Akademik Mark Krasniqi ishte mik i të gjithëve,çkado që foli nuk gaboi kurrë !

Opinione

Akademik Mark Krasniqi ishte mik i të gjithëve,çkado që foli nuk gaboi kurrë !

Nga: Shkruan:Bahri RASHICA Më: 28 gusht 2015 Në ora: 10:52

Sa e hapa internetin,e premte 28 gusht 2015 ora 8:32 minuta,hyra në leximin e gazetës kombëtare"Bota sot"mësova se pak minuta pas mesnate paska ndërruar jetë Akademik Mark Krasniqi.Kjo ndarje është shum e rënd për familjen e tij dhe gjith kombin shqiptar që pas vdekjes së presidentit dr.Ibrahim Rugovës.Akademik Mark Krasniqi i shtyer në moshën mbi 90-vjeqare na la veq të mira ,prandaj si komb shqiptarë mburremi që e patëm - lavdi !Akademik Mark Krasniqi Ishte mik i të gjithëve,çkado që foli nuk gaboi kurrë ,sepse i dinte rrethanat,sepse ishte profesor,akademik,...Kosova humbi edhe një intelektual të madh pas pak ditëve që na la Akademik Esat Stavileci,dy burra të mëdhenjë që duhet pritur me vite zëvendësimin e tyre.Shoqëritë e Akademik Mark Krasniqit me presidentin historik dr.Ibrahim Rugovën ishin shum frytëdhënëse gjatë viteve të 90 ta,LDK dhe PSHDK kishin një program të njejtë dhe bashkëpunim të paparë.Mark Krasniqi dhe Fehmi Agani kur kan vizituar ngritjen e përmendores së Skenderbeut në Tiranë ka qenë dimër.Kur Krasniqi e kishte pyetur Aganin si po të duket përmendorja ,Agani iu kishte përgjigjur,"E kanë kthyer me kokë nga deti,është dashur me kokë nga Kosova"!!!! Po Krasniqi iu kishte pëgjigjur:"Tani është dimër e sa të shkrihet bora Skenderbeun do e sjellim edhe në Prishtinë"!!!Dhe Mark Krasniqi e priti ardhjen e Skenderbeut,por,i mungonte Fehmi Agani i vrarë në luftën e fundit.Akademik Mark Krasniqit i pëlqente gjithëçka që ishte kombëtare,kishte simpati edhe ndaj gazetës sonë "Bota sot"të cilën e ruante në vitrinënën e tij me librat e vet.Sot e premte e 28 gushtit 2015,po ndahemi nga njeriu që na deshti aq shum,e po si mos të na rrjedh loti kur dihet se humbëm edhe një dijetar.Ngushëllime familjes Krasniqi,AKSHAK, Univerzitetit,PSHDK-së,LDK-së,kombëtares"Bota sot",ngushëllime shqiptarë kudo që jemi.Lavdi Akademik Mark Krasniqi pusho i qetë në tokën e Kosovës që shkrive jetën për të !!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat