Unë jam Tetovë!

Opinione

Unë jam Tetovë!

Nga: Nga Dionis Xhafa Më: 4 gusht 2015 Në ora: 09:54

Dy ngjarje të rënda për një hark kohor prej pak kohësh kanë goditur shqiptarët e Maqedonisë.

Fillimisht u “godit” Kumanova, ngjarje kjo e mbushur akoma me enigma dhe kushedi sa kohë do të duhet të zbardhet e plotë, a kushedi kurrë nuk zbardhet.

Pas incidentit të Kumanovës, u vërshua një tjetër zonë e madhe, me shumicë shqiptare, Tetova.

Informacionet e para për Tetovën janë ende të turbullta, por që flitet për viktima.

Pavarësisht se Kumanova dhe Tetova në thelb janë ngjarje krejt të ndryshme për nga natyra e tyre, ata bashkohen në një pikë, e ajo është se janë tragjedi e përbashkët.

Në të dyja rastet kemi viktima, njerëz të plagosur e të vrarë. Duke qenë se viktimat më së shumti në numër kanë qenë shqiptarë, këta janë dhe tragjedi e përbashkët e shqiptarëve.

Fill pasi u mësua ç’ka ngjarë në Tetovë, njerëzit në rrjete sociale nisën të shprehin solidaritet për tragjedinë.

Dhe vërtetë, që ajo ç’ka nevojë njerëzia sot është humanizmi, mëshira për ata që nuk do gjenden më mes nesh.

Prandaj sloganet “Unë jam Kumanovë” dhe “Unë jam Tetovë” janë më të vlefshme se kurrë, si shenjë e solidaritetit të përbashkët për tragjedi të këtilla!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat