Gjakova si kashta e kumtrit

Opinione

Gjakova si kashta e kumtrit

Nga: Ramiz LUSHAJ Më: 1 gusht 2015 Në ora: 15:01

Netëve nga qafat e kufinit ti shoh kullat me drita
Më ngjan si Kashta e Kumtrit.

Ne - Gjakovë e Malësi… na lidh fort ndërveti
Udha e Gjakut - jo veç “Rruga e Qumështit”…

E madhja Gjakovë: me Malësi, Deçan e Junik .
Si Kashta e Kumtrit dhe ti e formon nji Galaktikë.

Sa Kashta e Kumtrit me yje e planete në Gjithësi
Kjo Galaktika jote Gjakovë ka rritë emra në histori….

Me qumështin nga qielli,
Me gjakun e tokës…
Galaktika Gjakovë i ndritë e i flet Kohës…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat