E gjeta njërën që mund të "hahet" me Isa Mustafën!

Opinione

E gjeta njërën që mund të "hahet" me Isa Mustafën!

Nga: Kimete Berisha Më: 27 shtator 2015 Në ora: 15:57

Grindja është "mjeshtri" e madhe. Duhen shumë nerva dhe shumë energji të mund të grindesh me dikë.
Dikush është i aftë, ka talent të lindur për t'u grindur me njerëz, pa e prishur qehren, pa e humbur përqëndrimin, pa u skuqur dhe pa i ra pishman.
Ama shumëkush, ku bëj pjesë edhe unë, aspak nuk di të "hahet", por menjëherë, pas fjalës së parë të idhët, kalon në "aksion", thyen naj filxhan, shan me apo pa nanë, kishe po e përplasi derën, eventualisht ne rastin më ekstrem mund të thotë "shko në rrrs". Dhe, pastaj të nesërmen, krejt spontanisht mund kthehet dhe përsëri të pajtohet me ty, sikur nuk ka ndodhur asgjë mes jush.
Ama, janë do njerëz që nuk "kthehen", që janë të "pakthyeshëm", kokëfortë dhe dogmatë, që shkojnë deri në fund të fundit, edhe kur e dinë se e kanë gabim, nuk pranojnë të lëshojnë pe e të falin veten e as të tjerët.
Isa Mustafa është i tillë. Kokëfortë dhe grindavec, i pakthyeshëm dhe hakmarrës. Nuk fal, as nuk harron. Është në gjendje të mbaj inat me vite e me dekada dhe nuk pranon të qetësohet. Të fitosh luftën me Isa Mustafën nuk është lehtë, sepse atij nuk i bëhet vonë, është i disciplinuar në planin e tij hakmarrës, dhe ka shumë nerva dhe koncentrim.
Këta njerëz kanë kohë për të mbajtur inat dhe mllef në zemër, thuajse kanë 9-të shpirta, thuajse janë të pavdekshëm, dhe kanë aftësi edhe për ta mbajtur inatin pa e shprehur me fjalë, përderisa nuk i prek në pare dhe në fëmijë, të cilët i konsiderojnë si pronë private. Atëherë, nëse i prek në "loçkë" këta persona shpërthejnë, dhe kur shpërthejnë këta, katastrofë, as nuk e njeh veten, as nuk u beson veshëve t'u çfarë shamjesh dëgjon ti nga goja e tyre. Në raste të rënda, këta dinë të përdorin edhe forcën fizike kundër rivalit të pabindur.
Mllefi dhe hakmarrja e tyre është llavë, që djeg secilin që i zemëron ata një herë, një herë të vetme. Te ata s'ka "dy herë".
Pra, nuk vjen n'shprehje t'u bësh diçka keq, konrektisht ndonjë vepër të keqe, atyre u mjafton një fjalë e keqe që ke thënë për ta, të të hakmirren e të ta nxijnë jetën, kurrë pa u ndal, sa të kenë jetë.
Psikologjia thotë se kokëfortët janë njerëz të ndjeshëm, që thyhen shumë lehtë, nga një fjalë e vetme. Astrologjia ua atribon kokëfortësinë dhe prirjen për t'u hakmarr personave të lindur në muajin Maj. Prandaj, vetëm një njeri i Majit mund t'i tregojë një njeriu të Majit se çka është kokëfortësia e vërtetë.
Të dy të lindur në muajin Maj, njerëz të hakmarrjes dhe mllefit, pas Isa Mustafës, vetëm Bleona Qereti më ka befasuar me "talentin" e saj të madh për t'u grindur dhe për të sharë çmendurisht, pa rrehur qepallë. Më ka habitur me mbamendjen e saj, me natyrën e saj hakmarrëse, dhe me gjakftohtësinë e saj për ta vrarë me fjalë njeriun për një fjalë goje që e ka thënë njëzet vjet më parë.
Isa Mustafa i tha "gomar" Albin Kurtit dhe i kërkoi "falje" gomarit, që e krahasoi me Albinin. Bleona një gazetares i tha "kurvë", dhe nuk i tha kurvë një herë, as dy herë, por dhjetëra herë i tha "kurvë", për shkak se ishte lënduar sedra e saj, thembra e saj e Akilit, që e gjetën në bythën e saj.
Ta kishte opozita e Kosovës një zëdhënëse si Bleona, Isa Mustafa do të zmbrapsej deri në pranverë.
Kur i dëgjon Isa Mustafën dhe Bleona Qeretin çfarë flasin publikisht, pa qime në gjuhë, dhe se si hakmirren sa herë që marrin frymë, e kupton sa i paguximshëm je ti që kujton se je më i guximshmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat