Rrahman Morina,tradhtar apo patriot?!

Opinione

Rrahman Morina,tradhtar apo patriot?!

Nga: Nga;RAGIP GURAZIU Më: 3 shtator 2015 Në ora: 09:58

Rrahman Morina ishte politikan kosovar, që ishte në krye të Partisë komuniste të Kosovës në vitet e 90-ta dhe njëherit i cilësuar si dorë e zgjatur e Serbisë komuniste dhe si bashkëpunëtor i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Por disa fakte flasin ndryshe....

Këtu,ishte fjala për rastin e Kosovës,në regjimin e Sllobodan Millosheviqit,patë thënë Morina pak para vdekjes;;;Këtu është një dreq i madh''...Dhe tani po mundohemi ta zbulojmë pas vdekjes se tij,që kjo thënje nga disa qytetarë të Kosovës po pëlqehet kur po thonë Mirë e ka thënë Rrahman Morina se këtu në Kosovë është një dreq i madh,por në kend ka auliduar,mbetet ende mister...

Karriera e hershme e Morinës..

Morina ka filluar karrierën e tij si polic në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, dhe pastaj si përfaqësues i Lidhjes Komuniste të Kosovës. Në vitin 1981, ai u emërua si ministër i punëve të brendshme dhe kështu morri pozitën më të lartë të forcave të armatosura shqiptare në Kosovë. Në të njëjtin vit, gjatë demonstratave në Kosovë, ai ka urdhëruar policinë që të ndaloj demonstratat, pa u konsultuar me qeverinë e atëhershme kosovare. Për këtë arsye Mahmut Bakalli është detyruar të jep dorëheqje. Sipas Beogradit ai nuk ishte i përshtatshëm si udhëheqës i Kosovës.

Udhëheqës i Kosovës

Në fund te janarit te vitit 1989 Rrahman Morina ish-shefi i policisë së Kosovës u bë udhëheqës i Lidhjes Komunistëve të Kosovës, pas largimit të Azem Vllasit, dhe Kaqusha Jasharit me urdhërin e Millosheviqit, sepse këta ishin disa nga përfaqësuesit e fundit shqiptar në qeveri. Zgjedhja e Morines u bë si pasojë e presionit të ushtruar nga udhëheqja serbe pasi disa funksionarë shqipëtar ishin shprehur në favor të dy eksponenteve proserbe Husabedin Azemi dhe Ali Shukria . Për Millosheviq zgjidhja më e mirë ishte qe Kosova t'i besohej një kryepolici. Me 20 shkurt te vitit 1989 shperthyen demonstratat e shqipetarve perpara miratimit te kushtetutes serbe ne krye te demonstratave ishin minatoret e kompleksit industrial te Trepqes ne Mitrovice te Kosoves. Ne minieren e Stari Tergut 1500 puntor nisen greven e urise ne galerite e thella;ata kerkonin doreheqjen e udhehqesise trathetare Morina, Azemi,Shukrija dhe ruajtjen e kushtetuse se vitit 1974 dhe garanci per autonomine e Kosoves. Kushtet ne te cilat u zhvillua greva qene te llahtarshme. Pak dite me vone "Shqipetaret e mire" te shumeperfolurit Morina, Azemi, dhe Shukria dhane doreheqjen. Dorheqja u dha ne mbledhjen e jashtzakonshme te kryesise se organizates se partise ne Prishtine gje qe te le te kuptosh karakterin e nxituar te ketij veprimi . Ka shume te ngjare qe te tre te lartpermendurit nuk arriten, t'i benin balle trysnise se bashkëkombasve te tyre;grevistet e Trepqes i kërcënonte nga çasti ne çast vdekja ndersa mbeshtetja qe ata gezonin nder shqipetaret ishte e tejskajshme

(Tani minatoret mund te dalin nga galerite e tyre) tha Azemi ne diskutimin e tij te fundit.
Nderkaq kryetaru i partise Morina ushqente shpresa se kishte ardhur koha qe te shperblehej per qendrimin e tij duke i njohur si partner dhe jo thjesht si vegel e serbeve.Vetem disa muaj me vone ai vdiq ne rrethana te pasqaruara. Morina thuhet se ka qenë dora e Millosheviqit, por serbët thonë se Millosheviqi e urrente Morinën. Njëherë ka shkuar Millosheviqit në zyrën e Lazar Mojsovit, i hidhëruar shumë dhe ka kërkuar që menjëherë të largohet Morina nga funksioni i tij si udhëheqës në Kosovë. Millosheviqi bile është kërcënuar se do të jep dorëheqje nëse nuk largohet Morina.

"... Milošević je mislio da će Rahman biti poslušan ... bio je vidno uzbuđen, još pod utiskom onog što je tamo čuo i video. "Morina mora da podnese ostavku, ili je ja podnosim", rekao je"[1]

Po mundohem perkthimi;Millosheviqi ka menduar që Rrahmani të bëhet i ndegjueshëm...dhe nuk ka qenë fare në disponim kur ka ndigjua dhe ka parë në atë presion,ka cekur se ;Morina patjetër duhet të jep dorëheqje,bile është kërcnuar,ndryshe ose unë ka thënë ai do të terhiqem.

Vdekja e Morinës

Morina ka vdekur në vitin 1990, në moshën 47 vjeçare, në rrethana të dyshimta në Prishtinë, gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste. Zyrtarisht është thënë atëherë se ai ka vdekur nga sulmi në zemër, por shumë njerëz thonë se është helmuar. Për deri sa disa mendojnë se ka qenë helmim të tjerë tregojnë për rastin e gjuajtjes me armë zjarri në Kuvendin e Kosovës. Shkakun e shkrepjes nga ana e Rrahmanit drejtuar Momqillo Trajkoviqit nuk di t'a thotë askush. Por dihet që pas mbledhjes i plagosur ka qenë Trajkoviqi, ndërsa dy polic me uniform kanë shkrepur automatikun në trupin e Rrahmanit.

Jeta personale e tij

Morina ka qenë i martuar me Bratislava “Buba” Morina, avokate serbe, ministre e qeverisë dhe përfaqësuese e refugjatëve nga Serbia.

Polemika

Politikanët kosovarë, shokë të tij në qeverinë Jugosllave, nuk kanë treguar kurrë se çka ka ndodhur me të vërtetë në mbledhjen e fundit në të cilën edhe ata kanë qenë pjesëmarrës: çka ka ndodhur me Rrahman Morinën.

Disa politikanë serb shkruajnë në forumet e tyre në internet se Millosheviqi i frikohej Morinës sepse ai e konsideronte Morinën nacionalist shqiptar me influencë. Në disa faqe interneti të komuniteteve serbe thuhet se Morina kurrë nuk ka raportuar në Serbi, por i mbante të fshehura informatat me rëndësi për ngjarjet në Kosovë. Për këtë arsye shërbimi sekret i Serbisë i ka dhënë Morinës notë negative si bashkëpunëtor.

Disa e shtrojnë pyetjen se nëse Morina ka qenë dorë e Serbisë, sikur që të gjithë e njohin nga Kosova, pse është eliminuar ai nga Serbët, por jo nga shqiptarët kosovarë. Edhe ata kanë qenë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë.

Autori është gazetar analist i pavarrur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat