Halli i popullit është si të jetohët më mirë

Opinione

Halli i popullit është si të jetohët më mirë

Nga: Nga Skënder MULLIQI Më: 5 shtator 2015 Në ora: 15:53

Pas lufta shfaqi shumë të meta të pozitës dhe opozitës. Dhe rrjedh pyetja logjike.A kush ta shlyej ndotjën e shkaktuar në politikën e Kosovës? A ka mundësi të lahen të gjitha mekatet e tyre në kurriz të popullit dhe të Kosovës. Sigurisht se do të jetë shumë vështirë të riparohet i gjithë dëmi I shkaktuar. Dhe, për këto vite të qeverisjës më shumë patën dështime së sa të arritura .Të kthehemi pak në raportin pozitë opozitë gjatë këtyre viteve. Dihet së Kosova u udhëhoq me koalicione , sepse asnjëra parti politike nuk I fitoi votat e mjaftueshme që vet ta drejton shtetin. Ishim dëshmitarë si në parlament , ashtu edhe në media për zënkat për ëështje të rëndësishme dhe më pak të rëndësishme politike të pozitës dhe opozitës. Këto zënka të ndërsjella shpesh po bëhën me gjuhë të ashpër dhe jashtë rregullave demokratike të lojës. Por, nga gjitha këto është lënë përshtypje në opinion së këto zënka apo këto dialogje janë më shumë farsë, për ta mbuluar mos punën e pushtetarëve dhe të opozitareve , sepse që të dyja palët kanë biznese të përbashkëta, të cilat biznese mundohen dhe deri me tash edhe ia kan arritur qëllimit ti mbrojnë, me gjoja këto kritika të ashpra ndërmejt veti.Kjo është gjëja me e keqe qe po i servohet popullit, I cili gjithnjë e më shumë po torturohet nga kjo kastë politike shumë e papërgjegjshme dhe shumë e pa përfillshme .Kritikat e ndërsjella që po bëhët tash të pozitës dhe opozitës , me duket se kan bukur shumë karakter të njejtë politik. Pse thëm kështu? Kur Qeveria e Hashim Thaëit ishte në krizën më të madhe ajo doli nga kriza pikërisht nga opozita e cila sipas rolit që e ka në parlament nuk guzon të sillet në atë menyrë.Kjo ndodhi disa herë deri me sot.Tash kjo gjuhë e ashpër e cila po pëdorët qe disa kohë midis Qeverisë dhe VV më shumë po ngjanë në fushatë parelektorale dhe për ta zhvendosur vemendjen nga problemet e mëdha ekzistuese të natyres sociale , ekonomike dhe të natyrës politike shumë të degraduara, sidomos pas firmosjës në Bruksel të marrveshjës për Asociacionin e Komunave Serbe dhe pas nenshkrimit në Vjenë të vijës për demarkacionin më Malin e Zi ,ku po humbën gadi 10 mijë hektarë .Këto manovra politike mund të pijnë ujë ende të një pjesë bukur e madhe e popullit të cilët janë dhën pas partive politike , pa e shikuar interesin e përgjithshem.Këto lajra politike po bëhën pikërisht se ende nuk e kemi arritur vetëdijën e duhur kombëtare, për të mos toleruar gjera të tilla shumë të ulëta të pozitës dhe opozitës në kurriz të popullit. Deri sa populli nuk vetëdijesohet me gjasë kjo kastë politike do të vazhdon lojën e djallit.Ëka janë më rëndësi tek e fundit deklaratat e kryeminsitrit te Kosovës, Isa Mustafës rreth sjellës se VV. Ose sa rëndësi dhe ëka iu hyn në funksion popullit të Kosovës kundërpërgjigjet që po I bëhën kryeministrit nga ana e VV. Po këto zotëri të ndëruar janë lojëra fëmijësh.Kështu nuk arrihet qëllimi që të stopohet Serbia e cila gjithnjë e më shumë po futet në Kosovë.Rreth kësaj teme shumë të ndieshme duhet vendos parlamenti dhe duhet të ekzistoj uniteti. Tjeter, që i duhet këtij vendi dhe njerëzve të këtij nënqielli është së si të dilet nga kriza ekonomike dhe politike. Si të gjendet zgjedhja për të arritur mirëqenja shoqërore e cila shumë po na mungon pikërisht për fajin e kësaj struktuare të profiterëve politikë .Me këta njerëz në krye të shtetit shihet edhe nga qielli së nuk do të arrijmë bash askund. Gjendja e keqe me gjasë do të vazhdon të thellohet . Nuk do të kemi prosperitet dhe as rritje të standardit të jetesës. Nuk do të kemi investime të jashtme pa të cilat vështirë është të dilet nga kriza e katandisur ekonomike. Gjithnjë vendi po merre panoramë të zymtë. Rrugët janë të zbrazuar dhe njerëzit duken të thyer krejt moralisht . Nuk ka gjallëri, sepse njerëzit janë demoralizuar me gjendjën e pa përspektivës së krijuar për të jetuar në Kosovë. Duhet të jemi realist në vlerësimin e situatës në të cilën aktualisht gjendemi. Ajo nuk është e mirë, prandaj , edhe shumë kush vetëm po e prêt rastin të largohet nga vendlindja e tij. Askush nuk e lëshon vendin nga dëshira duke marrë botën në sy pa ditur se ku do ta gdhinë e nesermja. Janë krijuar qëllimisht rrethanat e tilla politike . Ketu mud të kam edhe gabim se një zgjedhje ekziston,ajo është që kurrë më elektorati mos të voton për ata të cilët vodhen dhe ropën Kosovën .
Pushteti ka për detyrë të sigurojë një jetë normale politike, një jetë pa dhunë , pas shantazhe dhe pa kërcnime , pa e përdoruar forcën përveq kur të rrezikohet sovraniteti i vendit.Për të gjitha mund të diskutohet në parlament , kur vërtetë ekziston dëshira për ndryshmime pozitive.Për gjithqka që ndodhë në një shoqëri përgjegjëse është së pari pozita , kjo veq dihet.Kur nuk kalohen kufijtë demokratik të sjellejës atëherë edhe mund të flasim së gjendja është duke u përmirësuar.Atëherë do të funksinonte shteti ligjor, do të funksionojshin më mirë organet shtetërore , partitë politike bashkë me liderët e tyre etj.Asnjëres parti politike nuk I duhen aktivitete të cilat thërrasin në linq apo edhe diqka edhe më të rrezikshme për vendin.Një shtet nuk bëhët demokratik duke përdorur gjuhën e urrejtës e cila po përdorët dhe e cila tashmë e ka lodhur këtë popull, halli kryesor i të cilt është se si të jeton më mirë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat