Historia mbi emrin e Abdurrahman Roza Haxhiu-t

Opinione

Historia mbi emrin e Abdurrahman Roza Haxhiu-t

Nga: Nga Ali Haxhiu Më: 4 shtator 2015 Në ora: 11:39

Emri i vërtetë i Roza Haxhiu-t është Abdurrahman.Vëllai i tij Ali (Lika) Haxhiu e sqaron edhe “pagëzimin” e Abdurrahmanit në Roza. “Fundi i viteve 40,dera e dhomës së vizitave u hap dhe në prag të saj një djalë i gjatë,mjaftë simpatikë u shfaqë para doktor Çabej.Ishte Abdurrahmani,që kishte ardhur për tu vizituar.Në formën e një supersticioni doktor Çabej propozoi që atij t’i ndryshohej emri.Ai ishte i pari që e quajti Roza,për të simbolizuar më shumë një lule të bukur,siç është trëndafili. ROZA-Trëndafil ai përcaktim i doktorit doli jashtë dhomës dhe nuk u desh shumë kohë që Roza të zëvëndësonte Abdurrahmanin që sportëdashësit lushnjarë e më gjërë të mos e ndanin emrin e parë nga i dyti-n Abdurrahman Roza Haxhiu.Roza-Trëndafil e quajti sepse trëndafil qe në jetë dhe në fushën e futbollit.Prandaj dhe populli e thithi këtë emër menjëherë dhe nisi ta quaj Roza-Abdurrahmanin”, tregon vëllai i Abdurrahman Roza Haxhiu-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat