Berisha publikon një dosje të re të mafies politike

Opinione

Berisha publikon një dosje të re të mafies politike

Nga: Nga Sali Berisha Më: 29 shtator 2015 Në ora: 07:31

Qytetari dixhital denoncon drejtorin e policise se Korçes, ish kandidatin per deputet te PS ne zgjedhjet e vitit 2013 ne Fier, Ajet Zyberi si eksponent te lidhur me krimin dhe trafiqet kriminale. Ketu me poshte keni informacionin e tij. sb

“KONFIDENCIALE:Mirembrema z.Berisha! Me shqetesim dhe ndjeshmeri qytetare,dua tju ve ne dijeni te disa fakteve,qe lidhen me drejtorin e policise se Korces,Ajet Zyberi,emeruar ne fund te gushtit ne kete detyre. Emerimi i tij ka sjelle reagimin e opinionit korcar,te cilet e njohin drejtorin e sotem te policise,si inspektorin e krimeve ne vitet 90-93,i cili ka qene i perfshire drejtperdrejt ne trafikun e qenieve njerezore. Dhe konkretisht Zyberi mban mbi supe akuzen e trafikimit ne Greqi, per qellime prostitucioni te dy vajzave nga qyteti i Korces,akuza per te cilat asnjehere nuk filloi ndjekja penale dhe arsyet jane te qarta. Sipas vete oficereve te policise se Korces,qe kane punuar me Zyberin,ai eshte arrestuar ne Greqi per trafik narkotikesh,me identitet tjeter dhe me pas eshte arratisur nga burgu. Natyrisht qe emri i tij per ju mund te mos jete i panjohur,edhe per shkak te lidhjeve politike direkte me Ramen,qe e suportoi duke e futur ne listen e deputeteve te Qarkut Fier ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2013. Nuk mundi te fitonte per pak vota dhe si mburret neper Korce,nuk fitoi se e paska inat Gramoz Ruci,te cilit i paska rrahur keq djalin.

Per rrahjen e djalit te Rucit u procedua per plagosje te lehte me dashje. Situata e rende kriminale ne Rajonin e Korces ,ku vetem mengjesin e se enjtes nje grup kriminal prej 3 personash,te armatosur dhe maskuar grabiten nen kercenimin e armeve nje pike karburanti dhe dy dyqane ne fshatin Vashmi,eshte nje arsye e forte qe t’i ndaj me ju keto informacione.

Banoret e fshatrave te fushes se Korces thone se vjedhjet dhe grabitjet po behen fenomen i perditshem,ndersa policia eshte inekzistente. Natyrisht,kur Korces i sjellin nje drejtues policie,krejtesisht politik dhe per me teper, te dyshuar per lidhje me grupe trafikantesh,duket qartazi se Zyberin e kane sjelle ketu per gjithcka tjeter,vec punes se policise. Pse e them kete z. Berisha? Sepse Zyberi u emerua ne Korce pas zbulimit te nje rrjeti qe trafikonte droga te renda drejt Greqise.

Mesa duket drejtori ne detyre Edmond Tarkaj kishte gabuar kur arrestoi dy shoke te Spiro Bardhit(Ragamit sic i thone ndryshe kumbarit te Niko Peleshit) duke ju sekuestruar 2 kg heroine dhe 1 kg kokaine. Per kete “gabim” Tarkaj u transferua ne Diber dhe vendin e tij e zuri Zyberi. Per te qene me afer grupeve te interesave politike dhe jo vetem,Ajet Zyberit i la nje apartament per te banuar Spiro Bardhi,tek kompleksi City Center,qe ai e ka ne pronesi. Ju pershendes perzemersisht dhe ju uroj gjithe te mirat B.D”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat