Kushtetuta, ligji suprem i shtetit

Opinione

Kushtetuta, ligji suprem i shtetit

Nga: Riza Smaka Më: 4 shtator 2015 Në ora: 10:02

Në të gjitha rendet juridike të shteteve demokratike, aktet ligjore dhe marrëveshjet ndërshtetërore përkatësisht ndërkombëtare , medomos, Nolens Volens , duhet të kënë mbështetje në kushtetutën e tyre.

Ndryshe , cili do akt juridik përkatësisht politik – juridik i cili nuk do të kishte mbështetje të plotë në kushtetutën, çfarë është rasti me Marrëveshjen për Asociacionin –Komunitetin e Komunave me Shumicë Sërbe në Kosovë, apriori dhe pa dilema, rezulton të jetë invalid, juridikisht i pavlerë dhe si i tillë , i paaplikueshëm!

Marrëveshka Kosovare - Sërbe për Asociacionin- Komunitetin e Komunave me Shumicë Sërbe në Kosovë ( Marrëveshja) e parafuar ditë më parë nga kryeministrat e shteteve në fjalë, jo që nuk ka mbështetje, por, është në kundershtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Kosovës!

Marrëveshja ,me verzione të ndryshshme në gjuhët zyrtare

Sikundër dihet , teksti origjinal , fillestar dhe përfundimtar i Marrëveshjes është hartuar në anglisht e rrjedhimisht i njëjti është përktyer në shqip e sërbisht ,të cilat, sipas nenit 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ( Kushtetuta) ,në vendin tonë , janë gjuhë zyrtare!
Sëandejmi , teksti i Marrëveshjes , domosdoshmërisht do të duhej të ishte i hartuar me kujdes të shtuar në koherencë e konsistencë reciproke të plotë!
Përkundrazi , në tekstin e Marrëveshjes në shqip , ose ,nga njohja e cekët e anglishtës ose qellimisht , terma të caktuara nuk janë përkthuer përshtatshëm e, në raste të caktuara, janë neglizhaur si të paqena! Gjasat janë se ,teksti i tillë i Marrëveshjes në shqip ,është hartuar nga të dy shkaqet e theksuara! Për të qenë ironia më sarkastike, teksti në fjalë, ka mund të hartohet për shmangje të dispozitave të caktuara të Marrëveshjes , të cilat, në opinionin publik kosovar ,pashmangshëm do të mund shkatonin neveri e pakënaqësi të arsyeshme!

Asociacioni apo Komuniteti i Komunave me Shumicë Sërbe

Është nevojë e , si e tillë , edhe praktikë e mirë qe ,në fillim të akteve juridike e politike, veçanërisht të karakterit shtetëror ,sikundër ,edhe të fushës shkencore, qe në pjesët hyrëse të tyre , të prezantohen termat kyqe me definimet kuptimore vetëm për kontekstet tematike konkrete në mënyrë qe të evitohen mundësitë e interpretimeve dualiste të të njëjtave . Pjesa e tillë quhet glosar të cilin Marrëveshja ishte dashtë ta kishte por mbase , nga neglizhenca dhe ignoranca teknoburokratike, në këtë rast , nuk është bërë !
Në tekstin e Marrëveshjes në anglisht kudo është përdorë termi asociacion ngjitur me komunitet :” Marrëveshja për Asociacionin – Komunitetin e Komunave me Shumicë Sërbe...” Gjithsesi aplikimi i tillë i këtyre termave nuk është as nuk mund të jetë praktikë e mirë,nga se, pashmangshëm rezulton interpretime të ndryshme e për aq edhe arbitrare!
Në fjalorët, nder më të dalluar të anglishtës , siç është Reader.s Digest, Family Word Finder, A New Thesaurus of Synonyms and Antonyms in Dictionary Form ,ose ,Concise Oxford English Dictionary, asociacioni trajtohet dhe kuptohet sinonim, nder të tjera me organizatën, federatën, konfederatën , aleancën , ligën, unionin , koalicionin , organin ( ...organization, federation, confederation, alliance, league, union, coalition, body...)
Sëandejmi , pasi që , Marrëveshja nuk e përmbanë nocionin e termave kyqe, në praktikë , kuptimi, roli dhe funksioni i Asociacionit të Komunave me Shumicë Sërbe në Kosovë , pashmangshëm, mund dhe do të interpretohet , ad hoc, konform me synimet politike , gjithnjë në kontekst më të lartë të organizimit politik , në formë të (kon)federatës e aq më parë kur ,Marrëveshja me provizionet e veta , pikërisht , në vend të asociacionit , qenësisht e reflekton sëpakut kosovën e federalizuar në binomin Kosovë dhe Asociacioni – Komuniteti iKomunave me Shumicë Sërbe në Kosovë!
Në anën tjetër termi “komuniteti” , në kontekste të ndryshme ,ka kuptimin dhe rolin e (district, locale, area, vicinity, quarter, residential suburb, environs, environment, surroundings...) distriktit, lokalit, ambientit ...varësisht se ,nga situatat të caktuara ,çfarë funksionit i dedikohet ,por ,kurdoherë me glosarin e veçantë të termave kyqe – relevante të teksteve e dokumenteve të caktuara!
Titullimi i Marrëveshjes nuk është konsekuent dhe, fillimisht ,është i kundërthënshëm referuar se trajton asociacionin ( me shumë kuptime ) apo komunitetin ( poashtu me shumë kuptime) e të cilat tok të nderlidhura,japin shumëkuptimësi të disfavorshme për një agriment ndërshtetëror qe do të duhej të krijonte një bazë unike të veprimeve praktike ,të cilat, sikundër dihet e shihet ,do të jenë edhe të shumta edhe të ndryshme e ,aq më shumë , problematike për interpretim e aplikim unik e konsekuent!

Marrëveshja nuk mbështetët në Kushtetutën por në disa akte sekondare!

Në shtetet bashkëkohore demokratike , cili do akt juridik i përgjithshëm ,pra edhe Marrëveshja , Nolens Volens, duhet të bazohet në dispozita përkatëse të ligjit suprem të shtetit- kushtetutës . Ndryshe, akti juridik i përgjithshëm qe nuk do të mbështetej apo nuk do të buronte nga kushtetuta, apriori , konsiderohet dhe është nul , juridikisht invalid dhe i paaplikueshëm, çfarë është edhe Marrëveshja në fjalë!
Marrëvreshja , në vend të apelimit në dispozitë kushtetuese adekuate, e të tillë nuk ka ( sic) pra, nuk ka as bazë kushtetuese për te, paradoksalisht e papresedencë thirret në Marrëveshjen e Parë ( First Agreement) , e cila , as aty e askund tjetër në tekstin e saj nuk identifikohet me datë e numer!
Për të qenë ironia edhe më e madhe ,Marrëveshja ,pas thirrjes në “Marrëveshjen e Parë” dhe në Ligjin për Ratifikimin e saj , apelohet , sa për sy e faqe edhe në “Kosovo Law” apo në “ Ligjin e Kosovës” qe mund të përkthehet edhe në të Drejtën e Kosovës! Gjithsesi , Kosova nuk ka “ Ligj të Kosovës “ apo “Kosovo Law” aq më parë kur, nuk ka dispozitë kushtetuese qe do të krijonte bazën për miratim të ndonjë farë aktit ligjor të tillë. Pra ,adresimi në “Kosovo Law” është lyerje e ballit me akull apo justifikim për Editë Tahirin dhe për Isë Mustafën për të theksuar se “Marrëveshja bazohet në ligjet e Kosovës” ! Të cilat qenkan ato ligje, aq më parë kur ,asnjë i tillë nuk ekziston !
Sëandejmi , duke u apeluar në “Marrëveshjen e Parë” e në “Ligjin e Kosovës” në vend të dispozitës konkrete të Kushtetutës ( e të tillë nuk ka –sic) me Marrëveshjen në fjalë është shkelur neni 16 i Kushtetutës sipas së cilës “Kushtetuta është akti juridik më i lartë i Kosovës ...” dhe të gjitha aktet juridike të përgjithshme duhet të bazohen në te!

Papërfillje dhe nëpërkëmbje e nenit 18 par. 1 dhe e nenit 93 të Kushtetutës me pikën 2 të Marrëveshjes

Sipas pikës 2 të Marrëveshjes , Qeveria e Kosovës , me dekret aplikativ më parë të vlerësuar nga Gjykata Kushtetuese, do të fuqizojë Asociacionin -Komunitetin e Komunave me Shumisë Sërbe në Kosovë. Në atë mënyrë , papërfillshëm është nëpërkëmbur neni 18 par. 1 i Kushtetutës,me të cilin , explicite ,është përcaktuar se, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të ratifikohen nga Kuvendi ! Pra Qeveria e Kosovës , si ekzekutiv , ( edhe ) në këtë rast arbitrarisht dhe në kundershtim me funksionet e përcaktuara me nenin 93 të Kushtetutës , ngritet ne surrogat të legjislativit duke tentuar të mbulohet me alinenë e po asaj dispozite sipas së cilës dekretin e saj paraprakisht do të vlerësojë Gjykata Kushtetuese! Kjo edhe nga fakti se Gjykata Kushtetuese do të ishte e angazhuar për të vlerësuar se a është dekreti qeveritar konform me Marrëveshjen qe nuk mund të mos jetë por nuk do të trajtonte (pa)përputhshmërinë e Marrpëveshjes me Kushtetutën qe është çështje themelore e parësore!

Statuti i Asociacionit , ekuivokal dhe në favor të zgjërimeve të vazhdueshme të jurisdiksioneve të tia !

Me Marrëveshjen , Asociacionit i janë konceduar autorizime të gjera tok me funksione ekzekutive, mbikëqyrëse administrative e legjislative!
Për dallim të tekstit në shqip , në tekstin në anglisht është theksuar shprehimisht se ... Statuti i Asiciacionit – Komunitetit...do t’i përmbajë , sëpakut ( At Least) elementet e po kësaj Marrëveshjeje , qe do të thotë së, skopi i autorizimeve të tij minimalisht do të konsitojë në ushtrimin e funksioneve publike ( lexo “shtetërore “ e jo të NGO-së në të cilat apelohet Isë Mustafa e Editë Tahiri- sic) në fushën e ekonomisë , shëndetësisë primare e sekondare, edukimit, planifikimit urban e rural,advokatimit e përfaqësimit të interesave të sërbëve kosovarë në institucionet qendrore ( qeveritare) , nismave legjislative dhe të procedurave gjyqësore, vendosjeve të ankesave në procedurë administrative si dhe të komunikimeve me institucionet qendrore nga bazat e bashkëpunimeve të barabarta me institucionet qendrore pr aedh eme Qeverinë e Kosovës ( mutual cooperation)! Pra këto autorizime, fillimisht e shprehimisht, i janë konceduar Asociacionit - Komunitetit e të tjerat, pritet të rrjedhin nëpër etapa ca më të volitshme për palën sërbe për t’i shendrruar në norma juridike pikërisht duke u pikënisur nga e vetmja shprehje e sipërthënë : “sëpakut “ apo “ At least”!

Vargu i gjatë i shkeljeve kushtetuese me Marrëveshjen

Me Marrëveshjen në fjalë , janë nëpërkëmbur papërfillshëm dispozitat e n. 1/1, 1/2, 19, 16, 18/1, 79, 84/8, 93/3, 113 të Kushtetutës( sic – alas)!
Me Marrëveshjen për Asociacionin- Komunitetin e Komunave me Shumicë Sërbe në Kosovë , këtij unionit i garantohet status i entitetit legal e në saje të jurisdiksionit taksativisht të numruar edhe i entietit administrativ, publik e politik!
• Rrjedhimisht ,Kosova, përkunder faktit se me nenin 1 par. 1 të Kushtetutës është definuar republikë e pavarur, sovrane, demokratike, u n i k e dhe e pandarshme, pra, republikë unike e jo e përberë ,me Marrëveshjen në fjalë , ajo ,në masë të konsideruar federalizohet me tendencë intensive për konfederalizim eventual të saj! ( Shtetet e përbëra kon-federatat , zakonisht e përgjithsisht janë më pak funksionale dhe të papërspektiva afatgjate se sa shtete unike ) Ndaj me Marrëveshjen e sipërthënë shkelet neni 1 par. 1 i Kushtetutës!

• Marrëveshja , në vend të komponentës qytetare sipas nenit 1 par. 2 të Kushtetutës , bazohet dhe favorizon etnikën e, konkretisht ,vetëm një etnikum- atë sërb në Kosovë ! Në atë mënyrë ,shprehimisht , shkelet neni 1 par. 2 i Kushtetutës me të cilin Republika e Kosovës është definuar shtet i shtetasve të vet ,pra, shtet i asnjë formacioni etnik veçanërisht !Duke i privilegjuar e favorizuar eksklusivisht sërbët kosovarë, me Marrëveshjen në fjalë , nëpërkëmbët e neglizhohet papërfillshëm neni 1 par. 2 i Kushtetutës!

• Me pikën 17 të Marrëveshjes ,Asociacioni është liruar nga detyrimet e taksat për mallrra e shërbime të destinuara për realizimin e objektivave të tia , por, në atë mënyrë është shkelë parimi i barazisë se qytetarëve dhe të organizatave të tyre e, mbi të gjitha ,neni 10 i Kushtetutës, me të cilin ,në vendin tonë është sanksionuar ekonomia e tregut e mbështetur ne kompeticionin e ndershëm të lirshëm ; kjo nga se,Entiteti Sërb në Kosovë, në kundërshtim me konkurrencën e lirshme e të ndershme , në saje të provizionit të tillë ,do të favorizohet në çmime ,jo sipas konkurrencës lojale ,por, paratagrave administrative!

• Marrëveshja e ka nëpërkëmbur papërfillshëm n. 18 par. 1 të Kushtetutës ,sipas të cilit,çdo marrëveshje ndërshtetërore përkatësisht nderkombëtare, duhet të ratifikohet në Kuvend, madje, me shumicën e kualifikuar të votave, ashtu qe ,në vendin e legjislativit e ka autorizuar ekzekutivin si surrogat të legjislativit qe, nëpërmjet dekretit më parë të vlerësuar nga Gjykata Kushtetuese, të fuqozojë Asociacionin ,që do të thotë ,të ushtrojë funksionin legjislativ të ratifikimit , që kudo ishte, është dhe kurdoherë do të mbetet jurisdiksion e kompetencë e Kuvendit!

• Me Marrëveshje, nder të tjera, Asociacionit - Komunitetit të Komunave me Shumicë Sërbe në Kosovë i janë konceduar autorizime të nismave të proceseve dhe procedurave legjillative, gjyqësore , advokatimeve dhe të perfaqësimeve në institucionet qendrore dhe, në atë mënyrë j,anë papërfillë nëpërkëmshëm dispozitat e neneve: 79 ( nismat legjislative mund t’i ndemerr Presidenti, Qeveria , Kuvendi ose sëpakut 10 000 qytetarë, por, jo edhe Asociacioni – Komuniteti), 84/8 (nisma legjislative të definuara për Presidentin e jo edhe për Asociacionin), 93/3 ( nisma legjislative të rezervuara për Qeverinë e Kosovës por jo edhe për Asociacionin) si dhe dispozita e nenit 115 ( nisma të proceseve e të procedurave në Gjykatën Kushtetuese ( ku , natyrisht, nuk figuron Asociacioni -Komuniteti)!

Përfundime

Marrëveshja për Asociacionin -Komunitetin e Komunave me Shumicë Sërbe në Kosovë , është dokument juridik – politik në kundërshtim me dispozitat e neneve 1/1, 1/2 , 10, 16, 18/1, 79, 84/8, 93/3, 113 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ;

Me këtë Marrëveshje shprehimisht nëpërkëmbën pa skrupulla dispozitat e neneve 1 par. 1, 1 par. 2 , 10, 16, 18 par. 1 , 79, 84 par. 8, 93 par. 3 dhe 113 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ,nga se, e njëjta stipulon klausa e zgjidhje juridike qe nuk kanë bazë kushtetuese madje as ligjore!

Për të qenë ironia edhe më e madhe , me Marrëveshjen në fjalë , stipulohen dispozita të karakterit kushtetues apo legal të pa bazë kushetuese; Qeveria e Kosovës po të kishte qenë vigjilente dhe proaktive në masën e kërkuar paraprakisht do të kishte përgatitë e propozuar në procedurë legjislative amendmente kushtetuese për krijimin e bazës për miratimin e Marrëveshjes në fjalë, por ,ajo nga neglizhenca iracionale ,nuk e ka ber punën e vetë dhe ,seandejmi ,ka rezultuar presedenca e paparë dhe e padegjuar në jurisprudencë e cila konsiston në modifikimin e kushtetutës së një vendi ( Kosovës) me një marrëveshje ndërshtetërore kosovare – sërbe!

Ngjashëm me fusnotën famëkeqe ,të cilën ,Editë Tahiri, fillimisht e qortonte e rrjedhimisht e lavdëronte, poashtu , ajo sikundër edhe Isë Mustafa, Marrëveshjen në fjalë , të arritur pa përfillje të reciprocitetit ( në disfavorin e Kosovës) dhe në kolizion me rendin juridik e, mbi të gjitha ,në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës , tok e mbrojnë madje e lavdërojnë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat