ku dhe bien Zenel Baica, Nebih Damaneku dhe Fazli Strovci. Pushtuesit sllav shpallin amnisti për luftëtarët e Azem Bejtës dhe një pjesë e luftëtarëve kthehen në shtëpit e tyre ashtu veproi dhe Lutë Gllanasella, por me të u kthyer xhandarmëria e arreston Lutën dhe e dërgon në drejtim të Rezallës së Re, gruaja e Lutës Azemine Kiqina shkon në Likoshan e informon Mehmet Gjelin, i cili arrinë të e liroj nga robëria Lutë Gllanasellën. Një akt i tillë ishte përseritur dhe në luftën e Shaban Palluzhës, ku Rexhep Gjelit ja marrin pëngë djalin forcat partizane. Paria e brigadës së Shaban Palluzhës kishte shkuar në Mitrovicë për bisedime më brigadat e partizanëve jugosllav për të shkuar në frontin e Sremit, mirëpo nuk pajtohen, vlenë të theksohet se Rexhep Gjeli ishte kundër shkuarjes, për të kishte rëndësi çlirimi i atdheut pa marrë parasysh se kush ishte pushtuesi qoftë gjerman serb apo ndonjë tjetër, forcat partizane në mënyre tinzare gjatë kohës kur zhvilloheshin bisedimet shkojnë në Likoshan dhe ia marrin pëngë djalin forcat e Lëvizjes ishin duke u kthyer nga Mitrovica, ku Rexhep Gjeli vëren se partizanët kishin marrë një djalë të ri, pa e ditur se ishte djali i tij shkon në drejtim të forcave partizane të cilat dorëzohen përballë autoritetit të tij dhe e liron, ndërsa më pas këta partizan i liron Shaban Palluzha.

Drenica ka një të kaluar të lavdishme
Drenica ka një të kaluar të lavdishme, popullsia e kësaj treve ka bërë qëndresë aktive kundër pushtuEsve të huaj. Në këtë vend lindën dhe u zhvilluan lëvizje, ngjarje e luftëra të karakterit çlirimtar. Dhuna dhe terrori i ushtruar në Drenicë në vitin 1944 bëri që popullsia e kësaj treve të organizohet për mbrojtje, më qëllim të ruajtjës së jetës, nderit, pasurisë së popullit, e sigurimin e rendit publik.
Në dhjetor të dyzet e katëtertës u formua Brigada e Drenicës me Komandant Shaban Palluzhën,dhe zëvendës komandant të parë Rexhep Gjelin. Më të u kthyer nga fronti i Shalës 10.02.1945 Mehmet Gradicës i caktohet detyra e zëvendës komandantit të parë kurse Rexhep Gjelit komandant i Gardës së Shtabit Suprem. Shtabin e brigadës e përbënin: Azem Aruqi, Rexhep Gjeli, Feriz Boja, Hamëz Istogu, Hazir Xhaka, Mehmet Gradica, Miftar Bajraktari, Mulla Ilias Broja, Rifat Maloku, Sadik Lutani dhe Ukë Sadiku. Brigadën e përbënin 7 batalione çdo batalion përbëhej nga 4 kompani sipas sistemit të ushtrisë shqiptare, poashtu ishte formuar dhe Garda e Shtabit Suprem.

Beteja e Gradicës
Se ishte luftëtar autoritativ vlenë të cekët dhe një ndodhi gjatë kohës së luftimeve në Gradicë, në një moment derisa lufta zhvillohej më intensitet të madh Rexhep Asllani ju drejtua Rexhep Gjelit dhe Brahim Lutës” … O Rexhep Gjeli e Brahim Luta do luftojmë në këtë kullë përderisa themelet e saj nuk do rrafshohen më tokë, nga granatat, topat e murtajat e armikut dhe asgjë më nuk më dhimbet të jap jetën për lirinë e vatanit, vlenë të theksohet së njësitet e Lëvizjes në Gradicë u poziconuan me një përpikshmëri të caktuar strategjike e luftarake, ashtu të maskuar pritnin kundërsulmë të forcave të armikut. Më 14 shkurt 1945 Rexhep Gjeli dhe Brahim Luta organizojnë mbledhje me eprorët e njesive ushtarake më të cilët shqyrtonin gjendjen e krijuar dhe konstatuan” se; Me pushtimin e Kozhicës, Krasmirocit (në Krasmiroc ishte i vendosur Shtabi Suprem pjesë e të cilit ishte dhe Rexhep Gjeli) dhe të disa vëndeve strategjike ne Gradicë u shkëput lidhja me njësitet të tjera dhe Shtabin Suprem, poashtu është vërejtur dhe koncentrim shumë i madh i forcave armike në këto anë. Më 14 Shkurt në oren 20:00 pas përgatitjeve dhe në befasi sulmohen pozicionet e armikut në pjesën lindore të Gradicës më një gjatësi frontale 5 km në dy drejtime: ne krahun e majtë në rajonin e rrafshit të Bardiqëve njesitet ushtarake të udhëhequra nga Regjep Gjeli, Ajet Qirezi, ndërsa nga malete Litkocit njësitët e udhehequra nga Asllan Lladrovci e Beqir Vinarci. Mbas këtij sulmi u vu lidhja me njësitët e tjera dhe Shtabin Suprem.
Ne Terstenik u zhvillua beteja e fundit e udhëhequr nga Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica
Sipas Shtabit Operativ të Kosovës të ushtrisë jugosllave thuhet se aksioni më i madh luftarak kundër forcave të Shaban Palluzhës është zhvilluar me 21 Shkurt 1945 në Tërstenik.
Beteja vendimtare ishte të Dvoranet e Tërstenikut, kjo betejë i dërgoj këta komandant në përjetësi. Nga të shtënat e artilerisë plagoset rëndë Komandanti Suprem i forcave të Lëvizjes Shaban Polluzha. Komanda kalon të Mehmet Gradica, i cili së bashku me anëtarët e tjerë të Shtabit Suprem merr vendim se qëndrimi i mëtutjeshëm në këtë vend paraqet rrezik të madh, merret vendim që në mbrëmje forcat e Lëvizjes të tërhiqen duke sulmuar armikun në tre drejtime: Në lindje të sulmoj njësiti ushtarak nën komanden e Mehmet Gradicës, Jusuf Gjilanit, Brahim Lutës, Ajet Gjelit. Në Juglindje të sulmoj njësiti ushtarak nën komanden e Azem Aruqit, Hamëz Istogut e Rifat Galicës. Krahu i majtë i njësitit të parë nën komandën e Regjep Gjelit, Ajet Qirezit, Shasivar Alisë. Para se të filloj sulmi,Mehmet Gradica u bëri vizitë të gjitha pozicionëve të lëvizjes duke u konsultuar individualisht me eprorët kryesorë, por për fat të keq në momentin e parë kur filloj sulmi një predh artilerike e godet Mehmet Gradicen nga pozita e tij luftuese Regjep Gjeli e nxjerr pasqyrën nga gjepi dhe duke shiquar në pozitën luftuese të Mehmet Gradicës e thotë: “Eu Mehmet Gradica të hangren rrebelat”, granata i kishte këputur këmbën e djathë mbi gju Mehmet Gradicës, ndonëse mungonin mjetet sanitare, Mehmetit ju dha ndihma e parë dhe e strehuan në një vend të përshtatshëm deri sa të ndërmerrej hapi tjetër.

Rexhep Gjeli merr komandën supreme

Në atë gjëndje si ishte Mehmet Gradica, i plagosur rëndë ftoi anëtarët e tjerë të Shtabit Suprem të lëvizjes në konsult. U vendos unanimisht që komandën e përgjithëshme ta merrte Rexhep Gjeli, anëtar i Shtabit Suprem. Më të marr komandën Rexhep Gjeli vendos të veproi sipas planit të miratuar më parë, shpërthimin e rrethimit të trefishtë. Para se të fillonte sulmi ishte bërë edhe plani pë tërheqjën e Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës, që planifikuar të hipën në kuaj dhe në mbrojtjen e zjarrit të armëve të nxirren prej rrethimit. Për këtë punë u angazhua Rexhep Gjeli, Ajet Qirezi, Isuf Gjilani e të tjerë. Forcat ushtarake të Lëvizjes nën komandën e Rexhep Gjelit shpërthyen rrethimin dhe nisen në drejtim të Gllogovcit (Drenasit), në fshatin Qikatovë e Vjetër si pasojë e plagëve te marrura Komandati Shaban Polluzha ndërroi jetë, të cilin e varrosin nën akull të Lumit Drenica, tek vëndi i quajtur Bresillë në Çikatovë. Nga këtu, Mehmet Gradicën e plagosur, e bartin bashkluftëtarët e tij Brahim Luta, Rexhep Gjeli, Isuf Gjilani e Xhemë Zeqiri, në drejtim të fshatit Dobroshevc, tek shkolla e këtij fshati ndërroi jetë në mbrëmje të po kësaj dite.
Rexhep Gjeli vazhdon më beteja të tjera derisa kalon në përjetësi në Qyqavicen legjendare së bashku me djalin e vetëm duke luftuar kundër pushtuesve serb.
Bashkëluftëtarët Rexhep Gjelin e përshkruajnë si krah i djathtë i Shaban Palluzhës, si njeri të fjalës dhe të pushkës. Tradita e luftës për liri të Gjelat e Likoshanit vazhdoj, në luftën e fundit për liri të zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, lagjia Gjeli ishte shëmbull i luftës për liri.
Sot shumë rrugë qytetësh e fshatrash përfshirë dhe shkolla e Likoshanit mbajnë emrin e Rexhep Gjelit, në shenjë nderimi të jetës dhe veprimtarisë së heroit poashtu organizohen akademi përkujtimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat