Papunësia, një retorikë konsumi konstatimesh, apo përleshje e interesave të ngushta?

Opinione

Papunësia, një retorikë konsumi konstatimesh, apo përleshje e interesave të ngushta?

Nga: Aida Liko Më: 5 gusht 2015 Në ora: 00:58

Shohim mjaft raste ku të rinjtë vuajnë krijimin e boshllëqeve në forcën dhe motivimin e tyre, dhe në euforinë e kërkimeve për një pozicionim në një detyrë që do u kishte hije, sidomos pas përfundimit të një etape nga ku njohuritë e marra do të kishin sadopak efektivitet në përgatitje të mëvonshme. Por ka raste që në institucionet e dijes dhe të hapësirave zbulimi profesionesh, atje ku dalin mjaft intelektualë, që prodhojnë dhe ofrojnë mallra konsumi në shërbim të popullësisë, krijohen rezultate të pandehura duke dremitur, se janë duke zbuluar një larmi vlerash ndër hulumtimesh pafund... Dhe kjo pason në një bastardim të panevojshëm, si një orvatje për identifikime dhe rezume të dështura. E megjithatë, nuk është vetëm ky rreth vicioz nga ku rrezikohemi të biem pre e mashtrimit, ndaj luftës së retorikave personale, asaj të përgjithësimit dhe imponimit të vetë-nënvlerësimit të aftësive dhe shpalosjes së tyre. Vëmendja e përqëndruar tek transmetimi dhe raportimet në masë, pavarësisht cilësisë, po përgënjeshtron një pjesë të madhe të shoqërisë, duke i bërë të besojnë se ai produkt, me analiza krejt të paqëna, është i duhuri me anë të vlerësimeve të cilat sipas shenjave priren të jenë zanafilla e suksesit të metejshëm. Edhe pse këshillohet mjaftueshëm të mos gjykohet më tepër nga cfarë është me rëndësi ky fenomen, ai ka potencialin të deportojë edhe më tepër, duke prekur jo vetëm rehatinë e njerëzve por tashmë edhe mundësinë e refuzuar për të qënë sa më pranë të vërtetës, me një komunikim më social të devotshëm përtej realitetit vrastar. Por ka nga ata të vetë-konsideruarit intelektualë, të cilët me një komunikim asocial, kërkojnë të flasin me superlativa, të pakujdesshëm e mjaft krenarë për arritjet e tyre të menaxhimit të një orkestre ku me doemos do e kërkonte ndonjë dirigjent që do t’i udhëhiqte në rrugën e suksesit individual, duke përjashtuar atë të afirmimit të mjaft udhë-rrëfyesve të dijes ndër konstatime të vyera... Ka nga ata njerëz që tentojnë të hedhin hapa, si të pashpresë nën një vend, në drejtim të paditur, në një luftë të vetëshpallur me retorikën, pa frikë, duke e zotëruar vetëveten... Por a është kjo aq rezultative sa mund të luftojë dhe triumfojë?! Lufta në këtë fushë është një përleshje, që e fitojnë profesionistë të kësaj fushe, ku i kushtohet shumë pak rëndësi faktit se kemi të bëjmë me cilësi profesionale dhe intelektuale të tyre apo jo. Pra, edhe në këtë kontekst, asaj të të ndërrmarit të një iniciative sakaq edhe sakrifikuese, shkakton një pjesë skenike në një amfiteatër të një rrethi dimensional kategorish, aty ku xhirohet e luhet në të njëjtat kushte abstenimi ndenjash, dhe lind nevoja të thuren “makineri” për pasojat e veta kritike, qofshin ato bindëse apo jo, qëllimi do t’a justifikonte edhe arsyen... Si rregull duhet të krijoheshin frekuenca të tjera komunikimi intelektual dhe social, por në këto kushte arbitrare, euforia dhe deliri kalojnë në një stad dëshpërimi nga ku kupton se cdo vepër e jotja do të keqpërdorej apo shpërfillej si rezultat i përballjes me sfida, të destinuara që përballë teje do të shkelqenin me mjaft mjeshtëri, si për të treguar se fuqia jote karshi tyre vlen shumë pak dhe në rrethana të tilla, do i lihej vendi dorëheqjes, ndonëse në shumë artikulime kujdesemi të shfaqemi pozitivë por bisedat mes komikes dhe tragjikes nuk kanë të sosur. Edhe në raste evitimi, ndodh që përsëri, edhe përse me shumë potencë kreative të gjurmimeve diku gjetkë për një rrugë të mesme, aty ku njeriu i lejon mundësi vetes të prezantohet si korrekt dhe dinjitoz, hipomania shkel mbi inteligjencën dhe i krijon mundësitë për ata individë që vuajnë nga një ego e cila zotëron fuqinë të ushtrojë dhe zbatojë edhe akte të “përcarjes dhe sundimit”. Ndonjëherë e ndjejmë veten si një qënie e pa shpresë që endet ndër mote. Po ja që ndonjëherë bëjmë mirë të jemi skeptikë, na ndihmon në qartësimin e ideve, të mos e shohim veten nga vetja, e të mos jemi lakmitar të shkëlqimit në masë, edhe përse hasim e përjetojmë zhgënjime nga numrat akrobatikë të personazheve me njv mendësi të gabuar, përsëri ajo që vlen të thuhet mbetet e paanshme, implicite, në një formë të rregullt por në dukje e paqartë për një mburrje karizmatike të lëshuar... Bindjet janë të ndryshme ashtu si dhe natyra njerëzore, e të mos pasurit vend për një zhvendosje të dialogut, aty ku takohen profesionalizmi dhe parimet më pranë arsyes, kjo nënkupton të qënit inkoshient, duke e humbur fillin e duke bërë kërkime në ezaurime etapash pa një objektiv të qartë si një iluzion fatal. Përfliten mjaft të tjerë, ata që imazhin e konsiderojnë si esenciale karshi prezencës apo kuptuarit të problemeve, dhe si një patologji e madhe, po mundësojnë atomizimin e shoqërisë, po shpërfillin vlerat që promovon kjo shoqëri duke i përbaltur e krijuar një përfytyrim të shtrembërt të të ashtëquajturës durim, i lidhur ngushtë me respektin, dinjitetin e vullnetin e plotë, pa cënuar kulturën dhe rrethanat e përfshirjes së dikujt në hapësira të cilësuara dhe emërtuara më me pak stil e integritet. Por edhe në efektin e bindjeve organizative, të kopjuarit në çdo fushë, duke i përkeqësuar cilësitë e produktit me ndërhyrje të një sistemi të cakorduar, fati i të pafuqishmit deformohet aty ku dhe “dielli do të lindte në perëndim”... Gjithsesi morali është edhe një filter i mirë për aktivitetin zhvillues të qenieve inteligjente, të cilët me një pasion, i cili do të ndihmonte dhe shërbente në deportimin, qoftë edhe të mëvonshëm të një suksesi, i cili do të rregullonte bazat e vërteta të shoqërisë, ku zgjidhjen të mos e gjejmë në ide iluzore dhe probleme materiale, po në analiza ku në masën e përpjekjeve maksimale, t’i falim vetes kënaqësinë e të jetuarit në një botë të përqëndruar tek realiteti, sidoqoftë ai, mendimi, opinioni dhe prezantimi të gjykohet dhe në një farë mënyre të clirohet nga censura. Brënda ekuilibrit tonë të dëshirojmë e pranojmë një “favor” me një karakter dominant i përqëndruar tek nga çdo njeri i cili shikon, flet dhe mendon ndryshe duke përcjellë mjaft pozitivitet e harmoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat