Berisha: Edi Rama është vet koka e krimit. Ta rrëzojmë me çdo çmim

Opinione

Berisha: Edi Rama është vet koka e krimit. Ta rrëzojmë me çdo çmim

Nga: Nga Sali Berisha Më: 30 korrik 2015 Në ora: 23:47

Edi Rama eshte vet koka e krimit. Ai hedh poshte te verteten, denoncimin qe DASH i ben pranise ne Parlament te trafikantit Arben Ndoka

Te dashur miq, Edi Rama sot, ne nje akt te papergjegjshem, pasi mori nje goditje te rende nga qeveria e SHBA me raportin e DASH, ne te cilin denoncohet prania e nje deputeti te denuar per trafik prostitucioni (fjala eshte per Arben Ndoken), ju tha shqiptareve, krenar por i menderosur, se ne grupin e tij parlamentar nuk ka njeri qe te kete qene i denuar apo te kete probleme me ligjin.

Edi Rama pasi injoroi me zedhenesen e tij ket denoncim te rende per mazhorancen e qelbesirave, te qeverise amerikane dy dite me pare, pasi injoroi deklaraten e ambasades se SHBA ne zberthim te raportit te DASH, ne te cilen thuhet se: "Ambasada vlereson si te turpshme qe ka nje anetar te Parlamentit shqiptar me denime per trafikimin e njerezve", doli sot paturpesisht haptas ne mbrojtje te trafikantit Ndoka duke hedhur poshte te verteten e pamohueshme.

Edi Rama ne vend se ti kerkoj, pas raportit te DASH, largimin e menjehershem nga Parlamenti deputetit te tij Ndoka dhe t'u kerkoje ndjese shqiptarve per perdhosjen e institucioneve dhe administrates se vendit me dhjetra e qindra kriminele, i pregatit atij deklaraten e reagimit skandaloz ndaj raportit te DASH dhe e merr ate ne mbrojtje te hapur duke deshmuar se ai vet eshtekoka e krimit ne kete vend, eshte njeriu i kapur koke e kembe nga kthetrat e tij.

Zoterinj, lidhjet e Edi Rames me bandat kriminale me te rrezikshme te Shqiperise jane universalisht te njohura. Ato nisin me lidhjet e tij te ngushta me banden e rruges se Kavajes, me te cilen ndertoi kinema Republiken dhe emeroi si drejtor kreun e kesaj bande.Rama kishte lidhje te ngushta me banden e Lushnjes. Ne intercepetimet e prokurorise se Firences rezulton se Dondollapi e konsideronte Ramen si mik te bandes per tenderat e bashkise. Rama ka patur lidhje te shume te ngushta me Hakmarrjen per Drejtesi dhe i vazhdon edhe sot edhe me te medha. Ai ju ka dhene troje, tendera dhe koncesione ne Tirane por dhe tendera ne Vlore. Rama ka lidhje te ngushta me banden e Dritan Dajtit dhe ne vitin 2003 nepermjet bandave te tij grabiti 150 kuti votimi.

Ne prokurorine e shtetit ekzistojne kilometra biseda telefonike me bandat e tij per kete afere. Por problemi nuk qendron ne lidhjet e tij te shkuara por ne lidhjet e tij aktuale me keto banda dhe boten e krimit. Sot keto banda diktojne fituesit e tenderave, presin gjoba dhe eleminojne ata qe nuk paguajn gjoben.

Rama ka futur ne grupin e tij parlamentar 19 deputete me dosje dhe te denuar per vrasje, pengmarrje, trafik, droge, prostitucioni. Drejtori i tij per antikorrupsionin ne Keshillin e Ministrave u arrestua nga policia sepse po udhetonte me targa te makines se nje trafikanti dhe gjate kontrollit ju gjeten dhe targa diplomatike. Vrasesi serial Xhuvani, qe si xhelat ekzekutoi ne 10 min tre te rinj dhe nje qytetar tjeter, ishte lidhje e ngushte e Rames. Ai drekonte dhe darkonte rregullisht me familjaret me te afert te Rames. Ky qendrim i Rames eshte i diktuar nga bota e krimit, eshte vazhdim i akteve tjera si fshehjes per 5 muaj e deshmise se Tom Doshit, lirimi i Mark Frrokut pas ndalimit te makines se tij me kryetrafikant ne makine, fshehjes se kerkese se Belgjikes pe ekstradimin e Frrokut ne Belgjike per vrasje, nisjen per ne Kube te Arben Frrokut, vrasesit te komisarit Lame te nesermen e takimit me te ne Puke, bllokimin e hapur te marreveshjes per dekriminalizimin dhe kandidimi i dhjetra e dhjetra krimineleve per keshillat dhe postin per kryetar te bashkive.

Me Edi Ramen ne krye te ekzekutivit muri i krimit do lartesohet cdo dite dhe me shume, imazhi i vendit do te nxihet gjithnje e me teper, jeta juaj dhe e femijve tuaj do te behet gjithnje me e pasigurte, integrimi europian gjithnje e me i paarritshem. Ju bej thirrje te mos lejojme fatin tone dhe te femijeve tane ne duart e Edi Rames dhe bandave te tij kriminale ne pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat