Gabimet

Opinione

Gabimet

Nga: Dibran Demaku Më: 30 gusht 2015 Në ora: 14:03

Nëse themi se Gabimi është njerëzor,atëherë nuk kemi thënë asgjë të re,sepse kështu është thënë tashmë mbase me mijëra herë,nga njerëz fare të thjeshtë e deri tek sociologët e shkencëtarët më të njohur të planetit që kur shoqëria njerëzore frymon e gjallon mbi sipërfaqen e tij.Është thënë poashtu se gabimi mund të përmirësohet,nga ai që e ka bërë,nëse bërësi i tij e ka kuptuar me kohë gabimin e vetë.Dhe edhe më tej është thënë se ai që ka bërë gabimin,nëse është penduar dhe ka kërkuar falje për atë gabim,të bërë qoftë me vetëdije ose pa të,gabimi i tij është falur!Vetë gamimi(gabimet) mund të jetë individual,që do të thotë e ka kryer një individ i caktuar,por edhe gabim kolektiv,që do të thotë atë,pra gabimin e kanë bërë një masë njerëzish me ide dhe qëllime të përbashkëta!
Gabimi(gabimet) qoftë ai individual apo kolektiv,qoftë ai i kryer ashtu në mënyrë krejt spontane,qoftë me qëllim të caktuar,në rrethin ku është kryer,ka shkaktuar kokëqarje e dëme të pariparushme!Shoqëria njerëzore,në zhvillimin e saj evolutiv,ashtu si për fenomenet tjera që ndodhin në jetët njerëzore,ka krijuar norma e kode të ndryshme ligjore,që gabimi(gabimet) i bërë të kalojë me dëme dhe dhimbje sa më të pakta,qoftë për një individ apo edhe për një kolektivitet të caktuar!
Gabimi(gabimet) si kategori sociale e shoqërisë njerëzore,është zhvilluar dhe e ka prekë edhe shoqërinë shqiptare!Edhe shoqëria shqiptare,gjatë tërë historisë së saj i ka pasur gabimet e veta,qofshin ato individuale,apo kolektive!Sepse edhe shqiptarët ishin njerëz prej mishi dhe prej gjaku,si të gjithë njerëzit tjerë, dhe meqë më lartë e cekëm se gabimi(gabimet) janë njerëzore,atëherë deshëm apo nuk deshëm ne,edhe shqiptarët kanë bërë gabime,qoftë individuale,qoftë kolektive,për të cilat gabime,përveq që janë dënuar në faza të ndryshme të historisë së tyre,ato pra gabimet e tyre,u kanë shkaktuar dhimbje e vuajtje të mëdha!Meqë kombi shqiptar,për arsye historike që dihen,në shumicën e fazave jetësore-historike të tij,ishte i privuar nga liria,që do të thotë ishte i shtypur dhe i robëruar nga të tjerët,pothuajse asnjëherë nuk i kishte respektuar normat dhe ligjet e bëra nga të tjerët që i rrinin mbi kokë!Që t`i ruante dhe t`i zhvillonte traditat e tij kombëtare,kombi shqiptar,nën pushtimin e gjatë nga të huajt,kishte krijuar norma e kode të veta autoktone,me të cilat i kishte ghykuar e rregulluar edhe fenomenet e ndryshme jo të mira të shkaktuara qoftë nga një individ,apo një kolektivitet i tërë!
Gabimi(gabimet) është pra një kategori sociale e shoqërisë njerëzore,të cilin mund ta bëjë pothuajse secili njeri,qoftë ai i moshës minorene,qoftë ai i moshës madhore! Dhe gabimi(gabimet),si kategori sociale e shoqërisë njerëzore,është aq i gjërë,saqë njeriu,mund ta bëjë atë në çdo hap që hedh! Përveq kësaj gabimi(gabimet) lidhen edhe me pothuajse të gjitha kategoritë sociale të shoqërisë njerëzore: Gabime(gabimet) mund të jetë i karakterit moral,i karakterit ekonomik,i karakterit kriminal…,me një fjalë ai mund dhe është i lidhur me të gjitha kategoritë e tjara sociale të shoqërisë njerëzore!
Secili gabim(gabimet) qoftë ai individual apo kolektiv,shkakton kokëqarje dhe dhimbje në rrethin ku ai bëhet!Shoqëria shqiptare,nga të gjitha gabimet e mundshme,që mund t`i bëjë një individ apo kolektivitet,dy nga ato i ka përkufizuar si më të rëndat:gabimin(gabimet) moral dhe gabimin(gabimet) që lidhen me tradhëtinë! Këto dy gabime,shoqëria shqiptare,i ka trajtuar si më të rëndat gjatë tërë historisë së ekzistimit të saj.Dhe për këto dy kategori gabimi(gabimesh),ajo,pra shoqëria shqiptare,ka krijuar kode dhe e norma të ndryshme,që nëse ato ndodhin,t`i kalojë në mënyrë sa më pak të dhimbëshme,të mundshme!Ajo,pra shoqëria shqiptare,që nga lashtësia e pothuajse deri në ditët e sotme ka ditur se si të përballet me sukses ndaj gabimeve të veta,qofshin ato individuale apo koletkive!Është e njohur nga të gjithë ne,se pothuajse gjatë tërë historisë sonë kanë ekzistuar ato Pleqësitë apo Këshillat e pajtimit,që janë marrë me prapësitë tona në të kaluarën e lashtë e deri në të kaluarën krejt të afërt!Le të na kujtohen për pak çaste Pleqësitë dhe këshillat e Pajtimit të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar! Ato Pleqësi dhe Këshilla të Pajtimit duhettë ringritën për gjykimin dhe përmirësimin e gabimeve tona,qofshin ato gabime morale,gabime kriminale,gabime pse jo edhe politike?!Gabimet janë gabime dhe ato duhet përmirësuar qofshin me anë të Pleqësive,të Këshillave të Pajtimit,apo edhe sipas kodeve e ligjeve shtetërore?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat