Vetëm revolucioni dhe Federalizimi i shpëton Shqiptarët, asgjë tjeter!

Opinione

Vetëm revolucioni dhe Federalizimi i shpëton Shqiptarët, asgjë tjeter!

Nga: Musa Lamallari – Tim Shkupi Më: 26 korrik 2015 Në ora: 14:06

Kjo eshte rezultat se shqiptaret nuk besojne ne institucionet e shtetit. Kurse partite qe kane zaptuar shtetin dhe presin nga shtatori te behen bashke VMRO-BDI-LSDM qe ta na sigurojne zgjedhje te lira, fere dhe demokratike, eshte per te blere kohe, pasi numri i shqiptareve te pakenaqur dita-dites po rritet. Pjesa dermuese e shqiptareve nuk beson ne sistemin e Drejtesise te dirigjuar nga Musa Xhaferi! Prandaj nuk beson askush qe keta tri parti do te na sigurojne lirine dhe te drejtat tona themelore per te marr fryme lirisht, kur kemi degjuar njerez me mbulese te pushtetit se shqiptaret duhet te vriten!

Ata qe deri dje kane pasur mbeshtetje njerzit me pushtet, qe kane urdheruar kidnapime, likuidime, nese eshte e vertet deklarata e Bajram Kupes, duhet te largohen nga kjo ndjenje e keqe, por te largohen edhe nga politika, ose se paku te mos thirren ne perfaqesimin e shqiptareve.

Tani per shqiptaret Drejtesia eshte ne duart e tyre. Kjo eshte keq per lirine, demokracine dhe drejtesine, por kur shteti eshte i kapur nga grupe mafioze, i vetmi shpetimi qe shohin njerzit eshte reagimi individual per te kerkuar drejtesi.

Pak me heret e shkrova:”A jemi ne periudhen e vrasjeve mes grupeve ndermjet veti, sikur ishin vrasjet e tmerrshme te Beogradit ne fund te shekullit 20 dhe ne fillim te shekullit 21″

Ekspertet per krizat e ketilla me nje shtet, jane unanim, kur vet shteti vepron si shtet mafioz dhe perjashton shtyllen e demokracise, qe eshte sistemi i Drejtesise, zgjidhjen e shohin te revolucioni, permbysja e regjimit dhe sistemit!

P.Sh. Ne perendim mafia mund ta korrupton nje apo dy ministra, nje segement te shoqerise, por tere shtetin dhe sistemin nuk mundet, por edhe nuk e preferon nje ndjenje te ketille. Kurse ne Maqedoni cdo gje eshte kidnapuar, cdo segment i jetes shoqerore, politika, mediat, kultura, feja, sporti dhe gjithecka, gje qe edhe kete e kam shkruar me heret!

Vetem revolucioni dhe Federalizimi i shpeton Shqiptaret, asgje tjeter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat