Ndryshimet fiskale bizneseve do t’iu kushtojë mbi 3 milion euro

Opinione

Ndryshimet fiskale bizneseve do t’iu kushtojë mbi 3 milion euro

Nga: Mr. Lulzim A. Beqiri Më: 29 gusht 2015 Në ora: 16:08

Administrata Tatimore e Kosovës, nga 01 Shtator 2015, do të aplikojë pakon e re fiskale, si: Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale, si dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhura të Korporatave.
Norma standarde e TVSH-së 18%,
Norma e reduktuar e TVSH-së 8%.
Deklaruesit e TVSH-së, obligohen që para datës 01 Shtator 2015, të bëjnë rregullimet e nevojshme në programet e tyre, si dhe të vendosin normat e reja të TVSH-së, në pajisjet elektronike fiskale.
Për të ndyshuar programet për TVSH-në bizneset kosovare duhet ti paguajnë kompanit e kontraktuara për arkat fiskale dhe shërbimet tjera të kontabilitetit. Kosto mesatare e këtyre ndryshimeve do të jetë 29 € sipas zyrtarëve të Shoqatës së Operatorëve të Licencuar për Pajisje Elektronike Fiskale.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, deri më tani janë fiskalizuar mbi 27 mijë biznese, dhe kosto e ndryshimeve fiskale do të jetë rreth 783 mijë euro duke mos llogaritur vleren totale të bizneseve të regjistruara në Kosovë që kalon mbi 130 mijë biznese.
130.000 x 29 = 3,770,000 euro, pra nga gjithësej 130 mijë biznese me koston prej 29 euro bizneset kosovare do të paguajnë rreth 3 milion euro, për ndryshimet fiskale të kërkuara nga Administrata Tatimore e Republikës së Kosovës.
Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk kanë paraparë që t’iu dalin në ndihmë operatorve ekonomik në mënyrë që të mos dëmtohen bizneset me këto ndryshime të kerkuara nga Qeveria e vendit.
Paisja me arka fiskale ka ngecur si pasojë e çmimit të lartë, pra edhe ndryshimet fiskale do ti ndjek i njëjti fat, mirëpo Ministria e Financave, në fillim të këtij viti, ka miratuar një udhëzim administrativ për pajisjet fiskale, udhëzim ky që ul çmimin e fiskalizimit. Po ashtu, edhe kontrolli teknik i paisjeve nuk do bëhet ç’do 12 muaj, por ç’do 24 muaj, me një vlerë më të vogël financiare.
Sipas analizës së Institutit GAP, buka, si produkt që përbën rreth 2.75% të shportës së konsumatorit, pritet të lirohet për 2 centë, disa produkte do të lirohen deri në 17 centë, ndërsa energjia do të lirohet për 0.5 centë kilovat orë.
Por, në anën tjetër, thuhet në këtë analizë, mishi si produkt i rëndësishëm ushqimor pritet të shtrenjtohet në mesatare për 9 centë për kg.
Produktet tjera ushqimore, të cilat priten të shtrenjtohen janë patatet, domatet, fasulet, kafja, çaji dhe sheqeri.
Derisa, derivatet e naftës, të cilat përbëjnë rreth 3% të shportës së konsumatorit (madje më shumë se buka) do të rriten për rreth 2 centë litri.
Qeveria duhet që sistematikisht të punojë në përmisimin e politikave fiskale, pasi që bizneset në Kosovë janë në prag të falimentimit si pasojë e politikave fiskale dhe kamatave ekstreme të larta.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën inkurajoi qeverinë që të ushtrojë disiplinë fiskale dhe të nxjerrë politika largpamëse ekonomike, për t’i trajtuar dobësitë e tilla, duke u thirrur në këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me qëllim të stimulimit të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës.
Koston e ndryshimeve fiskale është dashtë ta merr përsipër Qeveria e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat