Letër e hapur z.Ragmi Mustafës

Opinione

Letër e hapur z.Ragmi Mustafës

Nga: Ragip GURAZIU Më: 2 gusht 2015 Në ora: 08:24

Pse këtë letër të hapur?!

Megapress realizoi një intervistë me Belgzim Kamberin nga Këshlli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë. Sipas Kamberit spektri politik shqiptar është sot substancialisht dhe strukturalisht i defaktorizuar. Pa program dhe vizion politik, ai është kryesisht i orientuar në realizimin e politikave klienteliste në dobi të interesave korruptive të individëve nëpër parti politike. “Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë cenohen në një shkallë mjaft të lartë. Serbia nuk shfaq vullnet të mjaftueshëm politik për t’i avancuar të drejtat e pakicave kombëtare sikur komunitete.” – thotë Kamberi

Vuçiqi morri dhurata nga ju?!

Dorëzimi i mirënjohjes nga ju si kryetari i Komunës ,z.Ragmi Mustafa ishte në shpërputhje me vullnetin e qytetarëve të Preshevës në veçanti dhe të Luginës së Preshevës në përgjithësi; të cilët e injoruan dhe nuk e mirëpritën arsyeshëm vizitën e Vuçiqit.Kështu u vlerësua kjo vizitë nga disa analist politik. Mirënjohja ishte krejtësisht e panevojshme duke pasur parasysh se kryeministri i Serbisë, jo vetëm që nuk ka ndërmarrë ende pothuajse asnjë veprim në dobi të të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por për aq më keq, ai është zyrtarisht përgjegjës për diskriminimin dhe shtypjen shtetërore të Serbisë ndaj Luginës së Preshevës.

A të shkoi mendja në ato qaste se dorëzimi i mirënjohjes është edhe fyerje për viktimat civile të vrara në Luginën e Preshevës nga pjesëtarët e aparatit shtetëror gjatë viteve të mëparshme, për të cilat qeveria e Vuçiqit nuk tregon interesim që të zbulohen dhe të dënohen autorët dhe urdhërdhënësit e këtyre vrasjeve. Kësisoj, në kuptimin politik, vetëm katër ditë pas përzënies së Vuçiqit nga Srebrenica; dorëzimi i mirënjohjes e ka « rehabilituar » shpejtazi të kaluarën fashiste të tij politike, e cila rishfaqej tani në opinionin rajonal dhe ndërkombëtar; si dhe e ka deligjitimuar gjithashtu edhe diskriminimin dhe shtypjen evidente shtetërore të shtetit të Serbisë të Luginës së Preshevës, që personifikohet natyrshëm me shefin e ekzekutivit të tij.

Z.Mustafa,politika që po udhëheqni ju me sejmenet e juaj,nga të tjerët,si në Luginë të Preshevës,Kosovë Shqipëri etj,ku jetojnë shqiptarët,po vlersohet pa program dhe vizion politik. Jeni kryesisht i orientuar në realizimin e politikave klienteliste në dobi të interesave korruptive të individëve nëpër parti politike. Në fakt, spektri politik shqiptar përfitoj nga kjo gjendje shtypëse për të fshehur paaftësinë dhe abuzimet e saja. Përderisa në njërën anë, Kushtetuta e Serbisë, si dhe legjislacioni, nuk mundësojnë avancimin e mjaftueshëm të të drejtave të komuniteteve joserbe në Serbi, në anën tjetër, papjekuria dhe paaftësia e spektrit politik shqiptar çdo ditë e më shumë, po kontribon gjithashtu në tkurrjen e Luginës së Preshevës; si në aspektin territorial, ashtu edhe në atë demografik, socio-ekonomik dhe kulturor.

Dështimet dhe skandalet e spektrit politik shqiptar të Luginës së Preshevës janë të njëpasnjëshme, siç e dëshmojë së fundi çështja e lapidarit, ajo e regjistrimit të popullsisë, apo tani edhe vizita e Vuçiqit. Duke pasur parasysh presionin e shtetit serb dhe si rrjedhojë, mundësitë e kufizuara për organizim politik të qytetarëve « poshtë », sigurisht se një pjesë e përgjegjësisë rëndon dhe « lartë », mbi Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, të cilat nuk e përdorin autoritetin e tyre shtetëror, moral dhe kombëtar, si dhe nuk marrin përgjegjësitë e tyre; në drejtim të përmirësimit të organizimit politik dhe të politikëbërjes shqiptare në Luginën e Preshevës.

Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë cenohen në një shkallë mjaft të lartë. Serbia nuk shfaq vullnet të mjaftueshëm politik për t’i avancuar të drejtat e pakicave kombëtare sikur komunitete. Mbase i parandalon vazhdimisht duke përdorur të gjitha mjetet dhe mekanizmat e saj, qofshin ato edhe joligjore. Serbia zyrtare nuk shfaq interesim as për integrimin e shqiptarëve në Serbi, të shpallur si synim zyrtarisht nga politika lokale shqiptare; por përkundrazi, pas zyrtarizimit të djeshëm të deshqiptarizimit të Medvegjës; Serbia zyrtare është sot e orientuar drejt « rimarrjes » së Bujanocit nga serbët lokal, për ta shndërruar Preshevën si një ishull të izoluar drejt përmbytjes së nesërme. E vlenë vetëm të analizohet Kushtetuta e Serbisë për të kuptuar se modeli i sotshëm shtetëror është realisht Serbia vetëm për serbët. Një model para-modern shtetëror që thellon pabarazitë në të gjitha kontekstet dhe aspektet. Në Serbinë e sotme të Vuçiqit, vetëm metodat e shtypjes janë moderne. Ato maskohen me një diskurs paqësor « demokratik » dhe « evropian ». Shtypja e dikurshme tradicionale serbe është zëvëndësuar me format e « padukshme » bashkëkohore të shtypjes. Nën rrethim të « legjitimuar » ushtarako–policor, me nënpërfaqësim sistemor dhe me mungesë të « arsyetuar » investimesh e zhvillimi ekonomik; migrimi i « vetëvullnetshëm » ka zëvëndësuar zhvendosjen e detyrueshme. Shuarja e dikurshme e dhunshme e rezistencës qytetare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është zëvëndësuar tanimë me pasivizimin e tanishëm të saj, nëpërmjet korruptimit dhe shantazhimit të elitave lokale nga shteti. Serbia e Vuçiqit – politikisht populliste, kulturalisht konservatore dhe ekonomikisht neoliberale – vetëm se përforcon regresin, diskriminimin dhe shtypjen tradicionale shtetërore serbe.

Daçiq kërkon këmbimin e veriut me Luginën e Preshevës
Publikuar: 09.04.2013 - 09:11

Ish/Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, më qartë se ndonjëherë më parë ka bërë thirrje për shkëmbim territoresh mes shtetit të tij dhe Kosovës. Në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Daçiq tërthorazi pranoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë kundër ndarjes së Kosovës në atë mënyrë që veriu i vendit t’i jepet Serbisë dhe Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. “Unë vërtet mendoj se serbët dhe shqiptarët me lehtësi do të merreshin vesh për shkëmbim territoresh. Por, një gjë e tillë nuk do të ishte e pranueshme për Washingtonin. Atje përfaqësohet pikëpamja se një gjë e tillë mund të shkaktojë luftë në Maqedoni”, tha kryeministri serb.

Në pyetjen nëse Beogradi është i gatshëm që shqiptarëve në jug të Serbisë t’u japë të njëjtat kompetenca, të cilat i kërkon për serbët në Kosovë, Daçiq u përgjigj shkurt: “Kjo nuk mund të krahasohet”. Sipas tij situata është e ndryshme. “Shqiptarët në Kosovë me Kushtetutën jugosllave të vitit 1974 gëzojnë autonomi brenda Serbisë. Në Serbinë jugore janë vetëm tri komuna me shumicë shqiptare dhe për to vlejnë ligjet dhe të drejtat e pakicave, të cilat mbase janë më liberalet në mbarë Evropën. Ato janë të integruara në institucione dhe në shoqëri, përfshirë dhe policinë”.

Daçiq pranoi se gjatë bisedimeve në Bruksel është përpjekur t’i ndërlidhë këto dy çështje – veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës - por, sipas tij, “BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara përherë kanë thënë se njëra çështje nuk ka të bëjë fare me tjetrën”.

Ju keni polimizuar për territore me ish/Ministrin e Jashtem serb,Vuk Drashkoviqin?!
Ka ndodh kjo në maj të 2011,ku keni cekur se;Presheva,Bujanoci dhe Medvegja,do t'i duhej t'i bashkhoej Kosovës,kjo do ishte me qenë e mirë dhe realiteti,në ras se nuk do të ishit deklauar se ;'Veriu i Kosovës do të duhej t'i bashkohet Serbisë.Nuk di se donjëherë Veriu i Kosovës ka qenë territor apo tokë serbe?!

Ushtria Clirimtare e (UCPMB),nuk ka luftuar për shkëmbim territoresh shqiptaro/shqiptar

Z.Mustafa,për të cilën ka luftuar Ushtria Clirimtere e Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit(UCPMB) ju ishit në kundërshtim me këtë ushtri sepse po kjo ushtri ka luftua për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën dhe jo për ndarjen e Veriut të Kosovës dhe bashkëngjitjen me Serbinë.Që do të thotë jo për shkëmbim territoresh shqiptaro/shqiptar.Sepse z.Mustafa,sic dihet,veriu është pa sovranitet,prandaj ne nuk guxojmë të flemë? Sic jeni edhe ju në dijeni z.Mustafa,autoritetet e Kosovës,nuk e shtrinë sovranitetin në pjesën veriore të Mitrovicës,dhe si ne nuk duhet gabuar me veriun e Mitrovicës,ku gjendja aktuale përbënë një sfidë serioze në zbatimin e sundimit të ligjit e për këtë asesi nuk bëhet fjalë për ndaje te ketijn qyteti.

Z.MUSTAFA,KOSOVA PA VERIUN E MITROVICES ESHTE SI NJERIU PA DY SY.

Autori është gazetar analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat