Akademik Mark Krasniqi(tashmë i ndjerë)

Opinione

Akademik Mark Krasniqi(tashmë i ndjerë)

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 29 gusht 2015 Në ora: 09:31

Ishte njeri i madh,i pajisur,si askush tjetër, vetëm atribute positive që një jetë afro një shekull e shkriu për të mirën e njerëzimit,arsimimit të tij.

E në veçanti të atij shqiptar,për të cilin dha kontribut shumë të çmueshëm që t`ia siguroj liririnë.Dhe këte punë të vlerëshme e bëri me shumë sukses deri në minutat e fundit të jetës.

Akademiku ynë i nderuar,Mark Krasniqi ishte njeri shumë dimenzional,ku dha kontribut të madh shkencor,jo vetëm në aspektin demografik e gjeografik.

Në kohën kur te ne mungonte përgjithësisht literatura në gjuhën shqipe,e me theks të veçantë,ajo për fëmijë.

Anton Cetta dhe Mark Krasniqi,përvolën mëngët dhe krijuan literaturën markante për fëmijë,por edhe për të tjerët.

Mark Krasniqi:“Drita e parë“ dhe“Posta e porositur“,si dhe Anton Cetta me përmbledhjen fenomenale“Në Prehën të Gjyshës“,të cilat vepra janë edhe sot shumë aktuale.

Për veprimtarinë e bujshme të akademik Mark Krasniqi ka shumë çka të flitet,por unë do të ndalëm pak te testamenti i tij:“Varrosmëni pa ceremoni fetare“.Unë jam shqiptar.

Kjo është madhështia shpirtërore,trimëria dhe urtësia e njeriut të mençur,që është shpirtërisht dhe fizikisht i lidhur për kombin.

Kjo është një dëshmi faktike që akademiku ynë i ka frustruar ndryshket e të gjitha supersticioneve dhe të bestytnive që s`kanë gjë të përbashkët me kombin.

Përkundrazi.

Unë,më 09.07.015

Shkrova poezinë (Testament)

“Rrugës vetëm”në të cilën mendimi i shprehur në vargje puqet plotësisht me testamentin e Njeriut të Madh,akademikut tonë të nderuar,Mark Krasniqi.Me këte nuk deshta as të krahasohem dhe as të barazohem me akademikun tone të nderuar,por vura në spikamë një pike përafrimi të mendimit për finalën,pa ritual bajate fetare.

Lexojeni poezinë në vazhdim dhe jepni komentet!I mirëpres.

RRUGËS VETËM
(Në vend të testamentit)
I vetëm,Pa përcjellësE bashkudhëtar.Fletët po më bien7Si në vjeshtën e pare,Gjethet e zverdhura

Nga lodhja e vetmia

(Sa keq)…

Kam humb peshë autoriteti

Lodhjen,pikëllimin

Lotët në heshtje

I ruaj për vete

(nuk mund të humbi kohë)

Jam n`ecje shtigjeve të mërzitshme

Që ma ndalojnë kthimin prapa

2.

Për asgjë s`jam pishman

Jetën po e mbas me hapa

Urdhëroni në ceremoninë mortale

Shokë të penës e të fjalës

Jo miqësi e rrejshme,

As mashtruesit e Perëndisë

Klerikë e haxhilerë,hoxhollarë

Nëse më leni në „shtëpi“

Në rrobat e mia

Do të më bëni nderë

Mbulesë flamuri Kombëtar

3.

Mos më përdhunoni

Me ha-hula arabe

Mund të ma recitoni poezinë

O moj shqypni( dhe)

Këtu ndahemi…

Vetëm si shqiptarë

Shqiptarizmin e kam

Në gjak e gjuhë

U linda shqiptar

Jetova shqiptar

Në përjetësi do shkoj

Vetëm shqiptar me:

Fenë e parë e t`mbramë!

(09.07.015,hb.)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat