Nuk varet nga Edi Rama, 'pajtimi' i shqiptarëve me serbët!

Opinione

Nuk varet nga Edi Rama, 'pajtimi' i shqiptarëve me serbët!

Nga: Kimete Berisha Më: 1 shtator 2015 Në ora: 09:48

Edi Ramës duhet t'ia bëni me dije se nuk është ai Enver Hoxha që flet me Vuçiqin për Kosovën, si për bahqe të babës!
A po e shihni që Edi Rama, me shtosa të aksham pazarit, me 'Hasa e me Hysa' po i barazon krimet shtetërore shekullore serbe ndaj shqiptarëve, me vuajtjet e popullit shqiptar dhe luftën e drejtë për liri dhe çlirim nga robëria!

Edi Rama flet për 'pajtimin' si për faj të dyanshëm të serbëve dhe shqiptarëve.

Sipas tij, faji është i përbashkët, shqiptaro-serb!

Serbia ka bërë gjenocid dhe krime monstruoze ndaj popullit shqiptar.

Tregojini Edi Ramës se ka kush flet për Kosovën, dhe askush nuk e ka angazhuar që të tregtojë me gjakun dhe me eshtrat e shqiptarëve të Kosovës.

Serbia duhet të kërkojë falje për krimet ndaj popullit shqiptar; të paguajë dëmet e luftës, të jap përgjegjësi ligjore dhe të pres derisa shqiptarët të jenë të gatshëm të 'pajtohen' me Serbinë që luftoi me shekuj t'i shfarosë shqiptarët!

Shqipëria gjithmonë e ka pasur Jaran Serbinë. S'kanë pasur ata probleme dhe luftë me Serbinë, sepse me dy duart ia kanë 'dhuruar' Kosovën dhe e kanë coptuar vetveten. S'e kanë gajle ata...

Edi Rama kujton se ne të Kosovës jemi budallenj, si atëherë që ishim në kohën e Enver Hoxhës.
Bëjani me dije njeriut: Le të jetë hera e fundit që sillet si Enver Hoxha kur është në pyetje Kosova!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat