Kosova sinonim i varfërisë

Opinione

Kosova sinonim i varfërisë

Nga: Kushtrim Gashi Më: 3 shtator 2015 Në ora: 10:52

Çdo shtet në botë, varësisht nga gjendja në të cilën gjendet bëhet edhe sinonim i saj.

Disa shtete bëhen sinonim i demokracisë apo komunizmit, i lirisë apo izolimit, i fuqisë apo dobësisë, i suksesit apo dështimit, i zhvillimit apo ngecjes, i mirëqenies apo varfërisë, i luftës apo i paqes, i cilivizimit apo primitivizmit.

Po të mos ishte SHBA-ja ndoshta nuk do ta dinim se çfarë është demokracia, e as nuk do ta dinim se çfarë është liria. SHBA është sinonim i demokracisë dhe lirisë, ndërsa Koreja Veriore sinonim i komunizmit dhe i robërisë.

Po të mos ishte Anglia ndoshta nuk do ta dinim se çfarë është parlamentarizmi. Po të mos ishte Zvicra nuk do ta dinim se çfarë është referendumi. Anglia është sinonim i parlamentarizmit, ndërsa Zvicra sinonim i referendumit. Venezuela dhe Kina janë sinonim i vendeve jo demokratike.

Po të mos ishte Suedia e Norvegjia ndoshta nuk do ta dinim se çfarë është mirëqenia. Këto shtete janë bërë sinonim i mirëqenies. Kurse Zimbabveja dhe Kosova sinonim i varfërisë, gjë që këto vende janë ndër vendet me të varfra në botë.

Gjermania është sinonim i punës dhe ligjshmërisë, ndërsa Kosova sinonim i papunësisë dhe shkeljes se ligjit.

Rusia është sinonim i një vendi që benë luftëra dhe aneksime, ndërsa Zvicra është sinonim i paqes. SHBA është sinonim i forcës dhe fuqisë ushtarake, kurse Shqipëria dhe Kosova sinonim i dobësisë ushtarake.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë sinonim i pasaportave me më të fuqishme në botë, duke pasur akses në 147 vende të botës, ndërsa Kosova është sinonim i pasaportës me të dobët në botë, ku radhitet në fund të listës me vendet sikurse Jemeni, Republika Domenikane dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Në Kosovë qeveria është bërë sinonim i fuqisë, kurse parlamenti është bërë sinonim i nënshtrimit ndaj qeverisë. Presidenca është bërë sinonim i çështjeve formale dhe ceremoniale, ndërsa Gjykata Kushtetuese sinonim i gardianit të Kushtetutës.

Ish kryeministri Hashim Thaçi është bërë sinonim i Washingtonit dhe Brukselit, ndërsa kryeministri Isa Mustafa sinonim i sharjeve dhe ofendimeve.

Presidentja Atifete Jahjaga është bërë sinonim i paaftësisë, kurse kryetari i kuvendit Kadri Veseli, sinonim i forcës dhe zotësisë.

Rmush Haradinaj duke shëtitur nëpër kufi është bërë sinonim i patriotizmit, ndërsa Albin Kurti sinonim i protestave dhe pakënaqësisë.

Po të mos ishte Fatmir Limaj ndoshta nuk do të dinim se çfarë është korrupsioni, gjë që ky është bërë sinonim i korrupsionit.

Po të mos ta shihnim kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin në media, nuk do ta dinim se çfarë është budallellaku, kështu që ky është bërë sinonim i budallellakut.

Ish kryetari i Malishevës Isni Kilaj është bërë sinonim i vendimmarrjes, guximit dhe suksesit, kurse kryetari aktual i Malishevës Ragip Begaj është bërë sinonim i kukullës, qyqarit dhe keqqeverisjes.

Gazetari Berat Buzhala është bërë sinonim i Gazetës Express dhe i klikimeve, ndërsa Milaim Zeka dhe Arbana Xharra sinonim i guximit,

Jeta Xharra është bërë sinonim i gazetarisë hulumtuese, kurse Adriatik Kelmendi sinonim i ekuilibrit dhe maturisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat