Qazim Huruglica

Opinione

Qazim Huruglica

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 3 gusht 2015 Në ora: 19:42

U lind në Desivojcë,në shpatullë të Gurit të Zi,

atje ku dimri zgjat gjashtë muaj.

Kur ndjeva për vdekjen e Qazimit,u prek thellë në telat e shpirtit dhe ndërpreva monografinë për dajën tim.

Tash jam i mbisunduar nga emocionet e pikëllimit,që më shtyjnë të shoh vetëzi.

Si të shkruaj monografi nekrologjike për nxësin dhe kolegun e shokun tim të çmuar-Qazim Huruglicën.

Edhe Zotit iu kanë ngatërruar kabllot.

Si të shkruan arsimtari nekrolog për nxënësin aq simpatik e të dashur?!

Nga atje vinte për çdo ditë për të ndjek mësimet në shkollën e Desivojcës.

Ishte në djalë simpatik,që gjithmonë rrinte në të qeshur.Ishte i zhdërvjelltë dhe sportist i mirë në futboll dhe volejboll.

Të gjithë mësimdhënësit kishin ndjenjë simpatie ndaj tij.

Nga bjeshka(Guri i Zi) me familje vendosën me shtëpi në Laçiq.

Edhe pse ishte ende nxënës i imi shumë simpatik,unë e shija si të burrëruar,prandaj shkëputa realacionin:arsimtar-nxënës dhe vumë shoqëri,si dy burra të pjekur.

Ndaj meje hapej për çdo problem edhe intim.

Çështja e shoqërimit u realizua edhe më mirë,kur ai pasi kreu shkollën e mesme,u punësua si mësues në shkollën e katundit,ku tash shoqërinë e bëmë kolegiale.

Nga Laçiqi u shpërngul familjarisht në Shipashnicë të Poshtme,ku e vizitova,sa e kishte nënën e sëmurë.

Qazimi paska marrë qëndrim e punë në Zvicërr,që të mos bëhet ushtar i Ushtrisë Jugosllave.

Në Zvicërr e zuri vdekja që lëngonte nga sëmurja e kancerit.

Posa shkeli në moshën e burrësisë;

Kur ishte vetëm dyzetvjeç e ndërpreu sagën jetësore.

Dorëzoi çelësat e jetës,sepse e dinte që vdekja e pangopur ushqehet vetëm me jetërat tona.

Ajo,mjerisht,do të kullot miliona e miliarda jetra dhe prapë barku i mbetët bosh.

-Jeta është vetëm ndarje,shruan Prof.dr.med. Ilaz Bunjaku.

Duket të ketë pasë ndonjë problem më heret me simptome neorologjike e psikiatrike,të cilin e ka mbajtur në vete,derisa i është shndërrue në kancer.

Qazimi,tashmë indjer,la pas vete dy djem e një vajzë dhe bashkëshortën.Dy vëllëzer e një motër.

Ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit,Qazim,shokëve e miqëve dhe të gjithë dashamirëve të tij.

Të ndjerin e shpërbleftë Perëndia me kopshtin e lulëzuar të Parajsës!

Këtu po ndahemi nxënësi ,kolegu dhe shoku im i nderuar,Qazim B.Huruglica.

Pusho i qetë në botën e amshuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat