A kemi opozite të fortë

Opinione

A kemi opozite të fortë

Nga: SHkruan;RAGIP GURAZIU Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:13

Duhet ndihmuar konsolidimin e një opozite më të fortë,ne rast se dojmë një kuvend të fotë?!

Po konsideroj se interesat klanore, përfitimet momentale, korrupsioni, bajraktarizmi, frika nga ndëshkimet, jo toleranca, mungesa e pragmatizmit politik, por edhe e atdhedashurisë, janë disa nga faktorët pse as edhe sot në Kosovë nuk kemi opozitë unik e të forte, dhe, pse ajo sot është shumë larg që të krijoj një alternativë të re, një alternativ shpresëdhënëse dhe ndryshe për qytetarin e Kosovës. Fajin për një gjendje të tillë - pa opozitë të fortë dhe me shtrirje të gjerë - sigurisht se e bartin edhe disa ndërkombëtar me interesat e tyre momentale e pa as më të voglën përfillje për shkallën e demokracisë dhe mirëqenies në Kosovë.
Me sharje e fyrje,opozita ma shumë dëmtohet vetvetiu,se sa korrë suksese,dhe hunmbet imazhi për qeverisje...

Ndonëse janë mjaftë të zëshme, subjektet opozitare në Parlamentin e Kosovës, nuk e kanë fuqinë e numrave pasi koalicioni i pozitës ka shumicën prej tyre.
Analisti Jeton Kelmendi, konsideron se as gjatë këtij mandati opozita nuk do të jetë e bashkuar. Sipas tij vetëm Lëvizja Vetëvendosje, që është udhëheqëse e opozitës, mund të luaj rrolin e duhur opozitarë, derisa AAK-ja dhe Nisma nuk do të mund ta bëjnë një gjë të tillë.
“Lëvizja Vetëvendosje është udhëheqëse e opozitës, por opozita është shumë e dobët, e shkatërruar. Nuk është opozitë partia e Haradinajve për faktin se ajo ka qenë patericë e PDK-së dhe tani Thaçi sa herë që të doj, me një fije pushtet që ia ofron Ramush Haradinajt, mund të luaj me të si të doj. Nga ana tjetër nuk është opozitë as partia e Limajt dhe Krasniqit sepse është gjithnjë në disavantazh, duke i humbur ato aftësi sikur partia e Nexhat Dacit dikur. Një pjesë e kësaj partie bashkë me Fatmir Limajn sipas informatave që i kam unë, edhe mund të kaloj në Lëvizjen Vetëvendosje”, vlerëson ai.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, është në vazhdimësi duke u rritur, ndërsa, përfitoi më së shumti nga ngërçi politik.
“Unë them se Lëvizja Vetëvendosje është në rritje nga të gjitha katrahura që ndodhën nga mos krijimi i institucioneve përfituesi më i madh politik është Lëvizja Vetëvendosje. Ajo mund të rritet, por rritja e Albin Kurtit me këtë qasje që e ka është rrezik për të ardhmen e Kosovës”.

Deputetit të Vetëvendosjes Fisnik Ismajlit,çka ju desh kjo kacafytje me lideret dhe deputetet e PDK,së?!
Në mometin jo të duhur,deputeti i Vetëvendosjes Fisnik Ismajli,u kacafytë në akuza me deputetet e PDK,së dhe lideret e saj,që fund e krye nuk pati nevojë t'i fytet këtyre akuzave që tani ma shumë pësoi ai vetë se ata që akuzoheshin nga ai.
Fisi filloi me deputetin e PDK,së me Latif Gashin,ku u zbulua edhe Babai i Fisit,se kush ishte ai dhe vet Fisi ma shumë dëmtoi veten e tij dhe familjen e tij.Fisi vazhdoi me akuza dhe polemika me zëvendeskryeministrin Hashim Thaçin dhe krueparlamenterin Veseli.Pastaj deputeti i LDK,së,Nuredin Ibishi,ka deshmuar per baabin e Fisit,se e verteta ishta ajo edhe deshmia e Latif Gashit.

Megjithatë Speciala kaloi edhe pa opoziten
Opozita fund e krye që nga fillim ishte kundë votimi të kësaj Gjykate Speciale qe i dedikohet Kosovës,gjegjesisht,UCK,së sipas opozitës,dhe në votim opozita doli jashtë dhe nuk qe prezent në sallen e kuvendit,por nuk votuan edhe disa deputet të PDK,së.Tani kështu siç po sillet opozita në sallen e Parlamentit,edhe për disa vite PDK dhe LDK,për shumë vite do të qeverisin me Kosovën.
Autor është gazetar analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat