Marria e RTK-së-MTK-së

Opinione

Marria e RTK-së-MTK-së

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 31 gusht 2015 Në ora: 19:44

Edhe pse mbesat e vogla më kishin rezervuar për pishinë,ndërsa shoqja,në anën tjetër për kopsht,unë bëra diç tjetër,për kundër vullnetit të tyre.N`ora 13-të u ula karshi televizionit dhe e startova në RTK për ta përcjell ceremonialin mortor të akademikut të nderuar,Mark Krasniqi.

Çka me pa,për orë të tëra program sportiv,hedhja e shigjetës,sport të cilin populli im e ka ushtruar para qindar mijëra vjetës,vetëm i kanë thënë“xhilit“.

Kështu me nerva të tensionuara ndejta deri ora 17-të,por gjithnjë RTK-ja,plasonte marrëzi programe dhe kurrë atë që duhej dhe atë që pritja.

Si shpagim ndaj kësaj marrëzie mediatike,belem me sha kam sha mjaft dhe në të gjitha gjuhët që di,por nuk më kanë ndëgjuar,ndonëse e kanë hetuar,në vazhdimësi,në kruarjen e veshëve dhe të qafës.

Me këte çfarë na prezentoi RTK-ja po e quaj MTK dhe në zbërthim(Mut Televizion i Kosovës.)Ishte një cenim i nderit të qytetarëve dhe të mbarë kombit.

Ju more pizevenga,kur akademiku ynë,Mark Krasniqi ka drejtuar RTK-në,në gjuhën shqipe,nga Beogradi,nuk keni qenë as në „dueqi të rryptë“e tash ia gjetët ngenë që ta injoroni,ta fyeni dhe mos ta përfillni.

Një po ua them që ju si medium kombëtar,kurrë nuk e keni krye detyrën në pajtim me nevojat kombëtare.

Keni qenë dhe keni mbet nën tutorinë e klaneve dhe të bossave partiakë.Kështuqë e keni harxhuar autoritetin për një „pullë të teneqës“ dhe tash nuk keni as fytyrë,as autoritet,të prezentoheni si medium i pavarur kombëtar.

Si nuk u erdh turp që ceremonialin e një gjeniu shqiptar,të na e prezentoni më shkurt se kur ndodh aksident trafiku, pa të lënduar.Turp.

Autoritetin e papërsëritshëm nuk ia keni dhënë ju RTK-ja-MTK-ja,as nuk e ka marrë me vota të vjedhura a të bleme, por e ka arrijt me mund,devotshmëri e sakrifica gjatë jetës,afro një shekullore,pa rrëshqitur asnjëherë në gabim.

Dhe ky autoritet është i përjetshëm,i gjithmonshën që kurrë nuk u nënshtrohet mandateve të politikës së rrejshme.

Pra këte autoritet mbarëkombëtar,ju nuk mund t`ia grimconi,vetëm ta dini e mbani mend se punën e juaj e keni bër m…të madh.

Në bazë të veprimeve,në lëndim të kombit dhe të punës pa profesionalizëm,duhet t`u hiçet licenca e të qenët medium elektronik kombëtar.

Për këso lëshime apo gomarllëqe,qofshin edhe të paqëllimta;duhet të largohen nga puna që nga pastrueset e deri dhe udhëheqësi i padisiplinuar dhe pa kodin e moralit mediatik.

Kjo çështje me qëllim të denigrimit të autoritetit të akademik,Mark Krasniqi,të cilin e admirojnë të gjithë shqiptarët,pos RTK-së(MTK-së) e cila do ta pësoi për këte cenim të autoritetit të njeriut që për nga autoriteti qëndron mbi të gjitë.

Këtu,presidentja e vendit,kryeministri,ministri i arsimit dhe ai i kulturës,nuk duhet dhe nuk guxojnë këte stërkeqje mediatike ta pranojnë në heshtje,por të distancohen,sipas kompetencave që kanë.

Për ndryshe mbetën bashkëfajtorë të krimit mediatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat