Politikanë e akademik të ndershëm, nga të gjitha trojet shqiptare, Bashkohuni!

Opinione

Politikanë e akademik të ndershëm, nga të gjitha trojet shqiptare, Bashkohuni!

Nga: Gëzim Mekuli Më: 26 shtator 2015 Në ora: 13:19

Mendimi se vetëm LVV do ta lufton politikën agresive të Serbisë në raport me unin dhe kombin shqiptarë, ështe i gabuar, emocional, dhe jo i drejtë.

Për ta luftuar politikën e Serbisë kundër shqiptarëve në Ballkan, duhet angazhim, punë dhe përkushtim që nga nxënësit e shkollave fillore e deri ke pensionistët.

Serbia e Nikolla Pashiqit, Ivo Andriqit, Dobrica Qosiqit,Rankoviqit, Millosheviqit, Tadiqit dhe sot e Vucicit,nuk do të pengohet, nuk do të gjykohet, nuk do të zbapset, e as të luftohet, nëse ne, përsëri, fatkeqësisht përsëri, mendojmë e shpresojmë se, vetëm një parti, vetëm një lider, një politikan, një akademik apo vetëm një krah i armatosur partiak mund ta mposhtë e ta cmontoj filozofinë cetnike të Serbisë kundër ilirëve të këtij gadishulli ballkanik..

Mendoj se, po nuk u angazhuan të gjithë, pra të gjihtë të ndershmit e të pakorruptuarit nga të gjitha partitë politike (jo vetëm në Kosovë) nuk ka fitore ndaj politikave okupuese të Serbisë; nuk ka luftim të Serbisë. Ta coj mendimin deri në fund: Po nuk u angazhuan intelektualët dhe akademikët shqiptarë, pa ngjyra ideologjike, klanore e partiake, nuk ka luftim të Serbisë në Kosovë, e qebesa, as luftim të Greqisë në Dhërmi e në Sarandë!.

Konsekuent deri në fund, nëse mendohet e ëndërrohet se, kulti i një personi, intelektuali, akademiku apo i një partie ka fuqi e kondicion ta cliroj e ta demokratizoj një komb, është përsëri mendim i mashtruar.

Cmontimi i Serbisë në tokat ilire do të ndodhë atëherë, dhe vetëm atëherë, kur ne nuk do të ushqehemi me ëndërrat e bukura ballkanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat