Pse duhet të formohet Gjykata Speciale për Kosovën?

Opinione

Pse duhet të formohet Gjykata Speciale për Kosovën?

Nga: Donika HOTI Më: 4 gusht 2015 Në ora: 11:57

Votimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës nuk do të duhej të merrej tragjike, po si një përkushtim plus i Kosovës, nëse dëshirojmë të jemi pjesëtarë të organizatave ndërkombëtare. Për ndërtimin e institucioneve sovrane sipas standardeve perëndimore, të cilat i synojmë, dhe me të cilat dëshirojmë të aderojmë në familjen evropiane, pos dhe pas sakrificave në kohë lufte, vijnë edhe ato në kohë paqeje. Kosova, deshëm apo jo ta pranojmë, ende nuk i ka arritur standardet e duhur integruese me botën e përparuar, dhe ka një mungesë të theksuar të kulturës politike, për të ndërtuar sistemin demokratik dhe partitë që prodhojnë demokraci, ligje të avancuara për zbatimin e rregullave dhe standardeve demokratike, që nënkupton përgjegjësi edhe të partive, si në aspektin e organizimit demokratik të brendshëm të tyre, edhe në llogaridhënien para publikut për premtimet elektorale.

Deri më sot, që nga paslufta, në mungesë të zhvillimit demokratik, të partive dhe të sistemit të zgjedhjeve (ligjit të partive politike, kodit të mirëfilltë zgjedhor etj), nuk kemi arritur të dëshmohemi të denjë për pretendimet integruese evropiane, ende nuk e kemi arritur imazhin të cilët qytetarët e kërkon çdo ditë, pikërisht nga vet strukturat përgjegjëse e partive politike dhe institucionale, fillim me shembuj jo kurajues për një shtet të porsa themeluar në ndërtim e sipër.

Prandaj, së pari duhet ta kuptojmë se duhet të arrihet një konsensus ndërpartiak, institucionale e delegues në Kuvend, për hir të interesit madhor të Kosovës, për të treguar sjellje elementare e kulturës diplomatike, ende mungesë dhe kompleks i mbjellur thellë në psikikën e tërë Ballkanit Perëndimor.

Ne gjithmonë edhe në debate publike gjithnjë vazhdojmë t’i referohemi historisë, gjykimeve në bazë të kaluarës, pa u ndriçuar objektivat për të ardhmen. Së paku nuk marrim shembull as nga shteti Slloven, po edhe Kroat, se si kanë arritur t’i tejkalojnë sfidat e shtet-ndërtimin të tyre me të njëjtën palë kundërshtare, si i zhvilluan negociatat, dhe si arritën marrëveshje në kuadër të Komisionit të Badinterit, kur ishte parashikuar të krijohej një Gjykatë Speciale për ushtarët e këtyre shteteve, pas njohjes së tyre ndërkombëtare në vitin 1992. Pse nuk marrim shembull nga provoja e këtyre shteteve, apo nga ekspertë të cilën janë marrë më këtë çështje, përt’i ndjekur disa procedura të cilat ishin kërkuar nga faktori ndërkombëtare i asaj kohe. Pse nuk kemi guxim ta krijojmë vetë Gjykatën Speciale Ushtarake, në shembullin e Sllovenisë a Kroacisë, dhe gjykimi i tyre ishte bërë nga gjykata vendore, sipas legjislacionit përkatës të këtyre dy shteteve.

Gjithashtu, qysh nga viti 1994-96 në periudhë dy vjeçare Sllovenia dhe Kroacia e kishte shfaqur vetë propozimin para popullit të projekt-ligjit për status e veçantë të veteranëve të luftës, si:

1. Invalid i luftës
2. Luftarë
3. Ushtarë
E jo sikurse ne nuk dimë ti identifikojmë ushtarët e mirëfilltë dhe invalidë të luftës, që në të vërtetë kanë pësuar nga lufta e fundit në Kosovë. Përderisa sipas Marrëveshjes së Parisit janë të nënshkruar në Shtabin e Përgjithshme, se Kosova i ka gjithsej 18.500 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa tani, kur jemi në procedurën e përpilimit të ligjit për statusin e veçantë të UÇK-së, konkurrojnë 60.000 persona! Nëse në të vërtetë kishte me qenë ky numri, me siguri Mitrovica Veriore kishte me qenë kuadër të sovranitetit Kosovës, e jo siç është aktualisht.

Pse ekziston një psikozë kaq e rëndë për krijimin e Gjykatës Speciale, nëse dëshirojmë në të vërtetëta zhvillojmë diplomacinë e lartë me botën, nëse kemi pikësynim diplomacinë e kohës, atëherë do të duhet të jemi palë e drejtësisë ndërkombëtare, dhe palë dhe pjesë serioze për zbatimin e saj. Një gjë duhet për ta kuptuar nga aspekti i marrëdhënieve ndërkombëtare se nëse një shtet hyn në negociata me një shtet tjetër, qoftë edhe për një gjë më të vogël po të interesit nacional, ai gjithmonë ka për t’i përdorur të gjitha mekanizmat diplomatike që të del fitues karshi palës tjetër, me gjitha instrumentet e politikës jashtme.

Deputetët dhe qytetarët tanë duhet për ta ditur një gjë, nëse hyjnë negociata për të arritur një parandalim të ndonjë konfliktit apo luftës dhe krijimin e marrëdhënieve fqinjësore, atëherë duhet të ta kenë shume qartë se diçka fiton dhe diçka humbasin ku në gjuhën diplomatike këto negociata njihen si Win –Lose.
Sipas parimeve ndërkombëtare, të gjithë qytetarët të Republikës së Kosovës duhet ta kuptojnë qartë se ekziston dallimet në mes konfliktit dhe luftës dhe çka parashohin ligjet e luftës dhe çka janë negociatat për subjektet ndërkombëtare (shtetet).

Dallimi në mes konflikti dhe luftës qëndron se e para nuk është e njëjtë me luftën se pjesa më e madhe e konflikteve nuk sjell pas vetës përdorimin e dhunës, ndërsa lufta është një dhunë e qëndrueshme ndërmjet grupeve (e cila shkakton vdekjen e dëntime të paramenduara), në të cilën forcat ushtarake shtetërore marrin pjesë të paktën me njërën palë, e në rastin e luftërave ndërshtetërore ato marrin pjesë më të dy palë.

Ndërsa, sipas drejtës ndërkombëtare humane, ligjet ndërkombëtare të luftës e kanë një limitë të caktuar çfarë drejtë veprimit kanë dhe çfarë nuk kanë të drejtë të ushtrojnë gjatë luftës çfarë veprimesh zhvillohen në mes shteteve për mbrojtjen e territorëve të tyre, ku është bërë edhe shtylla e rendit ligjor ndërkombëtar, ku bazamenti i kësaj qëndron tek Konventa e Parë e Gjenevës që datojnë nga viti 1864. Ndërsa e negociatat janë bisedimet paraprake, kur hyjnë dy subjekte ndërkombëtare në mes vete, qoftë edhe më ndihmën e palës ndërmjetësues, ku të dy shtetet i përdorin të gjitha mekanizmat e tyre të politikës së jashtme vetëm për të dalur fituese ndaj interesave nacional të shtetit të cilën e përfaqësojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat