Gjyqi me i rëndë është gjyqi i popullit

Opinione

Gjyqi me i rëndë është gjyqi i popullit

Nga: Ramiz Dërmaku Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:45

Ditë më parë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti seancën e rregullt kushtuar gjendjes në Kosovë. Që në fillim të raportit, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, shprehu pakënaqësin e tij për vonesën e Krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Ban Ki Moon, ishte i dëshpëruar sepse 6 - mujori i parë i këtij viti nuk ka suksese, thotë, Ban Ki Moon. Në raportin e këtij viti e pikërishtë prej 16 - prillit deri në korrik të këtij viti ishte hera e tretë që ipej një raport i tillë lidhur me Kosovën.

Temë qendrore e diskutimit të tij ishte mosformimi i Gjykatës Speciale në Kosovë. Të gjithë e dime se që nga qershori i vitit 1999 dita e kur u miratua Rezoluta 1244, Sekretari i Kombeve të Bashkuara ( në rastin konkretë, Ban Ki Moon) është i obliguar që në çdo tre muaj ti raportojë Këshillit të Sigurimit për gjendjen në Kosovë.

Mirpo, disa shtete po bëjnë orvatje titanike që sa më rrallë të mbahën seanca të tilla. P. SH. SHBA- ës, Britanija.., Ka orvatje nga disa shtete të mëdha të cilat po bëjnë përpjekje titanike ta pengojnë punën dhe realizimin e detyrave që dalin prej asaj rezolute.

Pra në anën tjetër shteti serbë- Serbia, po i përdorë të gjitha metodat, dhe mënyrat për ta penguar realizimin e Rezolutës.

Liderët kosovarë në diskutimet e tyre, në intervista për media, të shkruara dhe elektronike “gjëja” për dobësit dhe të metat që ka kjo rezolutë. Mendimet e disa liderëve kosovarë e të disa kokave intelektuale se sa më parë që të largohet nga Kosova , faktori ndëkombëtarë .., ne do t’na shkojnë punët mbarë .., është I gabuar.

Shtrohet pyetja ? Ku janë sot liderët tanë të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër pos miratimit të ligjeve, marrjes së mitos, pasurimit të tyre, korrupsionitz.., . Por ka edhe zëra të cilët e njohin mirë këtë problematikë politike dhe ekonomike. Në Kosovë ka shumë “liderë” të cilët deri dje i shërbyen socializmit, komunizmit , tani damokracisë. Prandaj ne ju themi “ ju liderë” të Kosovës , mos harroni se një ditë edhe ju do të ju gjykojë ligji.., por më i rëndë është ligji I popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat