Shteti SHIK e SHIK-u shtet

Opinione

Shteti SHIK e SHIK-u shtet

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 29 shtator 2015 Në ora: 19:13

Që nga themelimi i ndërmarrjes së krimit-SHIK-ut,në kurriz të popullit janë luajtur “lojra” të ndyta,të pista e të rrezikshme.

Kaluan 17 vite nga pëzënia,ad hoc,e Sërbisë dhe kurrë një vrasës nuk u vu në pranga.Kurrë një vrasje nuk u zbardh.

Asnjë SHIK-ist nuk u përjashtua nga puna,nuk u vu para drejtësisë.Dështim.

SHIK-istët janë kudo,por nuk duken ashiqare,sepse janë si tlyeni në qumshtë.

Ka edhe të tillë që janë zgjedhur në pozita kyçe,si bie fjala,Kadri Veseli dikur drejtor i SHIK-ut e tash kryetar i legjislativit.

Kjo flet boll për SHIK-në që po rritet e pozicionohet dhe nuk është larg mendje,që të rifillojë serinë e vrasjeve „misterioze“.

Çka bëjnë Azem Syla,Latif Gashi dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe a ndjehen të lirë moralisht pas gjithë atyre vrasjeve.

Të gjithë në SHIK kanë pasë detyra të caktuara,si njësia e zbulimit,njësia e ekzekutimit,njësia e vrojtimit e të tjera,por njësi mbi njësitë ka qëndruar bossi-Hashim Thaçi.

Pra sa të ketë fuqi politike Hashim Thaçi,SHIK-ut vetëm i rritën „brirët “.

Lëvizj a VV duhet të fokusohet edhe kundër Hashim Thaçit,si politikan që e shkatërroi dhe po e shkatërron Shtetin e Kosovës.

VV-së duhet t`i baskangjitën edhe oponentën e Isa Mustafës në LDK.

Edhe populli duhet të thotë:-Ja morava,ja çorava.

Pa u përmby ky shtet SHIK-ist,Kosova mbetet e humbur dhe populli i frustruar dhe në mjerim.

Këso udhëheqje nuk vyen as për çoban nëpër stane.

Albin Kurti presupozon,në t`ardhmën e afërt,termet në politikën Kosovare,por termeti po ndodh çdo ditë.

Nëse ndodhin e duhet të ndodhin ndryshime në politikën e Kosovës dhe atëherë nuk deo të jetë tërmet,por zgjidhje.

Dhe fillimisht duhet të largohen nga qeveria,si kryetari,si ndihmësi;që janë njeri qen e tjetri bisht.

Dhuna në politikë nuk duhet të mbijetojë se rezultati është shkatërrim.

Isa e Hashimi,kanë ardh në pozitat që janë përmes dhunës,hajnisë e gënjeshtrës.

Prandaj duhet të shkojnë të ndëshkuar.

Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat