Serbia i ka borgj Kosovës territore të shumta jashtë Kosovës

Opinione

Serbia i ka borgj Kosovës territore të shumta jashtë Kosovës

Nga: Ragip GURAZIU Më: 29 korrik 2015 Në ora: 10:33

Asnjë pëllëmbë tjetër nga Republika e Kosovës Serbisë dhe pikë.Duhen të jenë në dijeni e gjithë bota e civilizuar se te “Molla e kuqe” e deri në Prevesë thuhet se është populli shqiptarë. Republika e Epirit është shumë më e gjërë se Çamëria. Ajo është pjesa e shenjtë e Avranitasve të Greqisë, që flasin shqip.

Pa ndihmën e tyre nuk është themeluar shteti i Greqisë. Prej kësaj republike e deri në Nish, Kosovën Lindore, jashtë Republikës së Kosovës, Maqedonisë, Sanxhakun e Serbisë e në Malin e Zi, bashke me tokat shqiptare deri në bregdetin e Malit të Zi, është toka autoktone etnike shqiptare, pra “Shqipëria e Bashkuar”. Pak kilometra në veri të Nishit, shtrihet lumi Nishava dhe kalaja e shenjtë Nassiusit dardan.

Pastaj rruga kthen në të djathtë, e cila fushën e lokalitetin e këtij vendi e ndanë në dy pjesë. Aty është vendbanimi i dikurshëm i shqiptarëve, i cili thirret “Katund”. Banorët serbë edhe sot e quajnë “Katund kod Crvene Jabuke”, pra Katundi te Molla e Kuqe. Jo larg nga atje, është gjymrikana e Mollës së Kuqe, e shqiptarëve autoktonë, të cilët u shpërngullën e u vranë gjatë dhjetorit të vitit 1877-1878, kur u krijua më vonë Lidhja e Prizrenit.

Atëbotë, ishte bërë dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve me rob e me fëmijë nga Katundi i Mollës së Kuqe, Nishit, Toplicës, Kosanicës dhe Kazajsë së Vranjës, nëpër një dimër të ashpër, nga ushtria vrastare e piromane e knjazit të katërt serb, Millon Obrenoviqit.

Ne, mos të harrojnë se ne te gjitha librat e shenjta fetare shkrun;'' Zoti i Madh ka thënë,e huaja kurrë nuk bëhet e jotja''. Mos të harrojnë se Zoti i Madh ia jep mundësinë popullit, për të mos i harruar të gjitha tradhëtitë, e kur të vijë koha do të marrin patjetër hak.

Kërcënimet e tilla, synimet e përhershme, provokimet, etj. janë mëse të vërteta e për manente, me gjithë krerët e Evropës së Bashkuar, që vetëm për Serbinë e sllavët veprojnë dhe kanë harruar se pikërisht serbët i kanë inicuar luftërat botërore I e II. Janë politikanët e Evropës pikërisht ata që ia kanë ndërruar emrin Gadishullit Ilirik, duke synuar që të mos e njohim të kaluarën historike të tij dhe t`i themi “Ballkan”, ashtu siç dëshironin krerët e veçantë të Kongresit të Berlinit, më 1878. Këtyre ditëve sikur Serbia po merret me disa shkrime të saj të vjetra dhe pretendon të marrë nga Kosova “territore të tjera” nga e tërë Republika e Kosovës, sikur nuk ka marrë territore të mjaftuara nga territoret tona, edhe pse i ka marrë deri në Nish dhe Sanxhakun e Serbisë, që i mbanë nën dhunën e saj. Zatën, ato i ka shpopulluar tërësisht, nga gjenocidi i parparë, prej të qenurit “toka shqiptare”, dhe ndonjëren nga këto treva, si p.sh. “Sanxhakun e Serbisë”, i ka futur nën mbrojtjen UNESKO-s, si “zonë të mbrojtur”…

Serbia kërkon të bëjë me Veriun e Kosovës, siç bëri Rusia me Krimenë, sado që nuk është krejtë e saktë, dhe aq më pakë nuk mund të krahasohet Kosova me Krimenë, sepse Kosova ka qenë që prej gjenezës së vet tokë pellazge, dardane, ilire dhe shqiptare. Ajo kurdoherë ka mbetur diametralisht tokë antiserbe. Kundër kësaj nuk pushojnë “planet serbe”, për një “intervenim ushtarak”, sepse Serbisë nuk i ndalen uritë për humbjen gjak të shqiptarëve që janë kundër luftës e që vonë luftojnë, por që sundohen nga një kastë e piunave të Serbisë, që është vënë në “krye” të udhëheqjes së Kosovës.

Kjo kastë, e vënë në kokë të udhëheqjes së Kosovës, kanë mësuar të jenë ashtu siç duan armiqtë tanë, të jenë “politikanë” të veçantë të tregtisë me tokën shqiptare. Atë tokë të shenjtë ua ka lënë trashëgim gjyshi, stërgjyshi, babagjyshi e baba që ta ruajnë si sytë e ballit,e jo ta shesin .Kosova nuk kanë tokë për të ndarë më....

Kosova nuk është Krimeja

Kosova nuk krahasohet me Krimenë dhe nuk është Krimeja, por është Republikë e Kosovës dhe kufiri i saj nuk mund të prishtet, edhe pse serbët janë të ardhur përmes kolonizimit masiv gjatë shekujve 18, 19 dhe 20. Gjenocidi u ka ardhur atyre për shtat. Dihet se Serbët janë shumë pak në Republikën e Kosovës dhe shqiptarët janë mbi 82% të popullsisë. Nuk ka mundësi që ta quajnë “shtet multietnik”, por me tendenca raciste të atyre që vendosen mbi Kosovën. Serbia të shet e nuk blenë, dhe e ruan kohën kur t`i vije, për blojë. Tani, jemi në shekullin 21. Kolonizimet e shumta të tyre i kemi mundur me gjakëderdhje, vrasjeve kriminele e të pashpirtë të serbëve. Ata, që tani e përgadisin “luftën e tretë botërore” dhe askush nuk e vëren. Gjarpërinjëve u duhet gjakderdhje e re. Ata janë të fshehtë, dinakë dhe të pabesë…

Te ''Molla e kuqe pra''

Te “Molla e kuqe” e deri në Prevesë thuhet se është populli shqiptarë. Republika e Epirit është shumë më e gjërë se Çamëria. Ajo është pjesa e shenjtë e Avranitasve të Greqisë, që flasin shqip. Pa ndihmën e tyre nuk është themeluar shteti i Greqisë. Prej kësaj republike e deri në Nish, Kosovën Lindore, jashtë Republikës së Kosovës, Maqedonisë, Sanxhakun e Serbisë e në Malin e Zi, bashke me tokat shqiptare deri në bregdetin e Malit të Zi, është toka autoktone etnike shqiptare, pra “Shqipëria e Bashkuar”. Pak kilometra në veri të Nishit, shtrihet lumi Nishava dhe kalaja e shenjtë Nassiusit dardan. Pastaj rruga kthen në të djathtë, e cila fushën e lokalitetin e këtij vendi e ndanë në dy pjesë. Aty është vendbanimi i dikurshëm i shqiptarëve, i cili thirret “Katund”. Banorët serbë edhe sot e quajnë “Katund kod Crvene Jabuke”, pra Katundi te Molla e Kuqe. Jo larg nga atje, është gjymrikana e Mollës së Kuqe, e shqiptarëve autoktonë, të cilët u shpërngullën e u vranë gjatë dhjetorit të vitit 1877-1878, kur u krijua më vonë Lidhja e Prizrenit. Atëbotë, ishte bërë dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve me rob e me fëmijë nga Katundi i Mollës së Kuqe, Nishit, Toplicës, Kosanicës dhe Kazajsë së Vranjës, nëpër një dimër të ashpër, nga ushtria vrastare e piromane e knjazit të katërt serb, Millon Obrenoviqit.

Shprehja te “Molla e Kuqe” ka mbetur shprehje popullore shqiptare, e thënë me lotë në sy, për ato vende dhe regjione ku është luftuar dhe është derdhur gjaku si përrua. Nga ai gjak i pakursyer e i derdhur është ngopur toka. Në të njëjtin vend kanë filluar të mbijnë lule të kuqe dhe të rriten e të zhvillohen pemë, nga të cilat do të lulzonin e hidhnin fruta me ngjyrë të kuqe, si të gjakut.

Populli nga nostallgjia dhe malli i madh e i pashuar për ato vende e regjione të caktuara, ku është derdhur gjaku i valtë e i nxehtë edhe i fëmijve, me shprehjet e veta pikëlluese i ka emërtuar si “toka e kuqe”, “guri i kuq i livadhit”, “kroi me ujë të kuq”, “varrezat e krushqëve të përgjakur”, etj. Në Perëndim të Nishit shtrihet edhe Arbanasi, që do të thotë se atje kanë banuar arbanët, arbërit, pra shqiptarët.

Serbia i ka borgj Kosovës një territor më të madh sa dy Kosova, rrethin e Nishit, rrethin e Pirotit, rrethim e Vranjës, rrethin e Leskovcit, rrethin e Toplicës, Përkupljes dhe Kurshumlisë, etj. Më vitin 1858 Përkupla i kishte 500 familje shqiptare të fesë muslimane, 300 familje shqiptare të fesë katolike, 10 hebreje dhe 20 rome. Feja nuk është mbi kombin, por është nën kombin. Njeriu ka të drejtë të zgjedhë një besim, por kjo nuk ia cakton përkatësinë kombëtare.

Kosova ka qenë prej vitit 287 pjesë qendrore e Dardanisë (Dardhanisë) dhe ishte herët i pranishëm edhe krishterimi që ekzistonte që prej shekullit III, me Ipeshkvin në Ulpianë. Ajo ka qenë e banuar me shqiptarë, që në kohën e neolitit

Ta dinë Serbët se po të marrin një copë toke nga toka e shenjtë e Kosovës i thejnë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare për paqen e sigurinë në Gadishullin e Ilirisë (jo të Gadishullit Ballkanik!) dhe do t`u jetë afër Moska të ikin, sepse laku ka ardhur prap deri në fyt! Le të kuptojnë edhe bashibozukët, blerësit, kantabandistët e Republikës së Kosovës dhe klasa e lartë e korrupsionit në Kosovë, se na ka ardhur deri në fyt!

Nuk do mend se propaganda serbe se “do të bëjë me veriun e Kosovës si Rusia me Krimenë”, është një propagandë e egër që bëhet me bekimin e qeverisë dhe nën udhëheqjen e krerëve të Shërbimit Inteligjent Serb BIA. “Skenar ogurzi kanë përgaditur krerët ushtarak dhe intelegjenca e shtetit të Serbisë me qëllim të realizimit të projektit të ngjashëm të invadimit dhe aneksimit të veriut të Kosovës, si Rusia në Krime”, thuhet në disa mediume te shkruara dhe elektronike te Kosovës.

Lufta e tretë botërore e pretendohet një Serbi e madhe....

Si do të duket lufta e tretë botërore-apo do të mund të bëhet serbia e madhe...“Ka dyshime të bazuara nga shërbime të inteligjencës të shteteve anëtare të NATO-s, se në aeroportin e qytetit të Nishit në Serbi, forcat ushtarake ruse kanë lënë një sasi bukur të madhe të armatimit të tyre pas stërvitjeve, armatim ky që besohet të jetë shumë modern”, thuhet në shkrimin e marrë prej “tesheshi”. “Në këtë raport, vijon të thotë burimi, që tani dihet botërisht se është më i ruajtuari në rajon, armatimi që besohet të jetë i ushtrisë ruse, është i strehuar nëpër hangarë, ndërsa ruhen nga rojet të veshura me rrobe civile”. Dhe, burimi ndërkombëtarë, që mund të jetë i pabazuar, e përcjell këtë informacion, duke thënë se shkrimi i grafiteve të UÇK-së në ndërtesa të banimit nëpër qendrën e Nishit, është për sulmimin e armatosur të shqiptarëve në këto rajone, pra në “luginën e Preshevës” , të thënë më mirë në rrethin e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës dhe kthmin e tyre nëpër territore e vjetra të rajonit të Nishit. Kjo, në të vërtetë, duket se është një propagandë serbe.

Nuk ka asnjë dyshim që Kosova është e sigurtë nga NATO-ja dhe vendosmëria në të ardhmen e saj. Kosova është e vedosur në hartën gjeopolitike e gjeostrategjike të Aleancës më të fuqishme të NATO-s në tërë botën dhe se informacionet e plasuara nëpër mediumet e influencuara prej palës serbe, bëhen vetëm që të fitojnë kohë dhe të shtyejnë në vonesa të mëdha çështjen e Kosovës, veçanërisht në veriun e Kosovës deri në lumin Ibër. Republika e Kosovës është e patjetërsueshme në rrugën e saj të pavarësisë e shtetësisë. Të mendosh se mund ta sulmosh NATO-n dhe Kosovën është një çmenduari e pabesueshme, sepse Bonstill-i është njëra pikë e saj që e ka si në pëllëmbë të dorës hapësirën e gjërë deri në Rusi. “Lufta e tretë botërore”, që e planifikojnë serbët, e ndikuar nga Rusia, do të jetë katastofale për ta.

Autori është gazetar analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat