Zoti im flet shqip

Opinione

Zoti im flet shqip

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 30 gusht 2015 Në ora: 11:19

Unë e dua Zotin tim dhe e besoj.Lutje shqip i drejtoj në mbrëmje dhe në mëngjes.

Tash pres përgjegje,nëse më ka marrë vesh?!

Unë e dua Zotin tim paqësor e të moderuar,të butë, që mbi krijesat e veta shpërndan mirësi.

Nuk do ta preferoja një Zot të ashpër,si të xhihadistëve,islamistëve dhe të ISIS-tëve që i hasmëron dhe përgjak njerëzit për hiçgjë.

Mbase këte Zot aq gjakpirës vetë e kanë krijuarpër kokat boshe e për të ushtruar zanatin e kasapit mbi njerëzit.

Nuk ka Zot që jep urdhëra të tilla shfarosëse për njerëzimin.

Në këte grup hyjnë hajvanoinsanët,klerikët shefqetët,irrfanët,mjekrroshët,pantollët trefërtalka,shamijat dhe dreqërit e shpellës.

Prandaj unë,me plot arsye,po kërkoj Zotin tim paqësor,me të cilin mund të merremi vesh si Halili me Rrahmanin,si ushtari I dëgjueshëm me eprorin e butë e plot njerëzi,ku edhe kompromisi është leht i zbatueshëm.

Zoti im,njerëz të mirë,nuk i ndëshkon,nuk i provokon njerëzit-krijessat e veta,por i mbron vërtet nga rreziku dhe i orienton në rrugën e drejtë,në dashuri me njerëzit dhe në rrespektim të përhershëm të krijuesit të vet-Zotit.

Me Zotin tim dua të komunikoj miqësisht e butë shqip për problemet dhe të mirat që na rrethojnë.

Bisedën dhe lidhjen shpirtërore,po pse jo edhe fizike,dua t`i bëjë pa ndërmjetësim me njerëzit e rrejshëm.

Terxhymen nuk na duhet.

Pra unë me arsye të plotë nuk do ta pranoj Zotin e atyre armiqëve vdektarë të njerëzimit,me atë art trishtues e shumë të poshtër;-prerjen e kokave të njerëzve dhe rrënqethëse,edhe të fëmijëve dhe të grave,pas keqpërdorimit seksual.Athua ka Zot që jep urdhëra të këtilla?!Nuk e besoj dhe një Zot i tillë as që ekziston,pos në kokat e mjera të kanibalëve,të cilët ushqimin,gjumin dhe shkërdhyerjen e bëjnë me dreqër dhe tash janë bërë me të këqinj dhe më të ashpër se ata vetë.

Dilni nga mbretëria e djajve kanibalistë dhe eni në mbretërinë e Zotit tim të moderuar që shpërndan dritë,shkëlqim e mirësi me gjithë begati shpirtërore e materiale mbi njerëzit.

Ju jeni mashtrues,shkatërrues e të rrejshëm dhe keni krijuar për kokat e juve të betonta një Zot të rrejshëm-inekzistent,sa për ta përfshi njerëzimin në një luftë të rrezikshme shkatërrimtare dhe kurrë të përfunduar.

Zoti im i prteferuar,dëgjon shqip,flet shqip dhe e kupton shqipën që në themel,prandaj unë i falem këtij dhe shqiptarizmit.

Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat