Riza Durmishit nuk i paska bërë zemra 'vërr' për Himnin Kombëtar të Shqipërisë

Opinione

Riza Durmishit nuk i paska bërë zemra 'vërr' për Himnin Kombëtar të Shqipërisë

Nga: Kimete Berisha Më: 5 shtator 2015 Në ora: 13:30

Çfarë lajmi 'i keq' për Himnin. Zemra e tij bën 'vërr' aty ku mbushet barku i tij. Si qeni që 'han-aty ku leh'!
Njejtë si Durmishi, Bekim Fehmiu nuk pranoi kurrë të luaj asnjë rol në filmat shqip, se serbët i dukeshin superior, e shqiptarët kurrkushi.
Njeriu që edhe amanetin e la serbisht 'čovjek peva posle rata', vetëm verës vinte në Prishtinë për të shitur mend para shqiptarëve t'shkretë e t'robëruar, dhe për të mbajtur ligjeratë të zhdrejtë para regjisorëve shqiptarë, të cilët i mohoi deri në vdekje.
Luajti role dytësore në filmat me partizanë serbë, ama kategorikisht nuk pranoi asnjë rol shqip!
Kosova i ka harruar krijuesit shqiptar, por inferiore dhe serbofile qysh është kultura jonë, ka themeluar Çmim kombëtar për aktorin me prejardhje shqiptare, që krijoi vetëm serbisht, dhe që as një poezi të vetme në shqip nuk e recitoi.
Vetëm Rita Ora deri më sot nuk turpërohet, nuk e mohon atdheun e saj, dhe mburret që është shqiptare.
E çmoj shumë. Ma çon mallin e poetit dhe mendimtarit Khalil Gibran. Nuk i rrihet pa vendlinjen, edhe kur vendlindja është e varfër, edhe kur vendlindja duket e shëmtuar, ajo gjithmonë e merr me vete, dhe e zbukuron me dashurinë e saj!

(Marrë nga blogu i saj në Facebook)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat