Ministri Arsim Bajrami po i hakmerret Kolegjeve Private

Opinione

Ministri Arsim Bajrami po i hakmerret Kolegjeve Private

Nga: Fidan Mustafa Më: 28 shtator 2015 Në ora: 21:14

Vendimi i Ministrit të MASHT-it, Arsim Bajrami, për ligjin që ndalon studentët e institucioneve arsimore private të punojnë në institucionet arsimore në sektorin publik, i ngjason vendimit të ish kolegut të tij Ram Buja, për t’i lenë këmbët e “arushës” apo “Pataten e nxehtë” Ministrit që pritet të zëvendëson Arsim Bajramin pas dy apo tre muajsh, ku me këtë vendim njëherë po ushtron presion kolegjeve private për t’i rritur pagën në të ardhmen për vete.
Për vendime të këtilla skandaloze që ndodhin thuajse çdo ditë në Kosovë, nuk habitem fare sepse skandale të këtilla përcjellin Kosovën tash e 16 vjet, mirëpo ajo çka është për keqardhje, është fakti kur kjo ndodh nga një profesor universitar, i cili për 15 vite, mijëra studentëve ju ligjëroi për ‘moralin’ profesional, etiken profesionale, drejtësinë juridike, demokratike, institucionale, Kushtetuese e çka jo tjetër!!!
Ministri aktual i MASHT-it, Arsim Bajrami, derisa punonte në të kaluarën në institucionet e arsimit të lartë privat në Kosovë (deri vitin e kaluar), shumë nga studentët kaluan nga institucionet arsimore publike në ato private, pasi shumë nga studentët vlerësuan profesorin me angazhim në arsimin privatë. Menduan se gjithçka është në rregull dhe referenca për shumë studentë ishte po Ministri aktual prof. Arsim Bajrami, e ky i fundit lobonte mjaft për kolegjet private.
Në shumë institucione të arsimit privat, një profesor me titullin DR paguhet edhe për kokë të studentit përveç pagës bazë, apo siç quhet ndryshe me termat e politikes ‘BENIFICIONE’ nga kolegjet, pasi në këtë formë konsiderohet një sukses nga profesorët, ndërsa ky i fundit joshë sa më shumë student në kolegjet private.
Në të kaluarën jo shumë të largët, prof. Arsim Bajrami me shumë lehtësi ne kolegjet private arrinte të bënte dy e tri grupe të studentëve, e jo rrallëherë këto grupe i plotësonte me studentë nga Universiteti i Prishtinës, pasi kishte studentë të atillë që nuk i kalonte te e “Drejta Kushtetuese I & II” me vite, duke anuluar provimet, humbjen e afateve, e deri te bllokimi i studentëve në lenden e tij për teke personale, ndërsa i njëjti student kur kalonte në kolegjet private, respektivisht në grupin e prof. Arsim Bajramit aty e kalonte me lehtësi.
Por, le të kthehemi të morali profesional për cilin na ligjëroi profesori i ‘nderuar’ qe 15 vjet në Kosovë. Nëse bënë sadopak një hulumtim të vogël në internet mbi të kaluarën e Ministrit aktual prof. Arsim Bajrami e të tashmen, shohim se deri në vitin e kaluar profesori në fjalë ishte në marrëdhënie pune në shumë nga institucionet private me paga të majme si p.sh;

1. Në kolegjin “AAB” pagën vjetore prej 7.000 Euro,
2. Në kolegjin “Fama” pagën vjetore 18.000 Euro,
3. Në “Universitetin e Prishtinës” 6.000 Euro,
4. Në Kuvendin e Republikës së Kosovës 20.000 Euro,
5. Akademia e Shkencave dhe Arteve 10.800 Euro,
6. Honorarët në Master “UPHZ” 2.500Euro.

Në bazë të praktikave cilat janë në Kosovë, gjithë jemi dëshmitarë se në shtetin tonë, “supermenet” deklarojnë vetëm 30-40% të pasurisë apo vendeve të punës, andaj statistikat e lartcekura nuk janë definitive, pasi këta “supremen” mbajnë edhe shumë vende punë të padeklaruara.

Konstatimi përfundimtarë në bazë të dhënave të lartcekura del se; profesori në fjalë për shkak të pazareve të tyre private me kolegjet, po ndëshkon studentët si pasojë e inateve e tekeve personale siç ka ndëshkuar studentët në UP padrejtësisht në të kaluarën. Andaj bëjë thirrje institucioneve të drejtësisë që letë merren me rastin, e jo të pësojnë vazhdimisht qytetarët e pafajshëm për shkak të egos, tekeve, inateve personale.

Referenc: Kolegji “AAB” (http://botasot.info/opinione/381142/profesoret-pushtetare-kerkojne-paga-te-dyfishta/), Kolegji “Fama” (http://gazetajnk.com/?cid=1%2C987%2C4435), Institucionet Publike (http://akk-ks.org/declaration/2015/Qeveria/Ministria_e_Arsimit,_Shkences_dhe_Teknologjise/Arsim_Bajrami.pdf).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat