Koha të bashkohemi dhe të veprojmë

Opinione

Koha të bashkohemi dhe të veprojmë

Nga: Daim Hiseni Wallteri Më: 1 shtator 2015 Në ora: 09:45

Vërejtjet e komisionit dhe të ndërkombëtareve si problem serioze në Maqedoni potencohen:

• problemet në sundimin e së drejtës dhe gjyqësisë,
• reformën zgjedhore,

• administratën publike,

• funksionimin e Parlamentit,

• mbikëqyrjen në shërbimet e zbulimit,

• liria e shprehjes dhe mediet.

Raporti i Pribes është preciz, i sinqertë dhe i hapur.

Qytetarët mund të ndihmojnë të përmbushen rekomandimet e Pribes me atë që do të kërkojnë standarde më të larta nga gjithë politikanët, ministritë dhe institucionet tjera. Ajo është e drejtë e tyre, ndërsa Bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë në zbatimin e ndryshimeve. Por suksesi mund të vijë nga brenda, nga vetë Maqedonia, ka thënë ambasadori britanik Çarls Garet.

Nga kjo kuptojmë qartë se nevoja imponon formimin dhe pozicionimin e shqiptarëve si bllok në vete duke bashkuar forcat e tyre.

Është moment të shpëtohet dhe të korrigjohet diçka nga ajo që u tradhtua nga 2002-shi.

Nëse nuk veprojmë tani, lëmë hapësirë të dyshimit që edhe në këtë kohë bëhemi pjesë e heshtjes, e tradhtisë dhe si pasoj e kësaj edhe për 50 vitet e ardhshme do ti marrim në qafë gjeneratat e reja.

Çdo respekt intelektualëve dhe studentëve të cilët fort mbështesin iniciativën e bashkimit të forcave intelektuale për ndryshimin e konceptit të shtetit.

Ndërkombëtarët kërkojnë partner serioz nga subjektet politike.

Ata janë tepër decid dhe në mënyrë tepër të hapur na bëjnë me dije se kjo qeveri po punon në rrënimin e drejtësisë, ekonomisë, kulturës dhe të drejtave të qytetarëve të saj.

Kjo qeveri ndihmon korrupsionin, ndihmon anarkinë në vend, duke ndihmuar bandat dhe banditët.

Para 3 ditëve edhe ministri i punëve të jashtme i R. së Shqipërisë tepër qartë e tha:

TIRANA ZYRTARE NUK PËRKRAH DHE NUK MBËSHTET ASNJË SUBJEKT POLITIK SHQIPTARË NË MAQEDONI.

A nuk është turp kjo?

Kush na mbështet dhe kush na përkrah me këtë qeveri që kemi ???

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat