Përshëndetje e nderuara Alma Lama!

Opinione

Përshëndetje e nderuara Alma Lama!

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 26 korrik 2015 Në ora: 13:35

Zakonisht nuk u drejtohem personave me theks të veçuar personal,por më ngacmoj kur:

Lexova një shkrim, ku ju kishte atakuar një paranoik i poshtër me emrin Salih Kabashi, i cili është rritur si breshkani i përrallës.

Turp i madh për të që ka përdorur një fjalor aq banal dhe aq denigrues e të poshtër.Juve,zonjë e nderuar nuk ka mundur të ju prek në sedër. Ai vetëm ka ndragur moralin e familjes së vet, kurse vetë qenka pa karakter e pa moral.

Atë vepritari të banalitetit le ta ndalin për vete e për familjen e vet!

Sepse nuk i shitet as në Pazar të zarzavateve.

Unë kam formuar bindjen personale që ju jeni një shqiptare me rrënjë e me kokë. Aq bukur e me elegancë e flitni gjuhën shqipe me atë theksimin karakteristik burimor.

Unë jam gjuhëtar, të cilën e shkruaj bukur, por e flas keq, në dialektin e Shqipërisë Veriore dhe të Kosovarishtës.

Jeni shqiptare e emancipuar, inteligjente dhe urtake. Keni aftësinë që të udhëhiqni çdo vend kulmor në Shtetin e Kosovës,sepse jeni e sinqertë, e guximshme me qëndrim të paluhatur, që do t`ua kenë lakmi të gjithë mashkujt që i janë vardisur politikës, por edhe banalisti i turpshëm. Nëse ju zonjë e nderuar merrni një pozitë të meritueshme në kupolën e shtetit; jam fort i bindur se do ta bashkoni Mitrovicën dhe do ta riktheni Republikën edhe Fak-un do ta bëni siqë ishte FARK.

Një atakim aq i ulët ndaj një femre shqiptare, nuk ka sesi të shpjegohet ndryshe, pos poshtërsi, pos idiotësi me damkë.

Le t`i shërbejë atij për”nderë”!

Sa i përket atakimit të këtij paranoiku,mos u merrni me të,por kalonia materialin drejtësisë dhe gjykata le të mirret me të.

Me nderime familjare

Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat