Komunat e „Zajednicës“ me dredhitë e „Lisicës“

Opinione

Komunat e „Zajednicës“ me dredhitë e „Lisicës“

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 10:54

Ky plan i Serbisë për veriun e Kosovës, si edhe disa dukuri të tjera të këtij lloji, e obligon popullatën shqiptare që të mos pajtohet, sepse në bazë të kësaj avanture politike vjen deri te ndarja teritoriale e këtij vendi, që do të thotë, konfliktet ndëretnike në këtë mënyrë dhe në këtë vend nuk do të përfundojnë asnjëherë, por ato do të mbetën çështje të pa zgjidhura, që qojnë në nxitje të konflikteve të përhershme. Dhe për ta zbërthyer më mirë burimin e problemeve në trojet shqiptare, politika serbe ka pasë dhe ka akoma një koncept të gabuar mbi shqiptarët, duke i ndarë dhe copëtuar në disa „banovina“, mirëpo edhe sot nuk duhet harruar se, orientimi i politkës serbe në investimet e tilla politike, jo vetëm Kosovën, por edhe shtetin serb e qojnë në një qorr-sokak pa krye…

Kjo që komentohet nuk është një mendim, apo meditim i vetëm i një përsoni, por konsideroj se reagimet janë të shumta dhe të masës së gjerë nga popullata shqiptare, se Formimi i Asosacioneve të Komunave serbe në veriun e Kosovës, është i pa pranueshëm, për faktin se një model i tillë e merr vet „kandarin“ në dorë, përmes të cilit do ti peshojë masat e veta në mënyrë të pavarur nga Prishtina dhe qeveria e Kosovës. Apo, pse një model i tillë i Asosacioneve të komunave nuk ekzekutohet edhe në Luginën e Preshevës, të Bujanovcit dhe Medvegjës, që përmes një modeli të tillë, do ta kishte më lehtë Beogradi, që ta zbatojë edhe në Kosovë ?

Nuk ka se si të kuptohet ndryshe, formimi i „Zajednicës“, po vepron me dredhitë dhelpërake, për ti bashkuar të gjitha komunat serbe me anësinë dhe ligjet e veqanta, të cilat do të funksionojnë dhe veprojnë në mënyrë të pavarur dhe jo me Kushtetutën e Kosovës, por përmes diktatit të Serbisë. Poashtu mendohet se do të ishte pakëz më ndryshe dhe do ta kishin ndërgjegjën e tyre, sikur serbët e veriut të Kosovës, nuk do ta kishin kundërshtuar deri më tani Kushtetutën dhe ligjet e vendit, njëherazi nuk do ti barikadonin rrugët dhe Urën mbi lumin Ibër, është fjala për një recept të tjeshtë dhe produktiv, të cilin e shdërrojnë në një objekt të pa shpirtë, të pa përshtashëm dhe të dhunshëm.

Dëshmitë e tilla nga pala serbe nuk janë bindëse dhe se është vështirë të besohet se ato mund të sjellin ndryshime të reja dhe kjo do të besohej sikur ky popull do të përpiqët të gjejë një bashkëpunim të mirëfilltë me popullin shqiptarë, të cilët janë shumicë në këtë vend, por ndodh e kundërta, me ç’rast në veriun e Kosovës po dikton pakica serbe… Natyrisht se kanë të drejtë sëcili popull të kërkojë të drejtat e veta, dhe në Kosovë, qëndron realiteti i njëjtë për të gjitha pakicat si dhe në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, dhe duhet thënë troq, se të drejtat që i ka minoriteti serb në Kosovë, fare pak përputhen me të drejtat që i gëzojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

Në marrëveshjen e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Brukselit, ndër të tjera është nënshkruar Marrëveshja për Asosacionin e komunave serbe, të cilat në përbërjen e tyre prej dhjetë komunave përfshijnë afër 30% të teritorit të Kosovës. Por, shikuar drejtë, ata që përfaqësuan Kosovën, duhet të konsiderohen fajtorë, apo jo, por nga ana tjetër, marrëveshjet e tilla nuk janë të shëndetshme për shtetin e Kosovës, sikur nuk kanë pasë rrugëdalje tjetër, përveq t’ia falin edhe Kushtetutën Serbisë. Ata që e mbështesin këtë qasje dhe shohin mundësi të pakufizuara ndikimi në drejtim të demokratizimit dhe hapjes së shoqërisë kosovare, nuk mund të thuhet se ky bashkëpunim mbetët pa kurrëfarë jehone të një plani të diferencuar, i cili është hartuar siapas Akademisë dhe Shkencave të Beogradit, për ti degraduar Institucionet e Kosovës.

Heshtja në një situatë të tillë është e rëndë, e cila nuk mund të mos shpërthejë, prandaj interesat mbrojtëse të shtetit tonë duken dëshpruese, për faktin se duhet të jenë të qëndrueshme dhe në kundërshtim me këto vendime, gjegjësisht kundër këtij „bosnjizimi“, apo një „autonomie“ të vogël në Kosovë. Në këtë mënyrë qeveria e Kosovës, duke i mbyllur edhe më tej sytë para këtij problemi shtetëror, në esencë po gjunëzohet para një plani të tillë, që bie në konflikt dhe kundërshtim me interesat qytetare dhe teritoriale të Kosovës.

Faktet janë të qarta, me formimin e Komunave serbe në veriun e Mitrovicës, në rend të parë qëllimi është që të thyhet kurrizi i shtetit të Kosovës, dhe pastaj mund të bëhët shumë lehtë edhe ndarja teritoriale e saj, sepse modelet e tilla ia arrijnë qëllimëve të veta, përmes të cilave vijnë edhe të tjerat mbrapa, sikur që është shkatërrimi ekonomik i Kosovës, sepse buxheti i saj ndahet, dhe në këtë mënyrë mundësohet, apo përgaditën kushtet që shqiptarët në veriun e Mitrovicës, përshkak të ndonjë presioni dhe pasigurie detyrohen të shpërngulen nga kjo pjesë e vendit. Një politikë e tillë i forcon komunat serbe, sepse të gjitha burimet buxhetore që i marrin nga Serbia, Kosova dhe nga shërbimet duganore, do ti shpenzojnë në favor të vetin dhe në një mënyrë mund të krijojnë edhe shtigje të reja, duke hapur kolonizime të mundshme brenda këtij teritori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat