Thaçi president, apo kryeministër!

Opinione

Thaçi president, apo kryeministër!

Nga: Kushtrim GASHI Më: 29 korrik 2015 Në ora: 13:25

Pas ngërçit gjashtë muajsh vitin e kaluar, dy partitë e mëdha PDK-ja dhe LDK –ja arritën koalicion për qeverisjen e vendit dhe në bazë të kësaj marrëveshje posti i presidentit i takon partisë më të madhe në vend PDK-së.
Për shkak të presionit ndërkombëtar, kryesisht atij amerikan, posti i presidentes u bë i paprekshëm deri në përfundimin e mandatit të saj në vitin 2016.

Tanimë viti 2016 është duke u afruar edhe fërkimet ndërmjet Hashim Thaçit dhe Atifete Jahjages janë shpeshtuar dhe mollë sherri është bërë posti i presidentit të cilin e synojnë të dytë.
Këto fërkime siç po duket po ndodhin për shkak të dëshirës, por jo edhe mundësisë që Atifete Jahjaga të rizgjidhet edhe për një mandat në postin e presidentes.
Një rizgjedhje e mundshme e Atifete Jahjages do të të forconte pozitën e saj duke e pajisur atë me legjitimitet qytetarë të cilin tani nuk e ka.

Mënyra e zgjidhjes se Atifete Jahjages në krye të vendit ishte legale, por jo edhe legjitime sepse ishte produkt i një marrëveshje të imponuar politike, por jo edhe produkt i votave të qytetarëve dhe si e tillë ajo nuk ishte as deputete e zgjedhur nga qytetaret.
Koalicioni i tanishëm qeverisës e ka të garantuar mandatin dy vjeçar, por jo edhe atë katër vjeçar dhe atë për shkak të postit të presidentit.

Në rast se nuk arrihet që të zbatohet marrëveshja politike dhe Hashim Thaçi të bëhet president, atëherë ky koalicion do të marrë fund në vitin 2016 dhe vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme, gjë që është skenari më i mundshëm të ndodh.

Duke marrë parasysh që një pjesë e deputetëve të LDK-së kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Hashim Thaçin për president, atëherë nëse vërtetë ata nuk e votojnë, zgjedhjet e parakohshme do të jenë të pashmangshme.

Përndryshe partneri qeverisës LDK-ja e ka për obligim që ti përmbahej marrëveshjes se arritur politike dhe të votonte Hashim Thaçin për president të vendit dhe në ketë mënyrë të shpëton Kosovën nga zgjedhjet e parakohshme.
Se si do të rrjedhin ngjarjet politike mbetet të shihet, por tanimë një gjë është e sigurt, viti 2016 do të jetë vit i zgjedhjes se Hashim Thaçit president ose vit i zgjedhjeve të parakohshme, gjë që në këto zgjedhje Hashim Thaçi do të mund të fitonte dhe të rikthej fuqishëm në postin e kryeministrit të vendit.

Edhe sondazhet e fundit të bëra nga Lëvizja Fol PDK-në e nxjerrin partinë e parë, duke e ruajtur primatin e partisë se parë tash e një dekadë. Duke e ruajtur mbështetjen qytetare PDK-ja dhe Hashim Thaçi, vetëm sa tregojnë stabilitetin dhe fuqinë e tyre karshi partive dhe liderëve tjerë politik.
Meqenëse gjithçka po sillet në favor të Hashim Thaçit dhe partisë se tij, atëherë nuk do të vihet në pikëpyetje se a do të bëhet Thaçi president, por do të varet nga ai se çfarë do të zgjedh, postin e presidentit apo të zgjedhjeve të parakohshme dhe rrjedhimisht të kryeministrit.

Pse ia kanë inat rivalet politik, Hashim Thaqit dhe PDK-së mund ta kuptojmë, por është shumë e çuditshme që një pjesë e analisteve dhe gazetarëve ia kanë inat Hashim Thaçit! Ia ke inatin jepja hakun, se parti dhe lider që është duke ditur të menaxhojë me situatat politike në Kosovë se sa PDK-ja dhe Hashim Thaçi tani për tani nuk ka Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat