Bashkimi Kombëtar është një proces i pandalshëm

Opinione

Bashkimi Kombëtar është një proces i pandalshëm

Nga: Nga: Ramiz DËRMAKU Më: 30 shtator 2015 Në ora: 08:51

Mendimi im është se ne na duhet kohë për një bashkim Kombëtarë . Mirëpo të gjithë duhet ta kuptojnë se ky procesë është i ngadalshëm i vështirë por i pa ndalshëm.

Deshëm ne ta pranojnë apo jo ky proces ecë ai nuk ndalet dhe është i pranueshëm për ne por edhe për BE-ne. Por duhet kohë sepse ne ende s’kemi filluarë debatin publik rrethë kësaj çështje si elemete i parë drejt bashkimit Kombëtarë.

Por si gjithëher gjërat nuk lëvizin shpejt. Ky proces i rëndësishëm kombëtarë ka ndodhur në shumë shtete prandaj është normale që të ndodhë edhe tek ne shqiptarët.Për mos me humbur shumë kohë dhe pa bërë analiza të thella del konstatimi se procesi i bashkimit Kombëtarë i Shqipërisë dhe Kosovës i përngjan shumë bashkimit të dy Gjermanive, ku liderët ku kreu politik i Gjermanisë Lindore heqën dorë nga interesat personale dhe vendosmërisht u angazhuan për bashkimin Kombëtarë ( këtu duhet cekur edhe atë që gjatë bashkimit të dy gjermanive , nuk u shkrep asnjë plumb dhe kështu u realizua ëndërra e kamotshme e gjermanëve për bashkimin kombëtarë.

Ne për ti mbrojtur interesat tona personale, familjare, kurruptive, etj ,etj, dëmtojmë por edhe pengojmë rrugën drejtë bashkimit kombëtarë. Ne shumë shtete të botës, për interesat e popullit shtetet më demokratike heqin dorë nga sovraniteti i tyre vetëm e vetëm që shteti të zhvillohet më shumë dhe më shpejtë. Sepse duke i respektuar edhe Konventat Ndërkombëtare të cilat mbrojnë apo thënë shkurtë përkrahin dëshirën- vullnetin e popullit (cilido qoftë ai) për bashkim Kombëtarë.

Kombit shqiptarë për ti mbrojtur interesat politike, ekonomike, shkencore, kulturore, etj, na duhet bashkimi kombëtarë. Kjo ide nuk ka lindur sot nga ne, por ka lindur vite e shekuj më parë nga gjiri i popullit, mirëpo fqinjët tanë të friksuar nga Bashkimi i shqiptarëve çdo herë bënë orvatje titanike ta ngadalësojnë këtë proces të natyrshëm dhe të drejtë. Nga ne të gjithë kërkohet një angazhim i madhë, një vendosmëri, një guxim më i madhë për ti prirë këtij bashkimi Kombëtarë.

Mendoj se ky proces duhet të përkrahet jo vetëm nga liderët tanë por edhe nga populli, bujku, mësuesi, rinija, të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh se ku ata jetojnë apo veprojnë. Gjithashtu mediat e shkruara dhe ato elektronike duhet të flasin e shkruajnë se si duhet arritur më shpejtë tek bashkimi Kombëtarë, ata duhet sqaruar popullit se çka do na sjellë bashkimi kombëtarë- të mirat dhe të ligat.

Mendimet e disa analistëve, gazetarëve, mediave të shkruara dhe atyre elektronike,sepse ato janë faktori i katërt që ndikojnë pozitivishtë në bindjen e popullit dhe përcaktimin e tij. Nuk guxojmë dhe as nuk duhet të lejojmë të shkruajmë apo të falsim se bashkimi i shqiptarëve do ta qeverisë ballkanin , etj etj Në këndin historik, shqiptarët janë një komb, i cili padrejtësisht i është privuar e drejta për të jetuar i lirë në trojet e veta autoktone(të bashkuar), ndërkaq në këndin politik, bashkimi kombëtar mbetet i vetmi opsion. Pa dyshim se meritat e Shqipërisë , janë elementët kryesorë të cilët e dërguan Shqipërinë në aleancën Euro-atlantike të NATO-s dhe aderimin për në BE.

Ajo që bien më shumë në sy në diplomacinë shqiptare(politika zyrtare e Shqipërisë) është fjala Kosovë, (lobimi për njohjen e shtetit të pavarur), në kontekst të të cilit vetvetiu kuptohet se bëhet fjalë për politikë nacionale(si element i pashmangshëm). Kjo do të thotë se elementet kombëtare janë segmente të pandashme, natyrisht edhe të përhershme. Në këtë kontekst nuk mund të pasqyrohen pikëpamje diversive për momente elektorale(fushata patriotike për pushtet) për faktin se Shqipëria në NATO, dhe BE, nuk ishte justifikim për gara politike, (as në Kosovë dhe as në Shqipëri)për faktin se aderimi në “kontingjentin” e botës së fortë është arritur falë një procesi të gjatë të kombit shqiptar në ecjen e vet drejt integrimeve.

Pa dyshim ky është një sens krenarie për shqiptarët, si festë e gjatë dhe e përhershme, ashtu siç është pavarësia e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, i cili mbetet moment historik i papërsëritshëm. Integrimi i Shqipërisë në NATO, dhe BE, është vetëm pranim i realitetit të ri të politikës shqiptare, për faktin se edhe Kosova(shtet sipas standardeve demokratike) është një tjetër Shqipëri, e cila do ti bashkohet botës së civilizimit modern.

Para se të arrihet integrimi Euroatlantik, shqiptarët do të konfirmojnë integrimin brenda rajonal (Minishentgeni ballkanik), si element bazë të bashkimit kombëtar. Por, një gjë e tillë sërish do të nënshkruhet nga ati i demokracisë së Shqipërisë, Sali Berisha, i cili do të bëjë promovimin e bashkimit kombëtar, i cili sublimohet pas ndërtimit të autostradës nacionale Durrës-Merdare,(bashkimi nacional si ndërkomunikim).

Një gjë duhet të kuptojnë të gjithë; shqiptarët po rriten po bashkohen dhe fuqizohen dita-ditës. Duke u mbështetur në filozofinë; trimi i mirë më shumë, kjo u dëshmua se “shokët e shumtë” të shqiptarëve janë vërtet ata të fortët e Globit. Dhe, armiqtë e kombit shqiptarë kanë shumë arsye të ndihen në siklet për këtë. Hyrja e Shqipërisë në NATO, dhe Pavarësia e Kosovës padyshim janë dy ngjarje ndër më të arriturat e kombit shqiptar në fushën e integrimeve ndërkombëtare, ndërkaq, bashkimi kombëtar është një proces i pandalshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat