Çarçafi me njolla gjaku që nderej në dritare në jug…dhe dasma e Sinanit

Opinione

Çarçafi me njolla gjaku që nderej në dritare në jug…dhe dasma e Sinanit

Nga: Nga Edmond Arizaj Më: 31 gusht 2015 Në ora: 21:08

Po ironizojnë Sinanin?!

Po e tallin?!

Apo po tallet ai me ne?

Ça ka bere me shume Sinani ne dasmën e tij qe nuk e keni pare tek te tjerët?

Dhëndurët marrin makina te bukura borxh për te marre nusen dhe te bëjnë xhiro ne qytet qe ta shohin, Sinani mori helikopter.

Dasmoret e këtyre dasmave te reja shqiptare hedhin “kur kërcen çifti” nga 10 mije leke, tek Sinani hodhën nga 100 euro.

Vajzat e gratë sa marrin vesh se kane dasme ne gusht, nisin përgatitjet e fustanit qe ne janar, tek Sinani e nisen pak me vone dhe s’përdoren shume cope për veshjen…etj etj.

Tradita është bastarduar aq shume, sa nuk di me ca ta krahasoj pushkën qe shkrepej pas natës se pare ne veri, e çarçafin me njolla gjaku qe nderej ne dritare ne jug…

Nuk e ka fajin Sinani.

Ai thjesht është një prej produkteve…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat