Familjarizmi

Opinione

Familjarizmi

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 5 gusht 2015 Në ora: 10:49

Nga vrasësit në atentate politike dhe për politikë,asnjë nuk lidhet drejtpërsëdrejti me familjen time,por unë u lidha shpirtërisht me ta,me familjet e tyre,por edhe i pranova në fasmiljen time të dhimbjes.

Prandaj ndjeva dhimbje për të gjithë.

Prandaj u revoltova dhe protestove me shkrime për të gjithë.A vritet Xhemajli,ai shpirt i butë,ai gazetar që shpërndante të vërtetën dhe nuk ofendonte askënd?!

A vritet Xhemajli që nën kryqorën e plumbave të armikut bëri njëqind lutje për Prishtinën dhe asnjë për vete??!

Përse të vritet Enver Maloku që drejtonte QIK-un në Prishtinë,korrigjonte dërgestat e shtypit dhe me profesion e pedanteri gazetari shpërndante lajmet mbi gjendje e zullumit të luftës në Kosovë,të cilat lajme ua përcillte edhe miqëve tanë jashtë Kosove??!

Shkrimet që i botoja atëbotë e që kishin të bënin me mbështetjen e Dr.Ibrahim Rugovës e shokëve të tij,ndërsa atakoja,pa dorëza kundërshtarët e tij,si Bukoshin,Mustafën e të tjerë;“Rilindja“ hezitonte për t`i publikuar,por duhej intervenimi i Xhemës a Malokut,të cilët nuk i kam porositur dhe as takuar kurrë,por ishin në anën e demokracisë rugoviane,prandaj edhe komentet n`atë frymë insistonin për t`i publikuar.

I falënderoj!

Merrne me mend opinioni“Përçarjet tona trimërojnë armikun” në vitin 1998 ka prit gjashtë javë intervenimin e Xhemës,me porosi të Malokut për t`u publikuar.

Edhe më shumë ma gërvishnin plagën e dhimbjes disa palaço gazetarë me gazetën paçavurë të tyre“:U gjet vrasësi i Xhemajl Mustafës,ai është në Kuvend dhe i ndihmuar nga një polic.

U shkruaja në fb.Pasi nuk ka emra,sa jeni paguar që të gënjeni dhe ta vrisni Xhemën për së dyti herë.Familjen t`ia pikëlloni,pa ndier keqardhje.

Pastaj kjo temë mbyllej deri në pambarim.

Hapej tjetra për atentatorët e Dr.Ibrahim Rugovës dhe në“gënjeshtër“ mediatike merrej si e kryer,vetëm mungonin biçelet.

Në mjedis Tirane vritet,në pabesi,Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës kolonel,Ahmet Krasniqi,për të cilin mban përgjegjësi udhëheqja e Shqipërisë dhe ne nuk kemi nevojë të shëtisim kot andej-këndej,por shigjetat të drejtohen drejt te udhëheqja kriminele e atëhershme e Shqipërisë.

Ka shumëçka të fëlliqët,por politika ua kalon të gjithave.

Pata bër një shkrim të shkurtë monografik për dhe mbi herojin Kadri Zeka,por shtypi nuk e pa të arsyeshme që ta botoi.

Mësova se është në pyetje ndasia partiake që edhe ata që u flijuan bashkë,politika për faqe të zezë e përfitime partiake i ndau.

Shkrimi nuk kishte mangësi gjuhësore,sintaksore dhe as në çështjen e interpunkcionit,sepse është shkruar nga mendja dhe dora e pedagogut të gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Jam këmbëngulës dhe nuk më heçin aqë leht nga insistimi im për ta publikuar,tek e fundit edhe në libër.

Familjarizimi im me familjet e të vrarëve para,gjatë dhe pas lufte është i qëndrueshëm dhe bashkë me ta pres që Specialja të angazhohet seriozisht në këte çështje plot dhimbje e mallkim.

Ndajë seriozisht dhimbjen me këto familje dhe shpresoj bashkë me to se Specialja do ta zbut gëte dhimbje,të cilën politika ditore po e ve në bisht të „sharkisë.“

Gazetarin,Ali Uka, që fjet në një hotel me Thaçin në Tiranë e të nesërrmën u gjet i vdekur.Vrasësi nuk u gjet,ndonëse mediet,atëbotë e ngarkonin Thaçin,bile edhe e patën mbyllur në Tiranë,por e liroi Xhavit Haliti me paret e diasporës.

Çështja deri më tash u hesht.

Hashim Thaçi,sa ishte në opozitë,me gojaplot thonte para medieve dhe në Kuvend si i di emrat e vrasëve.

A benë tash ata emra me na i thënë “në besë”,apo po i mbesin atij se edhe emir i tij është mjaft i lakueshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat