Nusja e mirë-syrin qorr

Opinione

Nusja e mirë-syrin qorr

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 4 gusht 2015 Në ora: 11:09

Specialja qe bërë temë diskutimi e mërzitshme.Me te u morën krerët e Qeverisë,Kryeministri e zëvendës kryeministri,ndërkombëtarët e akredituar në Prishtinë.

Më me ngulm BE dhe SHBA-të,prandaj Specialja nuk kishte alternative as sgjidhje tjetër.

Me këte çështje u muarën edhe analistët e publicistët,të cilët i dhanë gjithmonë të drejtë themelimi.

Bilem kishte nga ta që e shihnin si punë të kryer,si dhe autori i këtyre rreshtave.Mirëpo,Hashim Thaçit i duhej të ca kohë për akrobacione politike për të treguar forcën e vendosjes.

Silleshin si kuajt në lamë që patjetër duhet të vijnë te mullari.

Isa Mustafa ishte i pa peshë.Edhe propozimi i tij që shpenzimet e mbrotjes për të akuzuarit,t`i bartë qeveria,është trysnia e Thaçit dhe gabimi më i madh që me paret e taksapaguesve të mbrohen kriminelët,vrasësit.

Kjo është një goditje frustative në ndjenjat e familjarëve te të vrarëve.Pra,vendimi për themelimin e Specialës qe i mirë dhe i domosdoshëm,por e dëmton Vendimi për heqjen e shpenzimeve të mbrojtjes së kriminelëve.

Kjo pikë duhet të abrogohet për të qenë Specialja në rregull.

Çështja e mbrojtjes së kriminelëve nga buxheti i shtetit,i hapë grykën korrupcionit,por edhe i trimëron kriminelët,kurse në anën tjetër i godet rënd familjarët e të vrarëve në pusi e pas shpine.

Kjo çështje denigruese e prish në start Specialën,duke ia lën hapur derën e pazareve të gjykimit(mosgjykimit).

Pra kjo është ajo nusja me syrin qorr.

Ky është një fakt i mjaftueshëm që Isa Mustafa të dorëhiqet.

Unë nuk pres nga Specialja ndonjë mrekulli,pasi nuk besoj që “peshqit” e mdhenj të bien në rrjetë.

Ishte UNMIK-u dhe nuk bëri gjë në sferën juridike.Erdh EULEX-i edhe më zi,u korruptua dhe e mjegulloi edhe më tepër sferën juridike e të mbrojtjes.

Pra,bazuar në këto ndodhi të dhimbshme,por faktike,që tash nuk kam uzdajë te Specialja se do të bëjë mrekulli.

Më mirë le të shohim veprimin(mosveprimin)!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat