Për një cilësi artitike

Opinione

Për një cilësi artitike

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 1 gusht 2015 Në ora: 10:48

Kohëve të fundit ka marrë furi botimi i veprave letrare,pa peshë artistike,të cilat “kalojnë” nëpër duart e editorit,redaktorit,recenzentëve,lektorit dhe dizajnerit,por si duket asnjë dorë prej këtyre nuk e shpalos veprën,pos editorit.

Nuk ka ndonjë kriter cilësor që të shoshitet vlera artitike,të veçohen të metat dhe të krahasohen me anët cilësore.Pastaj të mirret vendimi për korrigjim apo për botim.

Në vepër duhet,deomosdo të thuhet shkurt vlerësimi si reçension.që të dijmë ku të mbështetemi,ne si lexues dhe krijuesi.

Kur nuk jepen mendimet e nga dikujt që hedhin firmën,edhe pa e shfletue veprën në dorëshkrim;atëherë konstatojmë se këtu kemi të bëjmë me jo vlera,por me komercializim të majm.

Krejt ata që hedhin firmën dhe vetëm hedhin firmën vjelin hinorar,duke e gjobitur ashiqare xhepin e autorit.

Para dy vitesh mora pjesë në tri promovime,ku njerëzit e autorizuar mbanin fjalë vetëm lavdërimi.

Nuk më pëlqeu,por njëri nga të pranishmit më tha se në promovim duhet të thuhen vetëm fjalë të mira.

Heshta,por nuk pranoj me atë klishe të ngurtë që e kishin berë,thuaja,rregull.

Mendoj se në këto raste duhet të vihen në spikamë edhe anët negative(jo të gjitha,por edhe pse jo,të habet edhe debat konstruktiv.

Për mendimin tim,të shumtën poezia është kah zhvillohet në dy kahe:

1. Poezi që ndjekin modelin deklarativ dhe

2. Poezi që ndjekin modelin meditativ,por që rrëshqasin në një trajtë inerte.Kalojnë prej një metafore në tjetrën dhe ato jo me vend që kuptimi,cilësia e poezisë mbetet mbyllur nëpër sirtarët e metaforave.

Për këto lëshime pasha e “mëkatit” bie mbi editorin dhe mbi kritikën.e cila për mendimin tim,ka dështuar krejtësisht.

Kam lexuar disa “kritika”,të cilat nuk kishin sjell asgjë në lëminë e kritikës,pos që veprës i kishin berë një fasadë me plot lavede,pa vu në dukje asnjë të metë,si në konstruktin e vargjeve,në sferën gjuhësore,në mjetet stilitike dhe në tropet letrare,në përdorimin apo mos përdorimin e tyre.

Kjo praktikë e nëpërkëmbjes së artit duhet të ndërpritet,për ndryshe fletët e atyre librave nuk bëjnë as për ta ndez zjarrin për flija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat