Veriu nuk e njeh, ligjin 7501 dhe Artan Lamen

Opinione

Veriu nuk e njeh, ligjin 7501 dhe Artan Lamen

Nga: Nga Ilir Vata Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:03

Problemi më i madh në Shqipëri është ligji i pronave që për 25 vitë ka qenë dhe makthi i vërtet i shqiptarëve, madje krahasuar me periudhën e komunizmit, post-diktatura ka qenë më e vështirë për pronarët, më nihiliste madje dhe falsifikatore e një të drejte themelore për shqiptarët, siç eshte e drejta e pronës.

Nëse diktatura komuniste ofroi reformën agrare ku bëri me tokë dhe të drejtë mbi të shqiptarë të pamundër në aspektin social ishte një zgjidhje, por ajo që e bëri diktaturën të përfaqësuar në gjithë dimesionin e saj ishte mohimi i pronës dhe lirive pronën, pasi kishte vetëm një pronar, shtetin.
Koha e post-diktaturës ishte dhe më e dhimbshme pasi mohimi i pronës erdhi nëpërmjet mashtrimit shtetëror dhe dyfytyrësisë së shtetit, ku në kushtetutë garantohet si një nga liritë themelore të qytetarëve dhe me akte nënligjor dhe me ligjin 7501, ajo mohohet në të gjithë tërësinë e saj, të drejtën mbi pronën, pra një shtet që nuk bëhet pronar i vetëm, por një shtet hajdut I pronës, madje hajdutlliku vetëm për disa njerëz tamam sin ë pushtetet oligarkike që hasen në mesjetën e largët.
Ligji 7501 është një ndër ligjet më ogurzi që ka njohur shteti shqiptar në të gjithë historinë e jetës së tij institucionale pasi ky ligj ishte i efektshëm mbi të drejtën mbi tokën të punonjësëve të ndërmarrjeve bujqësore me nga 2200 metra për frymë, por u shëndërrua në një mundësi për të abuzuar me tokën dhe të drejtën e shqiptarëve për pronën dhe sot ky ligj, ndonse i ka mbaruar efektet ligjore, përsëri është aktiv në të drejtën në pozitë duke përçudnuar të drejtën bazë atë mbi pronën.
Qeveritë dhe partitë politike kanë qenë mbrojtës të ligjit famëkeq 7501, qofshin këto formacione politike të majta apo të djathta, madje dhe parti politike që kanë si princip kthimin e pronave tek pronarët, janë bërë pjesë e paligjmërisë, thjeshtë dhe vetëm për efekte të përfitimit të paligjshëm mbi pronat e të tjerëve.

Në emër të këtij ligji është vepruar si në emër të popullit mbi shqiptarët kur burgoseshin, egzekutoheshin apo interrnoheshin, pasi në emër të 7501-shit janë gllabëruar pronat e shqiptarëve, vija bregdetare dhe sërishtë nuk kanë të ngopur edhe sot derisa të kenë gllabëruar çdo cëntimetër katëror tokë.

Masakra mbi pronën nuk njëh vetëm abuzimin me ligjin 7501, por mbivendosjen zhdukjen e dokumentacionit të pronësisë, zhdukjen e certifikatës së pronësisë, madje krejt më ndyshe dhe më keq sa vetë diktatura, pasi kjo e fundit kishte ruajtur çdo identitet pronësie deri në vitin 1991, kur bastardet e rinjë nekomonistë nisën batërrdinë mbi pronat.

Sot qeveria e re ka ardhur me premtimin e legalizimit të banesave pa leje madje me kosto zero dhe kjo është një gjë e mirë, por nese do të realizohet kjo mbetet për t’u parë pasi sipas këtij ritmi do t’i duhen Artan Lames edhe 50 vjetë të tjera për të legalizar paligjshmerinë dhe batërrdinë me pronat, madje nëse ligji 7501 nuk do të abrogohet, Lames dhe pasardhsit e tij me këtë frymë politike do ti duhen shekuj për të korigjuar paligjshmerinë.

Parë në një aspek tjetër, ligji 7501 dhe Artan Lame nuk funksuionojnë në veri të vendit pasi në vitin 1990 e drejta mbi pronën nuk u vendos nga shteti por nga e drejta zakonore duke shkuar prona e çdokujtë në vendin e saj dhe ka plot 25 vite që asnjëherë asnjë qeveri nuk ka patur akses mbi pronat e shqiptarve në veri të vendit.

Pra shteti ligjore dhe ligji 7501 ka efekt vetëm në gjysmën e teritorit të vendit dhe këto krahasime ligjore mundet të bëhen me periudhën e bizantit ku Shqipëria ra nën sundimin e perandorisë së lindje ku ligje e bizantit dhe ato të të drejtës zakonore shqiptare bashkëqeverisnin apo shfaqeshin të ndarë sipas karahinave dhe ndikimit.

Por kjo nuk mund të ndodh kur pretendohet se kemi në kohë moderrne, një shtet me tendenca drejt shtetit të së drejtës, ku një ligj të zbatohet vetëm në gjysmën e teritorit të vendit, pasi dihet se ligjet janë unifikuese dhe e shtrijnë efektin në të gjithë vendit, por ja që ndodh sepse ligji 7501 është një ligj antikushtetues që bie ndesh me të drejtën themelore të shqiptarëve siç është e drejta e pronës dhe vetë kushtetutën pasi kjo e fundit e njeh të drejtën e pronës si një nga të drejtat themelore të shqiptarëve.

Fakti se qeveria dhe qeveritë e mëparshme kanë mbajtur në fuqi një ligj antikushtetues 7501, tregon më së miri së Shqipëria është një vend me prirje të thellë nga mendësite e komunizmit dhe një vend që nuk ofronë kurrëfar sigurie për të ardhmen e invesitorëve të huaj dhe mbi të gjitha të respektimit të të drejtave të shqiptarve mbi të drejtën e tyre të shenjtë siç është prona.
Politika shqiptare është uniformiste në qendrimet e saj të përbashkta krejtësishtë të së majtës së bastarduar që nuk ngjanë as me të majtat moderrne, as edhe vetë me diktaturën, por një përçudnim allashqiptar për të vjedhur e pasuruar në mënurë të paligjshme dhe kjo paligjshmëri bën që shteti shqiptarë të jetë jo funksional, një shtet hibrit ku zot është paligjshmëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat